-
-
Karçanaj: Aplikimi për pension, 816,640 dokumente të kursyera për qytetarët
56 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore ofrohen online në platformën e-Albania. Falë të cilës, veçanërisht për shërbimet e ISSH-së qytetarët nuk kanë kursyer vetëm kohë, ecejake e lodhje, por kanë kursyer edhe dokumentet shoqëruese, që i duhen gjatë aplikimit.
19 Prill 2021, 12:10 -
Ortakët italianë përplasen për biznesin e mishit, arrestohet 49 vjeçari në Rinas për mashtrim me rreth 1 milion euro! Nën hetim kompania e tyre 'GALA' me seli në Shqipëri
Në Rinas është arrestuar italiani Gabriele Tarroni Longinotti 49 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për mashtrim. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta siguron dosjen e vendimit të gjykatës ku shpjegohet e gjithë skema e mashtrimit që ka çuar në pranga italianin. Longinotti është arrestuar pak ditë më parë sapo ka mbërritur nga Italia. Ai ka mbritur te Nënë Tereza më 29 mars dhe masa është dhënë në 14 mars përpara se të mbërrinte në Shqipëri
19 Prill 2021, 11:36 -
Tensionohen marrëdhëniet Rusi-Çeki, hakmerret Moska, dëbon 20 punonjës të ambasadës çeke
Përshkallëzohet përplasja diplomatike mes Rusisë dhe Çekisë. Masa vjen si hakmarrje ndaj vendimit të Pragës për të dëbuar 18 diplomatë rusë duke akuzuar Moskën se qëndronte pas një shpërthimi në një depo municionesh të këtij vendi.
19 Prill 2021, 09:28 -
‘LSI forcë e parë në Durrës’, Kryemadhi: Të rinjtë do e paketojnë Ramën 3D më 25 prill! Premtojmë rindërtimin e të gjitha shtëpive të prekura nga tërmeti
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke folur nga Durrësi, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi se Lëvizja Socialiste për Integrim synon që të jetë forcë e parë në Durrës. Gjatë fjalës Kryemadhi tha se Rama sipas saj siç bën projekte 3D do të paketohet 3D.
18 Prill 2021, 18:22 -
-
Ftesa e Ramës për Bashën dhe historiku i mbi 60 pakteve dhe 4 bashkëqeverisjeve PD-PS
Ftesa për bashkëpunim e kryeministrit Edi Rama në një studio televizive që u pasua më pas me të njëjtat mesazhe në disa takime elektorale u refuzua me po aq herë nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha. Rama ftoi Bashën për bashkëpunim, (me kushtin që të shkëputej nga Berisha dhe Meta) duke sqaruar më pas se ftesa e tij nuk nënkuptonte bashkëqeverisje, ndërsa Basha i përgjigjej vend e pa vend në çdo takim elektoral se qeveri me Ramën nuk ka.
18 Prill 2021, 13:31 -
Ishte shpallur në kërkim për trafikim të 127 kg kanabis dhe për armbëmbajtje pa leje, arrestohet 48-vjeçari në Sarandë
Policia e Sarandës ka vënë një pranga një 48-vjeçar pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje armëve dhe municionit luftarak”
18 Prill 2021, 12:30 -
-
Pandemia e COVID-19 rëndon shëndetin mendor, presidenti francez Macron: Konsulencë psikologjike falas për fëmijë dhe adoleshentë
Pandemia e COVID-19 ka rënduar shumë gjendjen psikologjike të njerëzve por kryesisht të të rinjve dhe fëmijëve në adoleshencë. Presidenti francez, Emmanuel Macron premtoi se do të ofrohet këshillim psikologjik falas për fëmijët dhe adoleshentët, gjendja psikologjike e të cilëve është rënduar për shkak të situatës pandemike.
17 Prill 2021, 14:55 -
Report Tv siguron vendimin/ OFL arrin 'fitoren' e parë në Kushtetuese, Gjykata rrëzon kërkesën e Gentian Malindit: Legjislacioni siguron mbrojtje për palët
OFL arrin 'fitoren' e parë në Gjykatën Kushtetuese. Report Tv ka siguruar vendimin që ka ardhur pas ankimit të Gentian Malindi, i cili çoi OFL-në në GJK për automjetin e sekuestruar. Malindi është i kërkuar për trafik kokaine.
17 Prill 2021, 11:05 -
Përfundon epoka Kastro në Kubë, Raul Castro tërhiqet nga drejtimi i Partisë Komuniste
Raul Kastro ka dhënë dorëheqje nga posti i Sekretarit të Parë të Partisë Komuniste të Kubës duke i dhënë kështu fund udhëheqjes gjashtëdhjetëvjeçare të familjes Kastro në ishull. Raúl ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i partisë që nga largimi nga detyra i vëllait të tij të madh, Fidel në 2011.
17 Prill 2021, 09:37 -
-
Vala e fshehtë e pandemisë, rreziku i rritjes të të sëmurëve të tjerë jo nga COVID
Në vitin 2020, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shtrimet në spitale ranë 29% krahasuar me një vit më parë, nga kufizimet e ndërhyrjeve që nuk ishin urgjente. Mjekët paralajmërojnë përkeqësim të gjendjes klinike dhe rritje të fataliteteve edhe pas pandemisë për personat me tumor, probleme në zemër, veshkat dhe hipertension.
17 Prill 2021, 07:49 -
Rishikohet për herë të tretë buxheti i shtetit! Shtohet optimizmi për të ardhurat, rriten pritshmëritë për 2 mld lekë
Ndryshon për herë të tretë buxheti i vitit 2021. Nëpërmjet një akti normativ qeveria ka vendosur të ndryshojë përsëei buxhetin më 14 prill të këtij viti duke rritur pritshmëritë për të ardhurat.
16 Prill 2021, 21:34 -
Lufta kundër COVID-19, BE do të dërgojë 650,000 doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor
Në përputhje me vendimin që pa qenë të gjithë të sigurte, askush nuk është i sigurte, Bashkimi Evropian po angazhohet në mënyrë intensive që të mundësojë dërgimin e vaksinave kundër COVID-19 në Ballkanin Perëndimor.
16 Prill 2021, 16:13 -
SHBA e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani, DW: Hap në kohën e duhur
SHBA nuk e pakësojnë, por e shtojnë praninë ushtarake në Gjermani, megjithë vëmendjen ndaj Azisë. Gjermania përfiton sërish nga gjeopolitika, këtë herë sepse nuk është në vijën e parë të frontit, shkruan Auron Dodi.
16 Prill 2021, 15:47 -
Në kontrast me pjesën më të madhe të botës, ekonomia e Kinës rritet 18.3%
Në një kohë që ekonomitë më të mëdha të globit janë përballur me rënie të theksuar ekonomike, ekonomia kineze u rrit për një shifër rekord prej 18.3 për qind në çerekun e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
16 Prill 2021, 13:51 -
DW: BE i kërkoi Kurtit vazhdimin e dialogut me Serbinë, por sa është prioritet për Kurtin dialogu?
Komisionieri i BE-së për Fqinjësi e Zgjerim, Oliver Varhelyi i shkroi kryeministrit Kurti, se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet për qytetarët kërkon vazhdimin e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi.
16 Prill 2021, 09:35 -
-
Për Ramën e Bashën a ekzistojnë shqiptarët jashtë kufijve?!
Shqipëria po hyn në fazën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 25 prillit dhe ajo që mund të shihet është një “deja vu” e fushatave të kaluara me aktorët e ngjajshëm, që janë pjesë e luftës së ashpër, tensioneve, premtimeve të bujshme për një jetë më të mirë, për lekë me bollëk, heqje taksash, parajsë në turizëm, autostrada e aeroporte.
16 Prill 2021, 07:18
