Shqiptarja logo
E premte 8 Maj 2026 - Përditësimi i fundit 17:23
  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 201 /106190 Rezultate (0.62 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Vlorë, legalizohen 1470 objekte
    Robaj: Më shumë leje se në 10 vite 

    Drejtoria e ALUIZNI-t në Vlorë gjatë 10 muajve të fundit ka shpërndarë 1470 leje legalizimi. Sipas drejtorit, Gjergj Robaj, institucioni që ai drejton ka shpërndarë leje legalizimi më shumë se në 10 vite të marra bashkë.  VIDEO
    17 Shtator 2016, 11:42
  • Vlorë, i dënuar me 2 vjet burg për
    vjedhje energjie, kapet 39 vjeçari

    Ishte dënur me 2 vite burg për vjedhje të energjisë elektrike, ka rënë sot në prangat e policisë. Latif Nurçe, 39-vjeç, ishte shpallur në kërkim që prej datës 14 korrik të këtij viti.
    17 Shtator 2016, 11:14
  • Rikthehet droga në Lazarat, prangoset
    një 57-vjeçare për kultivim kanabisi 

    Rikthehet sërish kultivimi i drogës në Lazarat. Një 57-vjeçare është arrestuar nga policia pasi gjatë një kontrolli në banesën e saj u gjetën të mbjella 40 rrënjë kanabis sativa.
    17 Shtator 2016, 10:59
  • Del në ankand për 1.3 milionë
    euro, TV ALSAT i Rezart Taçit

    Televizioni ALSAT, në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi është hedhur në ankand për shkak të kredive të pashlyera. Objektet në pronësi të këtij televizioni janë nxjerrë në shitje nga shoqëria përmbarimore TDR Group, e cila bën me dije se ankandi do të rrijë i hapur deri më 28 shtator. VIDEO
    17 Shtator 2016, 10:53
  • Vdekja e nënës shtatzënë,mjekët:
    U vonua diagnoza, do shpëtonte 

    Një ditë pas vdekjes së Aida Çajkut dhe fëmijës së saj, mjekët në maternitetin "Koço Gliozheni" refuzojnë të flasin. Asnjë në këtë maternitetin nuk pranon të shpjegojë se përse 35-vjeçarja nuk u fut direkt në sallën e operacionit, por u transportua nga njëri spital në tjetrin. Report TV kontaktoi me disa nga mjekët, të cilët jashtë kamerave shpjeguan arsyen pse nëna humbi jetën bashkë me fëmijën e pa lindur. VIDEO Prokuroria nis hetimet, merren në pyetje 4 mjekë ​Vdekja e nënës dhe bebes, Mjeku:Gjendja e pacientes në Sanatorium
    17 Shtator 2016, 10:40
  • Divorcet në Fier, 440 kërkesa
    për zgjidhje martese në 8 muaj

    Gjatë 8 mujorit të parë të 2016 në gjykatën e Fierit janë regjistruar 440 kërkesa për zgjidhje martese. Krahasur më të njëjtën periudhë të 2015, shënohen 20 kërkesa më shumë për divorc. Nga ana tjetër, 20 cifte kanë tërhequr kërkesën për divorc pas ndërhyrjes së familjarëvë të tyre dhe ndërmjetësimit në gjykatë.  VIDEO
    17 Shtator 2016, 09:55
  • Piloti nxjerr 2 emra,njëri italian,
    tjetri shqiptar i dalë nga burgu

    Avioni i drogës, ja të gjitha detajet e rrëfimit para hetuesve të italianit Gudio Guidi. Ai rrëfen takimin me dy trafikantë në Milano dhe se si ka këshilluar sheshimin e pistës për uljen e avionëve. Avioni është ulur pa probleme në pistë, por sipas pilotit, ngritja ka shkuar keq, duke përfunduar në fund të pistës. Prokuroria po heton edhe nxjerrjen e sekretit hetimor. Për një rrugë të tillë, italiani ka thënë se nga shqiptari, emrin e të cilit nuk e kujtonte, ka marrë garancinë se do të paguhej 20 deri në 25 mijë euro sapo sasia e drogës të dorëzohej në Itali.  VIDEO  FOTOFOTO EKSKLUZIVE nga avioni e shoqërimi i pilotit
    17 Shtator 2016, 07:37
  • Futboll femra, Shqipëria
    U-19 turpërohet 9-0 nga Serbia

    Humbja e dytë me një tjetër rezultat të thellë brenda pak ditësh. Shqipëria e femrave 19-vjeçare pëson 9 gola nga Serbia në takimin e dytë eliminator të Grupit 4, duke koleksionuar një tjetër disfatë. 
    17 Shtator 2016, 07:34
  • Paratë e pista, politikanët
    humbasin shtëpitë nëse i fshehin

    Ngushtohet laku për funksionarët dhe ish-funksionarët, të cilët kanë përvetësuar paratë e shqiptarëve dhe pasuritë publike, me anë të praktikave korruptive. Deputetëve, ministrave dhe ish-ministrave, drejtorëve dhe ish-drejtorëve, gjyqtarëve, prokurorëve etj., të cilët kanë shpërdoruar apo fshehur paratë e korrupsionit, do t’u konfiskohen pasuritë e tjera të ligjshme, me vlerë ekuivalente. Kështu parashikon ligji i ri anti-mafia, i hartuar nga misionet e SHBA-BE në Tiranë, bazuar në rekomandimet e PAMECA.  VIDEO
    17 Shtator 2016, 07:14
  • FOTO/Eklipsi i Hënës së plotë,
    ja si u pa fenomeni nga Tirana

    Me një ndriçim të zbehtë nga hija e tokës, hëna e plotë e natës së sotme dhuroi një pamje të mrekullueshme për qytetarët që e kanë parë. 
    16 Shtator 2016, 22:01
  • Video/ Donald Trump si Superman
     fluturon mbi “Times Square”

    Në “Times Square”, në orët e ardhshme do të transmetohet videoja e “Super Trump”, një Donald Trump i pazakontë i veshur si super-heroi me mantel të kuq. Reklama do të shfaqet në një skermë thuajse 17 metra në qendër të Nju Jorkut. Sipas regjisorit Joel Gilbert, qëllimi është për të treguar forcën fizike të kandidatit republikan, duke nënvizuar kontrastin me rivalen e tij Hillary Clinton, në qendër të skandalit kohët e fundit për shkak të sëmundjes me pneumoni.
    16 Shtator 2016, 21:52
  • Shqipëria në Panairin e Shtutgartit
    Ekonomi: Për më shumë vizibilitet

    Shqipëria për herë të parë  është vend partner  në Panairin e Shtutgartit, që zhvillohet në 14-22 Janar 2017. Prezenca qëndrore vizuale e Shqipërisë në këtë panair është e rëndësishme se në Shtutgart marrin pjesë agjencitë turistike më të mëdha botërore për atë që njihet si turizëm “Out Going” ku ministrja Milva Ekonomi ka thënë se është mundësi e mirë për vizibilitet. 
    16 Shtator 2016, 20:52
  • Dade: Mbretëria e Bashkuar, partner
    i rëndësishëm historik i Shqipërisë

    Në përmbyllje të vizitës zyrtare të Kryetarit të Kuvendit dhe delegacionit parlamentar shqiptar në Londër, Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme, Arta Dade, si dhe anëtari i Komisionit deputeti  Gerti Bogdani, shoqëruar prej Ambasadorit të ri të Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar zhvilluan këto ditë një sërë takimesh me përfaqësues të të dy dhomave të Parlamentit Britanik.
    16 Shtator 2016, 20:18
  • Majlinda Bregu nuk tërhiqet: Basha
    po shkatërron degët e PD-së

    Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka vazhduar të thumbojë kreun e opozitës për humbjen në Dibër, ku e fajëson atë gjithashtu për gjendjen të në cilën ndodhet Partia Demokratike sot.
    16 Shtator 2016, 19:56
  • Deklarata për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama 

    Dua t’ju bëj të ditur që në këtë mbledhje të Kryesisë së LSI-së u vendos që zgjedhjet për Kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ditën e diel në 6 nëntor 2016.
    16 Shtator 2016, 19:42
  • Çuko: Meta si president i vendit 
    lehtëson rrugën e së majtës

    ‘’Ilir Meta do më shkonte si president, do lehtësonte rrugën e së majtës në pushtet’’, kështu u shpreh deputeti i Partisë Socialiste në emisionin ''45 minuta'' të Denis Mingës në Report Tv. Çuko u shpreh se nëse PS dhe LSI bien dakort që sot Ilir Meta mund të bëhet president.  VIDEO
    16 Shtator 2016, 19:04
  • Bashkëbisedim i Kryeministrit Edi Rama me fermerë të Gruemirës në Malësinë e Madhe

    Mirë se ju gjeta!Është kënaqësi që jam përsëri këtu në Malësi të madhe. Kemi ardhur shpesh dhe jemi vërtetë të motivuar pozitivisht nga puna shumë e mirë që po bën bashkia e re dhe mbi të gjitha, nga transformimi i madh që premton ndërhyrja masive që kemi bërë edhe këtu, por edhe në pjesën tjetër të territorit të Shqipërisë, për të çliruar njerëzit që punojnë me tokën nga një makth i madh, 25 vjeçar, i mungesës së ujit në parcelë. 600 hektarë tokë buke sot, në Malësinë e madhe, më në fund ka ujë. E përkthyer kjo në ekonominë familjare do të thotë rritje e ndjeshme e fuqisë ekonomike të çdo familjeje; E përkthyer në ekonominë familjare do të thotë rritje e ndjeshme e këtij sektori.
    16 Shtator 2016, 17:53
  • S'plotësuan kushtet e tregtimit, ja
    karburantet që u gjobitën në gusht

    Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka publikuar sot  rezultatet e inspektimeve të ushtruara në subjektet e tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve dhe të lëndëve djegëse, pajisjeve nën presion dhe instalimeve elektrike për muajin Gusht 2016. 
    16 Shtator 2016, 17:31
  • AKU: Gjoba e urdhra bllokimi për
    ata që prodhojnë e tregtojnë qofte

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, prej muajit janar 2016, ka kryer kontrolle tek subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte. Duke marrë shkas dhe nga disa raportime në media, AKU bën me dije se të gjitha subjektet, që nuk kanë plotësuar kushtet, janë bllokuar ose janë gjobitur.  VIDEO
    16 Shtator 2016, 16:12
  • Katy Perry teze për herë të dytë
    ndihmon motrën të lindë në sallon

    Katy Perry është bërë teze për herë të të dyta nga motra e saj Angela. Por Për yllin e popit kjo ka qenë një eksperiencë e paharrueshme. 
    16 Shtator 2016, 15:59
  • Humbja në Dibër, flasin aleatët e
    PD: Duhet një opozitë më e fortë

    Përballë maxhorancës duhet një opozitë e fortë dhe e organizuar. Ky është mendimi që ndajne dy aleatët e PD që ishin përkrah Bashës në zgjedhjet e pjesshme në bashkinë e Dibrës, ku kandidatit i djathtë humbi me mbi 4 mijë vota.  VIDEO
    16 Shtator 2016, 15:29
  • First
  • 3045
  • 3046
  • 3047
  • 3048
  • 3049
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2026 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje