-
-
Durrës/ Arrestohet pjesëtari grupit kriminal 'Avdylaj', 34-vjeçari siguronte mjete për të kryer vrasje! Në kërkim edhe për shitje heroine (EMRI)
Denis Shahini, 34-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike të forta kryesisht heroinë. 34-vjeçari, sipas policisë ishte pjesëtar i një grupi kriminal në Durrës i cili shpërndan lëndë narkotike. Nga hetimet ka rezultuar së më 4 prill të 2022, i ka shitur heroinë në Vlorë një shtetasi me iniciale P.H.
6 Mars 2023, 08:50 -
Vuçiç: Serbia nuk i ka shitur armë Ukrainës dhe Rusisë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, më 5 mars ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”.
5 Mars 2023, 15:14 -
Primi i sigurimit të depozitave, bankat kërkojnë lehtësim
Ligji për sigurimin e depozitave parashikon që primi tremujor i paguar nga bankat mund të ulet. Bankat argumentojnë se krijimi i barrierave shtesë të sigurisë për sektorin bankar, si rritja e kërkesave për kapital apo ngritja e fondit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, ka shtuar ndjeshëm kostot për sektorin.
4 Mars 2023, 07:31 -
Oligarku Deripaska i skandalit me McGonigal tani rreshtohet kundër Putinit: Rusisë mund t’i mbarojnë fondet për luftën, mendonim se ishim vend europian
Oligarku rus, Oleg Deripaska ka kritikuar zyrtarët e Moskës se po largojnë investitorët e huaj ndërsa ka paralajmëruar Rusina se do të mbetet pa para deri në vitin e ardhshëm prej mungesës së fondeve shtesë. Kjo mund të konsiderohet alarmante për vendin teksa vijon lufta në Ukrainë dhe ngre pikëpyetjen se sa gjatë mund të vijojë sulmet Rusia nëse përfundon me deficit buxhetor.
3 Mars 2023, 14:42 -
Drejtoria e Tatimeve: Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, evazion 266 mln lekë në dy vite me kompaninë ‘Albecorp’ shpk! Tani na sulmon me mediat e tij
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ne një reagim zyrtar bën me dije se kohët e fundit është gjendur përpara një sulmi me lajme të pavërteta, pa asnjë barriere etike profesionale, nga mediat e shtetasit Irfan Hysenbelliu. Në deklaratë e drejtorisë së Tatimeve, thuhet se shoqëria "Albecorp" shpk me pronar 100% të aksioneve nëpërmjet mosdeklarimit të të ardhurave përllogaritet t’i ketë shkaktuar shtetit një dëm potencial prej 108 milion lekë tatime të shmangura
2 Mars 2023, 19:12 -
U konfirmua në detyrë nga KPK rreth 1 vit më parë! KPA shkarkon gjyqtarin, Kastriot Gramshi
Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra, gjyqtarin e Tiranës, Kastriot Gramshi. Vendimi i KPA-së hedh poshtë vendimin e marrë në 25 mars të vitit të kaluar kur KPK e konfirmoi në detyrë.
2 Mars 2023, 16:35 -
Shqipëria, e treta në Europë për numrin e lartë të kafeneve, ia kalon Spanjës e Italisë
Të rinjtë po ikin, popullsia po bie, numri i bareve po ulet, por sërish në pjesën më të madhe ato janë pothuajse plot gjatë gjithë ditës, duke na bërë një nga shtetet që shpenzojmë më shumë kohë (dhe para) në kafene
1 Mars 2023, 12:18 -
-
Bankers Petroleum vijon mbështetjen për komunitetin ku operon, investim në një shkollë 9-vjeçare! Drejtoresha e shkollës: Mbështet të rinjtë
Bankers Petroleum Albania vijon mbështetjen financiare për shkollat në zonën ku operon në kuadër të programit për komunitetin, ku një nga shtyllat është edukimi dhe mbështetja e brezave të rinj.
27 Shkurt 2023, 10:10 -
-
Berlinale 2023: Ariu i Artë për një dokumentar
Filmi është një vështrim nga afër në jetën e pacientëve dhe si ata shohin botën rreth tyre. Ishte i vetmi film dokumentar në garën konkurruese sivjet në Berlinale. Juria e quajti një "film të projektuar me mjeshtëri". Ndërsa Philibert tha se ishte "thellësisht i prekur" që një dokumentar fitoi Ariun e Artë. Ai tha se me filmin e tij është përpjekur të ndryshojë imazhin që shoqëria ka "për të ashtuquajturit të çmendur”.
26 Shkurt 2023, 13:54 -
Videomesazhi i javës, Veliaj flet për turizmin: Emrat më të mëdhenj të hotelerisë në botë po vendosen në Tiranë! 4 milionë turistë në 2022-shin
Turizmi në Tiranë po njeh ditët më të mira. Ky ishte thelbi i videomesazhit të javës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili zgjodhi këtë herë të flasë për zhvillimin turistik të qytetit. Veliaj shprehet se shifra e mbi 4 milion turistëve që vizituan vitin e shkuar Kryeqytetin, erdhi falë investimeve të 8 viteve të fundit dhe qasjes për të pasur një qytet të pastër, mikpritës dhe me kushtet e nevojshme të hotelerisë.
26 Shkurt 2023, 11:47 -
-
Liroi nga burgu Lulzim Berishën, Viktor Ymerin dhe mbylli dosjen e Florenc Çapjas, shkarkohet nga detyra gjyqtarja Anita Mici
Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur ditën e sotme shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë ditën e sotme nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm.
23 Shkurt 2023, 17:13 -
-
Po përgatiteshin për ngjarje kriminale? Policia dhe FNSH ‘godet’ grupin e rrezikshëm të Vlorës, 1 në pranga 4 në kërkim! Inez Hajrulla i shpëton ndjekjes
Një aksion blic i policisë së Vlorës, FNSH dhe forcave Shqiponja i nisur që prej mbrëmjes së djeshme dhe i përfunduar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka goditur grupin e rrezikshëm të Inez Hajrullës, por pa sukses për ta kapur këtë të fundit. Është arrestuar Denis Karafili dhe janë shpallur në kërkim Inez Hajrulla OIsi Koçeli, Erand Hoxhja dhe Klaus Islamaj.
23 Shkurt 2023, 10:00 -
-
Kallëzoi Metën në SPAK për çështjen CEZ-DIA, juristi në Repolitix: T'i sekuestrohen pasuritë dhe t'i komunikohet akuza! Në pyetje të merret edhe Berisha
Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, ditën e sotme u pyet për më shumë se tre orë në SPAK në lidhje me çështjen CEZ dhe CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, i cili ka bërë kallëzimin përkatës për këtë aferë, i ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, thotë se duhet të merret në pyetje edhe Sali Berisha pasi afera korruptive është bërë në bashkëpunim me Ilir Metën
22 Shkurt 2023, 21:47 -
VIDEO/ Ilir Meta 3 orë në SPAK, pyetet për aferën CEZ-DIA! Ish drejtuesi i LRI ‘bashkëpunëtor i drejtësisë’? Kreu i PL: Mashtrues ordiner, s’kam asnjë lidhje
Pak më shumë se 3 orë është marrë në pyetje në SPAK kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta. Për 180 minuta Meta ka dhënë përgjigje për çdo lidhje për aferën CEZ-DIA, një histori privatizimi dhe abuzimi që i kushtoi vendit 414 milionë euro dëm.
22 Shkurt 2023, 10:10 -
'Vuloset' historia e ‘Hakmarrja për Drejtësi’ pas 27 vitesh, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e prokurorisë! Mbetet në fuqi vendimi i Apelit për pafajësi
Historia e akuzave për një organizatë kriminale ‘Hakmarrja për Drejtësi’ duket se është vulosur përfundimisht nga një vendim i djeshëm i Gjykatës së Lartë. Me një vendim të marrë në dhomë këshillimi Gjykata e Lartë ka vendosur mospranim te rekursin e prokurorisë për të pandehurit e akuzuar si pjesë e organizatës, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, që i shpalli të pafajshëm.
22 Shkurt 2023, 09:16
