-
Seancë prove për të udhëhequr opozitën
Herën e parë ishte çadra. Ilir Meta garantoi Lulzim Bashën se do të ishte në krah të tij nga dita e parë e çadres, e deri në fund. Edhe pse ishte formalisht ende në Qeveri me Edi Ramën, ai po përpiqej të bënte bashkimin e madh me opozitën për vitin 2017.
19 Shkurt 2020, 19:36 -
-
Pronari i Shpresa.al Lush Osmani merr tendera pa garë, nën akuzë për grabitjen e pronës shtetërore, të fundit e mori me 30 janar
Pronari i Shpresa.al me masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ merr para publike përmes tenderave me flamur të kuq, çfarë parashikon ligji për prokurimin publik dhe akti i fundit special i qeverisë për raste të tilla
19 Shkurt 2020, 16:18 -
-
Opozita formulë të re për maksimizimin e votës në zgjedhje, Shehi për Report TV: Ftojmë në koalicion edhe Topin, Patozin e Topallin
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetarin e Report Tv Elis Memelli, sqaroi formulën e re dhe se cfarë synon opozita me këtë propozim, që për t'u miratuar e ka në dorë PS-ja, nëse do ta pranojë në tryezën e reformës zgjedhore, pasi ka nevojë për ndryshime ligjore.
19 Shkurt 2020, 12:31 -
-
-
-
-
OFL në Berat/ Miku i Mediut, bos i drogës e prostitucionit në Itali të justifikojë pasurinë! Basha i kandidoi vëllanë kryebashkiak
Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar të justifikojnë pasuritë dy të dënuarve me burg për trafik droge nga drejtësia italine. Gazmend Mahmutaj dhe Edison Çobo nga Berati, kanë marrë me shkrim kërkesën nga OFL për të dorëzuar një autodeklaratë për pasuritë dhe burimin e tyre.
18 Shkurt 2020, 13:01 -
-
Irlandë, pas një viti stuhia ‘Dennis’ nxjerr në breg ‘anijen fantazmë’ (VIDEO)
77 metra e gjatë, anija tregtare me vela ishte nisur në muajin shtator 2018 nga Greqia me destinacion Haitin. Por diçka nuk shkoi mirë. Ekuipazhi, i shpëtuar nga rojet bregdetare amerikane, u detyrua ta braktisë atë pranë Bermudës. Që atëherë anija udhëtoi e vetme e drejtuar nga rrymat e Atlantikut.
18 Shkurt 2020, 09:59 -
-
'Kurti të rregullojë marrëdhëniet me Ramën', Ardi Nurellari: S'më erdhi mirë që Kosova dha 200 mijë euro dhe Serbia 2 mln euro për rindërtimin (VIDEO)
Në emisionin '5 pyetje nga Babaramo' Nurellari tha se 'nuk më la aspak shije të mirë që Kosova ofroi 200 mijë euro dhe Serbia 2 milionë euro, ndërsa shtoi se Kurti duhet të lërë mënjanë hatërmbetjet personale me kryeministrin Rama dhe të krijojë një marrëdhënie normale, dinjitoze dhe bashkëpunuese në të mirë të popullit shqiptar.
17 Shkurt 2020, 22:04 -
Lirimi i Dokles dhe Sulejmanit, Artur Metani nis inspektimet: Do shohim me kujdes çdo vendim gjykate 3 vitet e fundit
Inspektori i Lartë të Drejtësisë nis inspektimet për gjyqtarët dhe prokurorët në lidhje me trajtimin e kërkesave 'Lirim me Kusht' të dhëna për periudhën kohore nga 1 janari 2017 deri më 31 janar 2020. Kreu i ILD, Artur Metani nisi inspektimin pas lirimit me kusht të dy anëtarëve të 'Bandës së Durrësit' Endrit Dokles dhe Sardian Sulejmanit.
17 Shkurt 2020, 18:08 -
Dogji mandatet, protesta dhe bojkot! Një vit nga 16 shkurti, opozita nga rruga, prapaktheu në tryezë
Data 16 shkurt bën plot 1 vit nga vendimi i opozitës jashtëparlamentare për të marrë vendimin ekstrem djegien e mandateve. Por gjatë kësaj periudhe a arriti opozita të marrë atë që kërkoi? Duke parë zhvillimet politike mazhoranca është e bindur zgjedhje të parakohshme nuk ka, ato do të jenë në vitin 2021.
16 Shkurt 2020, 16:40 -
Erinda Ballanca, Avokate e Popullit apo avokate e krimit?
Përpos opozitës, në këtë betejë kundër ligjit që godet në zemër krimin, ka dalë edhe Avokatja e Popullit (e propozuar nga Basha në 2017), Erinda Ballanca. Pa ndonjë argument bindës, por duke përsëritur ‘argumentat’ e opozitës, Ballanca ka deklaruar sot se po vlerëson ankimimin në Gjykatën Kushtetuese të paketës anti-KÇK, të cilën qeveria tashmë e ka dorëzuar në Parlament.
16 Shkurt 2020, 16:29 -
Urdhri i ri i Ministrisë së Bujqësisë: Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet 100% (VIDEO)
Mishi që vjen nga Brazili nuk do të kontrollohet plotësisht por vetëm ato kontenierë që janë kapur më parë në shkelje. Sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë kontrolli do të bëhet me bazë risku për ato kompani Braziliane që më parë kanë sjellë në vend ngarkesa mishi me probleme. Ndërkohë në fund të dhjetorit 2019 importi i mishit ka arritur në 736.5 milionë lekë dhe është eksportuar 10.9 milionë lekë.
16 Shkurt 2020, 16:11 -
Pas justifikimit të pasurisë për OFL-në, Suel Çela do të përballet sërish me drejtësinë
Edhe pse i shpëtoi njëherë drejtësisë duke marrë pafajësinë për tentativë vrasje ndaj policisë në tek Tregu Agro-Ushqimor në shtator 2017 në Elbasan, Suel Çelës i është vënë pas jo vetëm OFL për deklarimin e burimeve të pasurisë, por edhe prokuroria e Elbasanit për një plagosje me armë zjarri në 2013.
15 Shkurt 2020, 21:03 -
Wall Street Journal: Misteri i Ballkanit! Kush e vrau presidentin e vetëshpallur të Çamërisë, Festim Lato?
Hetuesit dyshojnë se vrasja e zotit Lato mund të ketë lidhje me punën e tij të pazakontë si president i vetëshpallur i asaj që ai e quajti Republika e Çamërisë, një zonë e Greqisë që dikur kishte një popullsi të madhe shqiptare. Ai krijoi dalëngadalë një komb të vetëshpallur duke lëshuar pasaporta dhe duke organizuar parada ushtarake në shtëpinë e tij.
15 Shkurt 2020, 19:10 -
