-
"Drejtësia", Alibeaj: Dakord edhe
Partia Demokratike pranon diskutimin e draftit të reformës në drejtësi edhe në nivel ekspertësh, por kushti i demokratëve është që në këtë tryezë të ketë paritet. Eksperti demokrat për reformën në drejtësi, Enkelejd Alibeaj, u shpreh në emisionin 45 minuta në Report TV se është mazhoranca ajo që kundërshton vendimmarrjen e përbashkët me opozitën në tryezën e ekspertëve. VIDEO
tryezës së ekspertëve, nëse ka paritet
11 Mars 2016, 19:51 -
Opera e Bellinit për dashurinë
Kanë filluar provat për operën "I Capuleti e i Montecchi" nga Vincenzo Bellini, që do të vijë premierë absolute në datat 20, 24, 26 dhe 27 mars 2016, nën regjinë e zvicerano-turkes Ailyn Bozok, cilësuar në Turqi si një nga regjizoret më të reja që vuri në skenë një vepër në Teatrin Kombëtar të Turqisë.
e Romeos&Xhuljetës në TKOB
11 Mars 2016, 19:37 -
Kujtim Gjonaj: Filmat shqiptarë
Filmat shqiptarë të regjisorëve të njohur Viktor Stratobërdha, Dhimitër Anagnosti, Xhanfise Keko, Kujtim Gjonaj, Fatmir Koçi, etj, do të prezantohen në festivalin Cinema Du Reel 2016 në Paris nga 18 – 27 mars 2016. Festivali në edicionin e tij të 38-të i ka kushtuar një program të veçantë kinemasë shqiptare. Regjisori Kujtim Gjonaj, pjesëmarrës në këtë festival, e konsideron një arritje të madhe historike vëmendjen e Parisit për Kinemanë shqiptare. VIDEO
në Paris, nderim për autorët tanë
11 Mars 2016, 18:18 -
Opozita në Kuvend, Paloka: Në
Opozita do të marrë pjesë në komisionet parlamentare vetëm nëse do të shqyrtohen aktet që kanë propozuar demokratët e që u kaluan në konferencën e kryetarëve për kalendarin tre javor të punimeve. Ky fakt pohohet gjatë një interviste për Report TV nga kryetari i grupit të PD Edi Paloka i cili thotë se qëndrimi i opozitës nuk ka të bëjë me kushte por me një kërkesë legjitime për zbatimin e marrëveshjes së dhjetorit të 2014 e cila parashikon që mazhoranca të zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese. VIDEO
komisione vetëm për aktet tona
11 Mars 2016, 16:25 -
Në 2 vite, 39 vdekje nga goditjet
Në dy vite 39 qytetarë kanë gjetur vdekjen nga goditjet e tensionit në ambjentet familjare. Një analaizë e Ministrisë së Ekonomisë zbardh se aksidentet kanë ardhur si pasojë e sigurisë së pa mjaftueshme të instalimeve elektrike në apartamente dhe ndërtesat e banimit, të mos vendosjes së pajisjeve mbrojtëse në rast defekti elektrik (rënie në masë), si dhe nga kryerja e punimeve dhe instalimeve elektrike nga persona apo subjekte që u nuk njihet kompetenca në këtë fushë. VIDEO
e tensionit në ambiente familjare
11 Mars 2016, 15:53 -
Halimi: Venecia i dha të drejtë
Deputeti demokrat dhe njëherazi nënkryetar i komisioni ad hoc për reformën në drejtësi, Eduard Halimi, u shpreh sot se Komisioni i Venecias i cilësoi si legjitime shqetësimet e opozitës për kapjen politike. Dhe për këtë, “ndihemi të inkurajuar”, deklaroi ish ministri i Drejtësisë.
shqetësimeve tona për reformën
11 Mars 2016, 15:46 -
Zenepe Luka: Sot padis Sali Berishën për ‘Moskallëzim krimi’
Gazetarja e njohur Zenepe Luka, pas botimit të librit “Izet Haxhia përballë Sali Berishës” depoziton sot në prokurorinë e Vlorës një padi penale për ish-presidentin Sali Berisha. Luka i rikthehet një ngjarjeje të rëndë kur në vitin 1997, në kohën kur ajo punonte si korrespondente e gazetës “Koha jonë” dhe përcillte ngjarjet e pranverës së përgjakshme të atij viti në qytetin bregdetar, iu vu tritoli në shtëpi.
11 Mars 2016, 13:57 -
-
Ndryshime masive nga rrethet
Ndryshime masive pritet të ndodhin javët e ardhshme në radhët e drejtuesve të prokurorive në vend, një nevojë e lindur për përmirësimin e rezultateve në ndjekjen penale, por jo vetëm. Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla thotë se prokurorë të ndryshëm kanë vite në pozicione drejtuesish e zv.drejtorësh si në prokuroritë e rretheve ashtu edhe në Apel.
te Prokuroria e Përgjithshme
11 Mars 2016, 13:18 -
-
Super-laborator për kanabisin e
Kishin marrë me qira një magazinë për ta shfrytëzuar për pikë shumice për dru zjarri, por në fakt e kishin shndërruar në një laborator droge, ku kultivonin kanabisin përmes ngrohjes me llampa elektrike. Policia zbulon 28 thasë plastike me Cannabis Sattiva. Vellezerit kishin punesuar per perpunimin e droges disa persona nga Lazarati, duke ju referuar eksperiencës së tyre ndër vite në kultivimin dhe rritjen e kanabisit VIDEO FOTO
rritur me energji të vjedhur /VD
11 Mars 2016, 11:26 -
Zbardhet borxhi i ri i panjohur
Një borxh i ri i panjohur më parë pritet të përplaset në buxhetin e shtetit dhe të shtojë detyrimet e shtetit shqiptar në 0,57 për qind të prodhimit të brendshëm Bruto. Projekti STAR (Mbështetje për Reformën Administrativo-Territoriale) në përfundim 384 raporteve të kontrollit në ish komunat dhe bashkitë e reja ka zbardhur detyrime të prapambetura në vlerën e 65 milionë euro.
detyrimet e pushtetit lokal 65 mln €
11 Mars 2016, 11:21 -
-
-
-
-
-
-
Cani: Persona të paautorizuar
Ish-minsitri i Financave Shkëlqim Cani, në Komisionin Hetimor për Serverin e Tatimeve, ka theksuar edhe njëherë bindjen e tij se persona të paautorizuar kanë ndërhyrë në server në vitin 2013, kur socialistët sapo kishin marrë drejtimin e qeverisë, duke manipuluar dhe vjedhur të dhënat.Sipas tij minsitri i ri duhet të bëjë serish Audit. VIDEO
vodhën të dhënat tek tatimet
11 Mars 2016, 10:20 -
Refugjatët, admirali italian: Shqipëria
Ekziston një risk i vogël që emigrantët do të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë për të hyrë në vendet e Bashkimit Europian. Ka qenë kjo deklarata që ka dhënë admirali Luigi Mantelli ish- shefi i mbrojtjes italiane duke shtuar se marrëveshja e Rusisë me Sirinë është rruga më e mirë për të vendosur stabilitet. VIDEO
nuk do të jetë portë hyrëse për në BE
11 Mars 2016, 10:12 -
Ja pagat e reja të punonjësve
Rriten pagat e punonjësve të bashkive. Qeveria ka miratuar strukturën e re tëp agave të cilat varjojnë nga 22 deri në 174 mijë lekë të reja në muaj. Paga më e lartë do të jetë ajo e Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj prej 174 mijë lekë, ndërsa pagat e tjera vijnë duke u ulur, në bazë të numrit të banorëve. VIDEO
të Bashkive, kush përfiton rritje
11 Mars 2016, 09:24