-
FMN kundër tre nismave të qeverisë: Jo amnisti fiskale, rrezik pastrimi i parave! Heqja e TVSH dhe tatim fitimit 'gërryen' të ardhurat
Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka reaguar për herë të pare zyrtarisht për heqjen e TVSH-së së tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të treja këto nisma FMN është shprehur kundër, duke i konsideruar si hapa që cenojnë përmbushjen e detyrimeve tatimore.
2 Korrik 2020, 07:47 -
Restaurohen shtëpitë muzeale në Berat, zbulohen mbishkrime të hershme e ornamente të veçanta (VIDEO)
Dy shtëpi, monument kulture të kategorisë së parë po restaurohen në Berat, ndërsa në projekt janë edhe disa objekte të tjera. Puna e restauratorëve ka nxjerrë në dritë mbishkrime të hershme
1 Korrik 2020, 19:20 -
Ministrja e Financave takim me FMN! Në fokus rimëkëmbja e ekonomisë dhe heqja e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël
Ministria e Financave dhe Ekonomisë nis konsultimet me FMN-në për dy nismat kryesore të qeverisë heqja e TVSH-së dhe e tatim fitimit, si dhe rishikimi për herë të tretë i buxhetit të shtetit. Gjatë takimit online të zhvilluar Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj ka thënë se të ndikuar edhe nga situata e pandemisë këto përjashtime janë të nevojshme.
1 Korrik 2020, 19:14 -
KLSH çon në Prokurori Institutin e Monumenteve të Kulturës: T'i kërkojë Ramës dhe Veliajt rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte dhe siç ishte
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Instituti i Monumenteve të Kulturës që të kërkojë nga qeveria dhe nga Bashkia e Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitekturore që ajo ka pasur.
1 Korrik 2020, 19:08 -
-
-
-
Guvernatori Sejko: Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune! Të ardhurat buxhetore u tkurrën me 30% (VIDEO)
Gjatë kohës së pandemisë Shqipëria ka humbur 17 mijë vende pune, ndërsa ekonomia pësoi tkurrje me 2.52%. Pavarësisht kësaj, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko bëri të ditur se sektori bankar mbetet i shëndetshëm.
1 Korrik 2020, 16:21 -
COVID 19/ Gjermania redukton hyrjen në vend vetëm për 11 shtete, refuzohet Serbia
Në listë nuk janë Turqia dhe SHBA, por as Serbia, Ruanda apo Algjeria. Sipas vendimit të qeverisë gjermane, kjo vlen për qytetarët nga Australia, Gjeorgjia, Kanadaja, Mali i Zi, Zelanda e Re, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguaji. Për Japoninë, Korenë e Jugut dhe Kinën, lehtësimi vlen me reciprocitet, pra nëse këto vende gjithashtu lejojnë gjermanët të hyjnë përsëri.
1 Korrik 2020, 16:13 -
Ngjarjet e bujshme kriminale të 2020-ës, 24 vrasje në 6 muaj! 12 menjëherë pas karantinës
Gjashtë mujori i parë i 2020-ës tronditi vendin me 24 vrasje. Vetëm në 70 ditë nga rikthimi në normalitet pas karantinës për shkak të situatës me koronavirusin, në gjithë vendin u shënuan 12 ngjarje kriminale. Gazetari Merin Maçi na sjell përmbledhjen e krimeve më të bujshme dhe ecurinë e hetimeve.
1 Korrik 2020, 14:27 -
Drafti i ‘Zgjedhores’ depozitohet në Kuvend: Puna vijon me rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR
Depozitohet në Kuvend drafti përfundimtar për reformën zgjedhore, ndërsa në relacion theksohet se kjo është vetëm faza e parë, pasi puna do të vijojë për miratimin e një ligji të ri zgjedhor që do reflektojë plotësisht rekomandimet e dhëna ndër vite nga OSBE/ODIHR.
1 Korrik 2020, 12:03 -
66 viktima në 7 qarqe/ 3 humbje jetë në 24 orë, 45 raste të reja, më pak teste! 'Infektohet' posta e Shkodrës! Rikthehen në punë epidemiologët në Durrës
Bilanci i koronavirusit vijon të rëndohet në vendin tonë. Ditën e sotme kanë humbur jetën 3 pacientë të tjerë të prekur me COVID-19, duke çuar në total numrin e personave që kanë humbur betejën me këtë virus në 65. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, për të cilat ministria e Shëndetësisë thotë se kishin sëmundje bashkëshoqëruese.
1 Korrik 2020, 10:48 -
Shpresa Beçaj para vetingut, më 3 korrik vendimi! KPK: S'ka deklaruar pasurinë dhe as pastërtinë e figurës! Avokati: Kur u kërkuan ishte avokate
Gjyqtarja e Apelit, Shpresa Beçaj ka dalë para vetingut, ndërsa KPK thotë se ajo nuk ka deklaruar as pasurinë, as aftësitë profesionale dhe as pastërtinë e figurës. Avokati i saj shprehet se nuk ka asnjë arsye pse ta bënte, pasi në atë kohë ishte avokate. Më 3 korrik merret vendimi nga KPK.
1 Korrik 2020, 09:12 -
-
-
-
-
KED ngre grupin e punës për rekomandimet e Venecias për Kushtetutën, anëtare 'e preferuara' e Metës! Gati 2 emrat e rinj nga lista e presidentit
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në mbledhjen e ditës së sotme ngritjen e një grupi pune që do të merret me pasqyrimin rekomandimeve të opinionit të Venecias, për Gjykatën Kushtetuese.
30 Qershor 2020, 19:17 -
-
Largimi i Dvoranit/ Soreca e Kim takojnë Vitore Tushën para mbledhjes së KED: Funksionimi i GJK-së, kusht kryesor për integrimin në BE
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe ai i Bashkimit Europian kanë takuar ditën e sotme kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Vitore Tusha, pas dorëheqjes së Ardian Dvoranit.
30 Qershor 2020, 15:34 -
