-
Dvorani: Vendimet e KED u publikuan në faqen zyrtare! Meta tejkaloi pozicionin e vet
28 Shkurt 2020, 14:37 -
-
PD akuza Manastirliut, publikon mesazhin e mjekut: Po punojmë pa mjete mbrojtëse dhe pa sterilizim
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka publikuar një mesazh, me anë të të cilit pretendon se i është dërguar nga një mjek në poliklinikën Qendrore në mes të Tiranës. Sipas mesazhit të dërguar nga mjeku dhe publikuara nga Spahiu pretendohet se në këtë qendër punohet pa maska mbrojtëse dhe nuk bëhet sterilizimi i mjeteve që kontrollohen pacientët.
27 Shkurt 2020, 21:39 -
'Kandidati i Ilir Metës për Kushtetuesen, cënoi besimin e publikut tek drejtësia'
Mungesa e burimeve të ligjshme financiare për blerjen e një apartamenti; privilegjet e përfituara në blerjen e një banese tjetër nga një person i proceduar për përfshirje në një konflikt me armë zjarri, si dhe deklarimet e pavërteta e bindën KPA se anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
27 Shkurt 2020, 19:49 -
'Ke lajthitur'! Meta i përgjigjet Gjonajt: Me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari, trego shokët
Tedi Blushi i thotë ministres së Drejtësisë se me qetësi dhe drejtësi, erdhi koha për llogari. Në fund ai i kërkon Gjonajt që të tregojë shokët, për atë që ai e quan 'grusht shteti'.
27 Shkurt 2020, 17:57 -
Ministria e Kulturës 1.4 milionë USD tender pa garë për punime shtesë në Teatrin Kombëtar të Operas që u rikostruktua disa muaj më parë
Ministria e shpall në mënyrë të befasishme fituese kompaninë AGI KONS për të kryer punime shtesë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me vlerë 165,083,333 lekë, në qershor 2019 përfundoi zbatimin e kontratës me vlerë 9 milionë USD për rikonstruksionin e të njëjtit teatër, manovra ligjore dhe mundësia për abuzim.
27 Shkurt 2020, 14:57 -
-
Para të fshehura dhe tentativa për kalime të paligjshme! Në një vit 550 të proceduar në Rinas
Gjatë vitit të kaluar policia e Rinasit ka proceduar 550 persona që nëpërmjet aeroportit të Rinasit kanë tentuar të kalojnë me dokumente të falsifikuara, apo edhe sende të para të padeklaruara. Mësohet se numrin më të lartë e mbajnë ata të dokumenteve false, ku janë proceduar rreth 200 persona, e ndërsa duke bërë krahasimin e me 4 vite më parë, numri i të ndaluarve është edhe më i lartë, si dhe shtim në kontrolle.
26 Shkurt 2020, 14:52 -
-
Presidencialet amerikane/ Raporti: Mediat sociale mjet sulmi për Rusinë në dezinformimin e publikut
Një studim nga firma Nielsen thotë se afrikano-amerikanët janë konsumatorët kryesorë të vendit në mediat sociale, veçanërisht kur bëhet fjalë për informacione rreth politikave presidenciale. Një raport i shërbimeve amerikane të inteligjencës thotë se kjo i shndërroi ata në objektivin kryesor të një fushate disinformimi të Rusisë për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, një përpjekje të cilën Moska pritet ta përsërisë në garën presidenciale të këtij viti.
25 Shkurt 2020, 05:38 -
-
'Kleçka' përse Meta shkoi vetë në Prokurori dhe standardi i dyfishtë i 'Rambove' shqiptarë, me paditë e politikanëve
Kleçka, përveç natyrisht rastit që zoti Meta të shfrytëzojë momentin mediatik për të sulmuar politikisht, është se çdo jurist që mund të firmosë padinë ndaj një zyrtari të nivelit të lartë, siç është kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi apo ministers së Drejtësisë, do ta përballë atë direkt me firmën e tij të depozitimit të padisë, pra edhe reperkursionet për t’u pyetur në lidhje me faktin.
24 Shkurt 2020, 21:09 -
-
Foto dhe dokumente ekskluzive/ Dritë-Hijet e rrëmbimit të Jan 'Dod' Prengës (VIDEO)
Në një speciale e realizuar nga Report Tv sillen detaje, foto dhe dokumente ekskluzive mbi një prej ngjarjeve më kriminale në Shqipëri, atë të rrëmbimit të Jan Prengës, si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e drogës që kishin marrë. Kush është Altin Hajri dhe pafajësia për tentativë vrasje, si i shpëtoi hetimit pasuror, lidhja që ka në këtë ngjarje Gramoz Rexhepi...pyetje këto që marrin përgjigje në këtë speciale të gazetarit Elton Qyno.
24 Shkurt 2020, 17:51 -
-
-
'Regjistrim i paligjshëm dhe tjetërsim i pronave'! KLSH padit Kadastrën Lushnje
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka paditur në prokurori Kadastrën e Lushnjes, ku gjatë një audimit janë vërë re shkelje të shumta ligjore që i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 13 794 mijë lekë. Nga ky auditim u konstatuan një sërë shkeljesh dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi, duke cenuar interesin publik dhe shtetin duke sjellë përfitime në mënyrë të paligjshme në persona privat.
23 Shkurt 2020, 14:59 -
Mbetjet në Vlorë, Malltezi: U zbulua vetëm rruga e 15-të. Ku shkuan 14 të tjerat? (VIDEO)
Duke iu referuar lajmit se dyshohet se janë kryer 15 rrugë të trafikut të lëndëve të rrezikshme, Malltezi kërkon se ku janë hedhur dhe groposur 14 rrugët e mbetjeve të rrezikshme që kanë ardhur me traget nga Italia.
23 Shkurt 2020, 13:46 -
SHBA/Alarm i 007: Putin do ndërhyjë në zgjedhje në favor të Trump, Bernie Sanders kërcënon Moskën
Kandidati demokrat për Presidencialet amerikane, Bernie Sanders ka paralajmëruar Rusinë të qëndrojë larg zgjedhjeve të nëntorit, pas konfirmimeve nga zyrtarë të lartë amerikanë se Moska është përpjekur të ndërhyjë në fushatën e tij zgjedhore.
22 Shkurt 2020, 17:44 -
Mbetjet në portin e Vlorës, Nishani: Krim kundër jetës, konfirmojmë pushtetin e mafies në Shqipëri
Ish presidenti Bujar Nishani ka reaguar në lidhje me mbetjet që u bllokuan në portin e Vlorës duke i cilësuar si kancerogjene, janë një krim i rëndë kundër jetës dhe shëndeti të shqiptarëve.
22 Shkurt 2020, 16:15 -
Sulmohet me vezë zëvendëskryeministri i Kosovës Avdullah Hoti (VIDEO)
Hoti ka reaguar pas sulmit me vezë dhe ka thënë se ata që e kanë sulmuar tentojnë të mbajnë Kosovën të izoluar. “Porositësit e veprimit të sotëm tentojnë ta mbajnë Kosovën të izoluar. Kosova më nuk është e izoluar. Të izoluar janë vetëm ata që po japin urdhra të tillë”, ka thënë Hoti.
22 Shkurt 2020, 12:48
