-
KE-ja skanon ekonominë shqiptare: Plani ambicioz për të ardhurat nuk u realizua
Komisioni Evropian ka analizuar ecurinë ekonomike dhe treguesit e saj për vitin 2019, ku thekson se plani i buxhetit ishte ambicioz dhe nuk është realizuar. Raporti i publikuar vlerëson treguesin e ndjesisë ekonomike të përkeqësuar duke zbritur në nivelin e 2016-ës. Po ashtu në raport thuhet se ka rënë papunësia por ka diferenca të mëdha në paga.
29 Janar 2020, 20:50 -
'Ministrat' e PD, në garë për kredite
Ata nuk bëjnë opozitë, ata nuk merren me partinë e tyre që po shkërrmoqet nga qendra deri në bazë, ata nuk merren me gjetjen e rrugëve për bashkëpunim institucional me shumicën qeverisëse, por thjesht merren me “skupe” të ardhura nga “qytetari dixhital”.
29 Janar 2020, 20:45 -
Inxhinieri 53-vjeçar pretendon fronin e Anglisë: Jam djali i parë i Princit Charles
Simon lindi në Gosport, Hampshire, në Prill të vitit 1966 dhe u birësua kur ishte 18 muajsh nga Karen dhe David Day.Nëse pretendimi i tij i çuditshëm është i vërtetë, do të thotë që ai ka lindur në vitin 1965 kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18.
29 Janar 2020, 19:26 -
-
-
Njësia 13 në Tiranë, zona e parë që do furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm, Veliaj: Përfitojnë 12 mijë banorë
Njësia 13 është një ndër zonat e para në Tiranë që furnizohet me ujë të pijshëm 24 orë. Siç njofton zyra e shtypit të Bashkisë, bashkë me administratorët e pallateve, banorët kanë nisur heqjen jo vetëm të depozitave në tarraca, por edhe të atyre të përbashkëta.
29 Janar 2020, 17:21 -
-
-
-
-
'S’ka bir none, bir k*rve', Edi Rama 'heq merakun', shfaqet siç nuk e keni parë ndonjëherë më parë (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama është shfaqur si aktor në filmin "I love Tropoja të sjellë në treg nga Ermal Mamaqi. Rama në këtë film luan rolin e dajës së personazhit kryesor i cili interpretohet pikërisht nga Mamaqi.
29 Janar 2020, 15:14 -
-
Vëllai i Jan Prengës në Angli mbajti 'peng' kokainën për 'rritje rroge', bandat e Vlorës e Shijakut iu përgjigjën me 'të njëjtën monedhë' (VIDEO)
Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Gazetari Elton Qyno zbërthen grupin e personave në kërkim, 3 nga Vlora dhe 1 nga Shkodra, që dyshohet të jenë të përfshirë në pengmarrjen e shumë personave të tjerë në Vlorë. I arrestuari i pestë, Festim Bexhdili dyshohet se dogji rrobat e Jan Prengës. 49-vjeçari hyri me këmbët e tij në resort, doli i pajetë pas 8 orësh mbajtur në krahë nga disa persona. Përgjimet në Angli ndaj vëllait, Astrit Prenga zbuluan grupin e pengmarrësve, vëllezërit Hajri. Ai mbajti peng 283 kg kokainë duke mos e dorëzuar në destinacion duke i bërë presion grupit kriminal që të paguhej më shumë. Iu kundërpërgjigjën duke i vrarë vëllanë.
29 Janar 2020, 13:32 -
-
EMRI/ Ky është personi i 5-të i arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz
Sipas policisë Festim Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të ndaluar e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jan Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.
29 Janar 2020, 10:00 -
Altin Hajri i dënuar me 7 vite (kurrë i arrestuar), tentoi të vrasë hidraulikun pasi i kërkonte 3 mijë € për punimet tek 'Golden'
Më 24 dhjetor të vitit 2017, Altin Hajri ka tentuar të vrasë M.Ballën, bashkëfshatarin e tij në Pjezë, me të cilin i kanë shtëpitë vetëm 20 metra larg. Hajri e kishte punësuar Ballën së bashku me djemtë e tij, për të bërë punimet hidraulike në resortin "Golden", por nuk kishte shlyer ndaj tyre një pagesë 2-3 mijë euro për punimet.
29 Janar 2020, 09:44 -
Tërmeti, rriten ndjeshëm kontratat e sigurimit të pronës
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë një rritje të ndjeshme në dhjetor, si të numrit të kontratave për këtë klasë sigurimi, ashtu dhe të primeve të shkruara bruto, ndryshe nga 11 mujori, ku tendenca ishte në rënie për primet që bizneset dhe individët kishin paguar për t’u siguruar nga fateqësitë natyrore.
29 Janar 2020, 08:18 -
SHBA, Kinës: Ndani më shumë informacione për virusin
Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë po i bëjnë thirrje Kinës të ndajë më shumë informacione se si po përhapet koronavirusi i ri i shfaqur në qytetin Wuhan. Virusi ka infektuar më shumë se 4500 njerëz në 18 vende, kryesisht në Kinë. Më shumë se 100 kanë vdekur. Ekspertët kinezë kanë njoftuar se virusi mund të përhapet edhe nga pacientët që nuk shfaqin simptoma.
29 Janar 2020, 05:50 -
-
Shpërthim i fuqishëm në Prizren gjatë një operacioni policor, një efektiv humb jetën, dy të tjerë të plagosur (VIDEO)
Një efektiv ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm, gjatë një bastisje në një banesë në Prizren. Mësohet se, i plagosur nga shpërthimi ka mbetur edhe një fëmijë.
29 Janar 2020, 00:49 -
