-
3.5 mln shqiptarë të drejtë vote në 30 Qershor, 132 mijë për herë të parë! Hiqen 100-vjeçarët dhe 1100 të dënuar
Ministria sqaron se listat janë përditësuar, pasi janë hequr dublikimet dhe adresat fiktive, ndërsa thekson se dy kategorive u është hequr e drejta e votimit. Bëhet fjalë për personat që janë mbi 100-vjeç dhe të dënuarit sipas përcaktimeve të ligjit të dekriminalizimit.
25 Maj 2019, 11:25 -
Kryeministrja britanike deklaron dorëheqjen! Ç'ndodh më tej?
Sipas planit kohor Theresa May do të vazhdojë të jetë kryeministre gjatë vizitës shtetërore të presidentit të SHBA-së Donald Trump (3. deri më 5. qershor). Ajo deklaroi, se do të vazhdojë ta drejtojë qeverinë derisa të zgjidhet një pasardhës. Këtë ia ka komunikuar edhe mbretëreshës Elizabeth II.
25 Maj 2019, 08:41 -
-
-
-
-
Trafikonin drogë nga Shqipëria drejt BE, lihen në burg dy malazezët
Dy persona nga Podgorica janë lënë në burg nga Prokuroria e Ulqinit. Ata akuzohen edhe për trafikim të 600 kg lëndë narkotike që nga viti 2017 nga Shqipëria drejt vendeve të Bashkimit Europian. I dyshuar për përfshirje në këtë trafik droge është edhe një person i tretë i cili aktualisht ndodhet në burg.
24 Maj 2019, 16:02 -
Policëve privatë u ndalohet të marrin pjesë në protesta...në të kundërt u hiqet licenca (URDHRI)
Urdhri i kryepolicit Ardi Veliu: Nuk ka më policë privatë në protesta. Nëse shihet që ata protestojnë, u hiqet licenca kompanive ku janë punonjes. Po ashtu, policët privatë, do të mbajnë përgjegjësi penale që do të mbajnë nëse në territorin nën ruatjen e tyre do të gjendet lëndë narkotike.
24 Maj 2019, 14:32 -
-
Vaj, birrë, karamele, çokollatë, kafe, qumësht/ Bllokohen rreth 200 kg produkte të skaduara
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 193.23 kg produkte të skaduara për asgjësim, ndërsa ka gjobitur me 800,000 lekë subjektin që i tregtonte, “Market Geni” me adresë në Laknas, Kamëz.
24 Maj 2019, 13:02 -
-
Meta e Kryemadhi shitën 8 shtëpi, gruaja e Bashës 55 mijë euro në vit...Si ka ndryshuar pasuria e Ramës
Si ka ndryshuar pasuria e Metës, Ramës dhe Bashës në 2018. Meta-Kryemadhi në 3 vite shitën 8 apartamente me vlerë 769 mijë euro, ja të ardhurat e Ramës, Gregori me qira dhe me zero të ardhura, Aurela Basha 55 mijë euro brenda vitit
23 Maj 2019, 20:00 -
-
KQZ rrëzon kërkesën e PD-LSI për komisionerë, anëtarët e mazhorancës: Nuk janë subjekt zgjedhor (VIDEO)
PD dhe LSI dështuan në KQZ, e cila sot nuk pranoi të regjistrojë komisionerët e propozuar prej tyre. Kryetari Klement Zguri ishte i vetmi që e cilësoi kërkesën të ligjshme, kundrejt 4 anëtarëve të tjerë që thanë se dy partitë nuk mund të kenë komisionerë kur nuk janë regjistruar si pjesë e zgjedhjeve.
23 Maj 2019, 11:27 -
Balla i përgjigjet Metës për drejtësinë/ Hajdari: Basha dhe ushtria e tij e vdekur...duhet unitet për negociatat
Kriza politike, cështja e negociatave dhe hapja e dosjeve të komunizmit dominoi debatin politik sot në Kuvendin e Shqipërisë mes shumicës dhe opozitës. Kryetarja e grupit demokrat Rudina Hajdari kërkoi unitet mes opozitës dhe shumicës për cështjen e negociatave, pasi po dëmtohet imazhi i vendit.
23 Maj 2019, 10:21 -
I dënuar dhe në 2017 kërkoi azil në Gjermani, sot u betua si deputet në Kuvend
Sot në Kuvendin e Shqipërisë janë betuar dy deputetë të rinj. Ata janë Artemis Dralo (Malo) dhe Ervis Meço. Zv/ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo mori mandatin e Flamur Golemit, i cili do të kandidojë në bashkinë e Gjiroksatrës në zgjedhjet e 30 qershorit.
23 Maj 2019, 10:12 -
Vdekshmëria foshnjore pëson rritje të ndjeshme në vitin 2018, arrin 8.9 për 1000 lindje
Vdekshmëria foshnjore ka ardhur në ulje sistematike nga viti në vit. Në vitet 1990 ky tregues ishte 30 vdekje për 100 lindje të gjalla, dhe më vonë në vitet 2000 ra me 15 vdekje për 1000 lindje.
23 Maj 2019, 08:30 -
Shqipëria me tkurrjen më të madhe të popullsisë nga emigracioni në rajon
Varfëria dhe më pas liria për të lëvizur e kanë nxitur një pjesë të popullsisë së Ballkanit të emigrojë, por në Shqipëri kjo tendencë është shumë më e lartë, pas viteve ’90, ndonëse vendi ynë nuk ka pasur konflikte lufte, si pjesa më e madhe e shteteve fqinjë.
23 Maj 2019, 07:52 -
-
Zemra dhe tumoret sëmundjet që po vrasin shqiptarët, rriten vdekjet nga kanceri në 2018
Rritja e ndotjes, stili i jetesës dhe pasiguria e ushqimeve që konsumojmë po ndikojnë në rritjen e vdekjeve nga tumoret. Për vitin 2018 Instat raportoi se niveli i vdekshmërisë nga tumoret ishte 128.9 për 100 mijë banorë, me rritje 1.4% në raport me vitin e mëparshëm.
22 Maj 2019, 18:52 -
Rotacion në prefekturën e Beratit! Rikthehet në detyrë Valbona Zylyftari, lirohet Dafa
Për motive ende të paditura, bëhet e ditur se është liruar nga detyra Harilla Dafa, i cili zëvendësoi në këtë post Valbona Zylyftari. E ndërsa, sot Këshilli i Ministrave vendosi rikthimin e saj në detyrë.
22 Maj 2019, 18:14
