-
Kreu i ri i SPAK/ KLP verifikon pretendentët: Të tre kandidatët plotësojnë kushtet për t'u futur në garë
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka verifikuar tre kandidaturat për kreun e ri Prokurorisë së Posaçme. Në njoftimin e KLPS-së thuhet se të tre kandidatët, Edvin Kondili, Adnan Xholi, Altin Dumani i plotësojnë kushtet për t’u futur në garë.
21 Nëntor 2022, 11:10 -
Kryebashkiaku Spahia: Të shpallet gjendja e emergjencës në Shkodër
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia ka kërkuar që të shpallet gjendja e emergjencës. Ai ka dalë në terren ku ka takuar ushtrinë që është në gatishmëri për çdo rast nëse do ketë nevoja për evakuim të banorëve.
21 Nëntor 2022, 10:07 -
Profili/ Me karrierë të gjatë në 'luftën' kundër korrupsionit, kush është prokurori i posaçëm që do kryejë hetimet ndaj ish-Presidentit Trump
Në vitin 2010, seksioni prestigjioz për integritetin publik në Departamentin e Drejtësisë ishte ende duke u përballur me pasojat e vendimit të gabuar për të mos paraqitur provat që mbështesnin pafajësinë e Senatorit nga Alaska, Ted Stevens, ndaj të cilit po bëheshin hetime.
21 Nëntor 2022, 08:40 -
Rrëqethëse: Refugjatja ukrainase kërkon rroba për të veshur të vdekurit
Mbi një milion vetë nga Ukraina kanë kërkuar strehim në Gjermani që nga fillimi i luftës. Gjithnjë e më shumë prej tyre u duhet të jetojnë tani në strehimore masive. Por gatishmëria për të ndihmuar është ende e madhe.
21 Nëntor 2022, 08:22 -
-
VIDEO/ Shkëlqeu në ndeshjen hapëse të Botërorit me dopietë, kapiteni i Ekuadorit shpiku dëmtimin gjatë ndeshjes për t'i ikur policisë
Në 2016 kur Ekuadori luante me Kilin (3-0) për eleminatoret e Kupës së Botës në zonën e Amerikës Latine në fuboll, Valencia shpiku një dëmtim për t'u dërguar me ambulancë jashtë stadiumit.
20 Nëntor 2022, 21:48 -
-
SHBA shpreson në arritjen e një marrëveshjeje për targat, DASH: Palët të ulin tensionet dhe të sigurojnë paqe e stabilitet
Shtetet e Bashkuara thanë se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave. Nga Departamenti amerikan i Shtetit thanë për Radion Evropa e Lirë se pajtohen me Bashkimin Evropian që zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe se vënë në rrezik përparimin e arritur në dialog.
20 Nëntor 2022, 20:23 -
-
Talenti 11 vjeçar që sfidon autizmin përmes të shkruarit! Jamarbër: Gati 2 librat ‘Djaloshi autik’ dhe ‘Viola e re’
Ka filluar të lexojë që 16 muajsh, por talenti i madh i djalit 11 vjeçar, me aftësi ndryshe nga bashkëmoshatarët Jamarbër Hoxhaj është pasioni për librat dhe të shkruarit.
20 Nëntor 2022, 18:32 -
-
Joe Biden feston sot ditëlindjen! Presidenti i parë në detyrë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç
I lindur më 20 nëntor 1942, Joseph Robinette Biden Jr, feston sot ditëlindjen e tij të 80-të, duke u bërë zyrtarisht presidenti i parë në historinë e SHBA-së që mbush 80 vjeç ndërsa është në detyrë.
20 Nëntor 2022, 16:41 -
-
-
Lorenc Vangjeli: Blofi i Berishës me protestën e dhjetorit
“Sjellje si burrë shteti!”. Kurrë ndonjëherë më parë, një përcaktim i vetëm, për një personazh të vetëm, nuk ka shkaktuar aq kundërthënie dhe emocione të ndryshme në Tiranë. Kjo bëhej e kuptueshme kur autor i saj ishte një ambasador amerikan, kur shprehja i drejtohej drejtuesit të hekurt të vendit dhe kur ajo dëgjohej në fundjavën e çmendur të janarit 2011, kur Shqipëria dukej se po rëshkiste në çmendurinë e një përplasjeje dramatike, me një epilog që do t’i nxirrte me siguri matematike të gjithë humbës.
20 Nëntor 2022, 10:31 -
-
-
-
-
Banorët e Postribës në Shkodër 4 vite pa zgjidhje për ujin e pijshëm, qytetarët protestojnë: S’do paguajmë faturat, jemi në hall
Banorët e Postribës prej 4 vitesh nuk kanë gjetur zgjidhje për ujin e pijshëm, i cili u shkon i ndotur në çezma, sidomos në ditë me reshje. Ata pretendojnë se guroret ndotin depozitën e ujësjellësit, ndërsa institucionet heshtin. Disa muaj më parë kanë paditur në SPAK, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Bashkinë e Shkodrës
19 Nëntor 2022, 16:45 -