-
-
Portugali, sërfisti 'gëlltitet' nga dallga më e madhe e 20 viteve të fundit (VIDEO)
Në Praia do Norte në Portugali, sërfisti portugez Salvador Villas Boas u “gëlltit” nga një dallgë gjigande, më e madhja e 20 viteve të fundit. Ai qëndroi për disa minuta në mëshirën e dhunës derisa u largua nga vdekja e sigurt nga ekipi i shpëtimit.
11 Prill 2019, 09:58 -
-
Dy javë më parë iu dënua grupi, por për Admir Muratajn u vendos pezullim i gjykimit për vjedhjet e mëparshme
Rreth dy javë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë në datë 26 Mars të këtij viti vendimet për bandën e grabitësve të blindave me miliona euro, pjesë e të cilit ishte edhe Admir Murataj i cili mbeti i vdekur nga grabitja e ditës së djeshme. Për Admir Muratajn, për shkak se ai ishte në gjykim në mungesë, u vendos pezullimi i gjykimit.
10 Prill 2019, 22:06 -
Vila luksoze në Prezë e Admir Murataj, si ruhej me kamera në çdo cep (VIDEO)
Admir Muarataj, grabitësi i vrarë nga policia në Rinas, pas grabitjes së rreth 10 milionë euro në pistën e avionit në aeroportin Nënë Tereza, ishte autor i grabitjes së bujshme në Qafë-Kashar pranë Rinas
10 Prill 2019, 11:21 -
-
Grabitësi i vrarë nga policia i arratisur nga burgu grek! Vëllai: Do i gjej shokët që e hodhën Admirin në rrugë! (VIDEO)
Report Tv konfirmon se grabitësi që u ekzekutua dje në Rinas pas grabitjes së 10 mln eurove është Admir Murataj, që rezulton të jetë edhe organizatori. Murataj rezultonte në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe për tre grabitje të tjera të blindave, por edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë. Cen Murataj, vëllai i Admir Murataj thotë se Admirin e hodhën në rrugë shokët e tij
10 Prill 2019, 08:29 -
Nga rruga te barku i avionit, si u grabitën 10 mln euro/ Eksperti: Ka shumë pikëpyetje
Në qershor 2016, grabitësit u “zhvendosën” në Aeroportin e Rinasit, ku sulmuan brenda tij makinën e transportit të parave. Në shkurt 2017-n, ndodhi një tjetër grabitje në Qafë Kashar, ku sërish ishin objektiv mjetet që transportonin paratë në aeroport. Për të mbërritur në ngjarjen e pestë, ditën e djeshme, ku krimi arriti kulmin dhe paratë u grabitën nga barku i avionit, që ishte gati për t’u nisur drejt Vjenës.
10 Prill 2019, 08:14 -
-
-
Mediat greke: Ja kush është grabitësi që u vra në Rinas (EMRI+FOTO)
Grekët zbulojnë emrin e personit që u vra mesditën e së martës në aeroportin e Rinasit. Por, deri tani lajmi nuk konfirmohet nga autoritetet shqiptare. Report Tv siguroi pamjet e grabitësit që u vra, teksa kishte vendosur në kokë një maskë silikoni.
9 Prill 2019, 23:35 -
Kush është kapo i bandës në arrati që mund te fshihet pas super-grabitjes së 10 milionë € në Rinas
Supergrabitja e 990 mijë euro e kryer në 30 qershor 2016 brenda pistës së aeroportit “Nënë Tereza”, ka një person të pandehur dhe ai quhet Aleks Pepa. Elbasanlliu i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga “Interpol”, cilësohet nga prokurorët e Krimeve të Rënda si “truri” i kësaj grabitje, të ndodhur para syve të shumë personave, të cilët ishin në pritje për të udhëtuar me avion drejt Italisë. Ka dyshime se i njëjti grup ka grabitur me të njëjtën skemë 10 milion euro sot në Rinas.
9 Prill 2019, 18:55 -
Kur të braktis Amerika, të mbetet Monika, ose “Bregu i Lumit”
Në këtë luftë, Rusia s’ka fare nevojë të financojë Sali Berishën sepse as ky nuk ka nevojë për paratë e Putinit se është aq i pasur, sa nuk e blen dot askush me para. Gjithsesi një gjë është e sigurtë që dhe shefi KGB të kishte qënë lider i opozitës në Shqipëri nuk do kishte qenë kaq agresiv me BE dhe SHBA.
9 Prill 2019, 18:50 -
-
FMN: Ekonomia shqiptare do të ngadalësohet ndjeshëm këtë vit
Për Shqipërinë, në krahasim me raportin e tetorit, FMN ka rritur vlerësimin për ekonominë në 2018-n, nga 4 në 4.2%, ndërsa ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për 2019-n. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, rritjen më të madhe në 2019-n pritet që ta ketë Kosova, me 4.2%, më pas renditet Shqipëria me 3.7%, Serbia me 3.5%, Bosnja me 3.1%, Maqedonia e Veriut me 3% dhe Mali i Zi me 2.8%.
9 Prill 2019, 17:22 -
-
-
Palmer: Qeveria legjitime! Edhe opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet në qershor
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Evropën, Matthew Palmer thotë se qeveria është legjitime, dhe se ai nuk është në Tiranë për të negociuar për një platformë me palët. Ai theksoi se të gjitha partitë politike, duke ju drejtuar në një farë mënyre me një apel të veçantë, vetë opozitës, se duhet të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit. “Nuk është zgjidhje djegia e mandateve” u shpreh Palmer
9 Prill 2019, 12:15 -
Cuku 'Dëshmor Atdheu', Lleshaj i dorëzon titullin bashkëshortes së përlotur: U vra në formë të pabesë
Dy vjet pas vdekjes, shpallet "Dëshmor i Atdheut" kryepolici i vrarë në hyrje të shtëpisë së tij në Tiranë, Artan Cuku. Ish-drejtuesi i lartë i policisë, u vra më 8 prill të vitti 2017 në një atentat nga vrasës me pagesë në hyrje të pallatit të tij, në rrugën e "Kosovarëve"pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
9 Prill 2019, 11:28 -
Zhduken dokumente nga Shërbimi Informativ! Gjykata urdhëron akuzën: Rihetoni dosjen në SHIU
Zhdukja e disa dokumenteve në dosjet e Shërbimit Informativ të Ushtrisë sot Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes pranë Ministrisë së Mbrojtjes, është bërë shkak që gjykata e Tiranë të urdhërojë prokurorinë të rihapë hetimet.
9 Prill 2019, 08:59 -
Ekskluzive/ Arrestohen Gaçaj dhe Duka Grupi kriminal i drogës do bënte atentat në Tiranë (FOTO)
Nga ARTAN HOXHA - Një grup i strukturuar kriminal në fushën e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë, është kapur nga policia shqiptare, në një super-aksion që ka çuar në ndalimin e 4 personave në Tiranë, i cili ende vijon. Leonard Duka dyshohet të jetë koka e këtij grupi, ndërsa bashkë me të u arrestuan Elvis Gaçaj, Oltion Loga dhe Dritan Agaj. Aksioni i sotëm u krye për të parandaluar një vrasje e cila ishte planifikuar dhe do kryhej nga ky grup personash.
8 Prill 2019, 17:33
