-
Ndreu: Në Kushtetuese nëse kam
Ish kryeministri Sali Berisha hedh poshtë pretendimet e përfshirjes së djalit të tij në skandalin "Panama Papers". Sipas tij, evazionin fiskal dhe pastrimin e parave në fakt e kanë bërë deputetët dhe ministrat e PS-së. VIDEO
vjedhur, Berisha: "Panama", Surreli
7 Prill 2016, 20:13 -
Sherr në Kuvend, Paloka godet
Situata në seancën e sotme parlamentare ka degjeneruar, teksa deputetët demokratë kanë goditur deputetin socialist, Erion Braçe. Ky i fundit, mori fjalën nga foltorja e parlamentit, për t’iu përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama për lidhje me krimin. VIDEO VIDEO/Berisha: Me gjuhë rrugeçërish duan të mbulojnë vjedhje Berisha në Kuvend: Rama s’e do “Drejtësinë” pasi ka lidhje me krimin
Braçen në foltore,ndërhyn garda
VD/Ja si godet Paloka Braçen VD/Fjalori në Kuvend: Qen, këlysh,..
7 Prill 2016, 14:51 -
Blushi: Referendumi është
Vetëm dy ditë para nisjes së Referendumit të Partisë Sociliste, deputeti Ben Blushi i ka kërkuar të gjithë specialistëve që të monitorojnë procesin e votimit pasi sipas tij ëhstë dhe do të jetë i trukuar.Blushi lëshoi akuza se po përgatitet një manipulim i madh, nga ai që Blushi e cilësoi si PaRamaPapers VIDEO
i trukuar, PaRama Papers
7 Prill 2016, 12:51 -
Vrasja, Urdhëri i Gardës: 800
Garda e Republikës nuk kishte dijeni për vendimin e gjykatës e cila kish lëshuar një urdhër mbrojtie për Ida Dervishin bashkëshorten e Admir Dervishit, ky i fundit efektiv i gardës. As gjykata e Tiranës as komisariati numër katër nuk kishin njoftuar gardën që efektivi i tyre dhunonte bashkëshorten dhe e kish kërcënuar me armën e punës. Për të parandaluar situate të ngjashme masa e marrë nga garda është kontrolli i 800 efektivëve të saj për cdo konflikt civil që nuk pasqyrohet në dëshminë e penalitetit. VIDEO
efektivët të deklarojnë konfliktet
7 Prill 2016, 12:18 -
Ministria anulloi tenderin 9 mln lekë
Mbi 9 milion lekë të vjetra kishte akorduar ministria e Mbrojtjes për blerjen e paisjeve të ndryshme motorike, të cilat do shërbenin si pjesë këmbimi për motorat e helikopterëve të regjimentit të Farkës. Tenderi nga ministria e Mbrojtjes është hapur në 2 shtator të 2015 dhe është mbyllur në 14 shtator të 2015, duke mos shpallur asnjë kompani fituese që do vinte në shërbim të helikopterave paisje servisi si filtra dhe vajra, për remontin e plotë të tyre.
për pjesë këmbimi të helikopterëve
7 Prill 2016, 11:47 -
Kodheli: Sali Berisha të kam
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berisha i cili hedh dyshimin në Facebook se helikopteri i Forcave të Armatosura rrëzuar dje në uëjrat e Liqenit të Shkdorës, po transportonte mermer për në rezidencën e ministres në Vermosh.
lënë Zotin, robi s’meret me ty
7 Prill 2016, 11:22 -
KQZ apel të zgjedhurve: Dorëzoni
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një letër paralajmëruese të gjithë të zgjedhurve vendorë ku i vendos në dijeni se nëse nuk dorëzojnë deri në 4 maj formularin e dekriminalizimit, rrezikojnë të humbasin mandatin e tyre.
formularët, ose humbisni mandatin
7 Prill 2016, 09:14 -
Bie helikopteri i “Eurocopter”
Tre pilotë të rregjimentit të helikopterave, janë nisur nga baza ajrore e Farkës drejt Shkodrës për një stërvitje rutinë, duke improvizuar një operacion kërkim-shpëtimi.Dy pilotët "Dëshmorë të Atdheut"Banorët:Helikopteri shpërtheu në ajërVIDEO/Ministri Beqaj: I plagosuri, jashtë rrezikut për jetën Rama: Nderim për dy pilotët që i shërbyen atdheut, ngushëllime Aksidenti tragjik, Basha ngushëllon familjet, ditë e vështirë për uniformat
vdesin dy pilotë të ushtrisë
7 Prill 2016, 02:40 -
-
-
-
Tiranë, pranga 3 punonjësve të IQT
Prokuroia e Tiranës ka nxjerë urdhër-arresti për 3 punonjës të Inspektoriatit Qendror Teknik. Nën akuzë për “korrupsion pasiv” dhe “Shpërdorim detyre”, janë vënë në pranga Sandër Prenga, Dorjan Flamuraj dhe Alton Kasembi.
merrnin 20-50 mijë lekë për shkeljet
6 Prill 2016, 14:09 -
Emigrantët, Frontex: Në 2015
Vendet europiane kanë sinjalizuar rreth 1.82 milionë kalime të paligjshme të emigrantëve duke shënuar një shifër rekord krahasuar me vitin 2014 ben me dije Agjencia Europiane e Kontrollit të Kufijve Frontex. Po ashtu me kalimet e refugjatëve është rritur dhe numri i trafikantëve ,ku pjesa më e madhe janë spanjollë, shqiptarë dhe sirianë. Ndërsa terroristet po shfrytëzojnë emigrantët për të planifikuar sulme në kontinent
rekord kalimesh ilegale në kufi
6 Prill 2016, 13:02 -
-
-
Pastrimi i parave, në 2015 u
16 milion euro janë bllokuar përgjatë 2015 nga Drejtoria e Pastrimit të Parave në Shqipëri ndërsa 1775 persona janë hetuar dhe verifikuar për fshehje e pastrim parash. Sipas raportit të pastrimit të parave siguruar nga Report Tv rezultojnë mbi 20 mënyra se si shqiptarët pastrojnë paratë, mes tyre blerja e pronave pa deklaurar burimin deri në transaksionet nëprmjet organizatave jofitimprurëse. VIDEO
bllokuan 16 mln € në Shqipëri
6 Prill 2016, 11:33 -
Goditet rrjeti drogës Itali-Shqipëri
15 persona janë vënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni të gjerë kundër trafikut të drogës mes shteteve Itali,-Hollandë-Shqipëri. Mediat italiane bëjnë me dije se janë sekuestruar rreth 18 kg kokainë, 4 kg heroinë dhe 1 kg marijuan.
-Hollandë, 15 në pranga/ VIDEO
6 Prill 2016, 10:12 -
-
"Droga", Raporti i BE: Shqipëria
Bashkimi Europian ka publikuar raportin për vitin 2016, për prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Raporti i publikuar nga Komisioneri për Çështjet e Brendshme në BE, Dimitris Avramopulos, vlerëson se Shqipëria vazhdon të jetë vendi i parë në Europë për prodhimin e kanabisit dhe shitjen e tij në tregjet e paligjshme europiane.
e para për prodhimin e kanabisit
5 Prill 2016, 22:54 -
Lindita Lati: Ministria e Financave
Autoriteti i Konkurrencës nuk është pyetur nga qeveria "Berisha" për koncesionin e markimit të karburanteve dhënë kompanisë "GFI Albania". Në emisionin "45 minuta", drejtuesja Lindita Lati e këtij institucioni deklaroi se qeveria në atë kohë e kishte detyrim ligjor për të marrë mendimin për koncesionin në fjalë. VIDEO
nuk na pyeti për GFI në 2013-ën
5 Prill 2016, 19:35 -
Bankers Petroleum publikon
Bankers Petrolium ka bërë publike të dhënat e rezultateve të punës së saj në tre mujorin e këtij viti ku në një deklaratë të shpërndarë për mediat, thotë se në këtë periudhë kohore ka arritur një prodhim mesatar prej 17.363 fui naftë në ditë.
rezultatet e 3-mujorit të parë të 2016
5 Prill 2016, 16:31
