-
1 mld euro për bizneset/ Shqipëria pjesë e programit për tregun e përbashkët me BE-në, Tabaku: Duhet asistencë për aplikimet! Yzeiraj: Po punojmë
Shqipëria do të bëhet pjesë e programit të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, prej së cilës do të përfitojë 1 mld euro si formë mbështetëse ndaj bizneseve të vogla e të mesme. Projektligji u miratua në komisionin e Ekonomisë dhe pritet t’i përcillet seancës plenare, ndërsa zv/ministri i Ekonomisë sqaroi se bizneseve do t’u ofrohet asistencë teknike dhe këshillim për të kryer aplikimet.
9 Prill 2024, 20:31 -
-
-
A u dekonspirua operacioni? Prokuroria e do pas hekurave, ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba nuk gjendet në banesë
Ish-juristi i Kadastrës së Durrësit, Bledi Zerba i cili akuzohet se hipotekoi një banesë me dokumente false në Gjirin e Lalzit ende nuk është vënë në pranga. Urdhër-arresti i prokurorisë ka dalë një ditë më parë, ndërsa ka dyshime se operacioni mund të jetë dekonspiruar.
9 Prill 2024, 15:03 -
Amnistia, Basha në Report Tv: PS dhe Rithemelimi aleancë kundër SPAK! Vula e PD? Zero shanse të shkojë te Berisha! Përjashtoj çdo bashkëpunim me Metën
Në një intervistë për emisionin “Studio Live”, kreu demokrat Lulzim Basha akuzoi Rithemelimin si aneks të PS, ndërsa amnistinë penale e quan një mekanizëm që fal të korruptuarit. U shpreh i bindur se vula e PD-së do i mbetet PD-së zyrtare dhe bëri thirrje që gjykata të zbatojë ligjin si duhet. Përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Ilir Metën dhe u shpreh i hapur për të dëshmuar në komisionin hetimor për sistemin TIMS.
9 Prill 2024, 14:06 -
"A pi ujë drejtësia!", protestë para Prokurorisë së Lezhës, banorët kërkojnë hetime për dy hidrocentrale: Ndërtohen me firma të falsifikuara
Banorët e Mirditës kundërshtojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve ne fshatrat e tyre. Ata protestuan sot para Prokurorisë së Lezhës me pretendimin se prej 3 vitesh po zvarriten hetimet për falsifikimin e firmave. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhimin e energjisë do të shkretojë tokat bujqësore.
9 Prill 2024, 13:42 -
Debate në seancën për Arbër Paplekajn/ Rindërtimi i skenës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, gjykata: Akti i paplotë! Ekspertët: Na duhet kohë! Shtyhet seanca
Gjykata e Apelit ka shtyrë për në datën 7 maj në orën 12:00 seancën gjyqësore për Arbër Paplekajn dhe oficerët e policisë së Elbasanit, për vrasjen e Arbër Paplekajt. Sipas gjykatës kërkesat e gjykatës nuk janë plotësuar nga 3 ekspertët dhe se akti është i paplotë
9 Prill 2024, 12:56 -
Zyrtarë shqiptarë të përfshirë në dosjen 'SKY ECC' në Belgjikë, udhëtuan në Holandë për leje ndërtimi kulle në Tiranë
Media e huaj “La Libre” ka zbuluar detaje nga nisja e gjyqit në Belgjikë për një organizatë kriminale prej 40 personash, shumë prej të cilëve shqiptarë, të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine.
9 Prill 2024, 12:37 -
-
-
-
Durrës/ 500 m2 pronë me dokumente false në Gjirin e Lalzit, Prokuroria aksion në Kadastër, firmos 3 urdhërarreste për dy juristë dhe përfituesin e tokës (EMRAT)
Tre urdhër-arreste ka firmosur Prokuroria e Durrësit për tre persona të dyshuar për “falsifikim dokumentesh” dhe “Shpërdorim detyre”. Për Bledar Zerbën, jurist në Kadastër është kërkuar “arrest në burg”, për juristen Jonida Margeja është kërkuar arrest shtëpie, ndërsa i është sekuestruar edhe telefoni celular. Ndërkaq, burg është kërkuar edhe për Ndue Mesitin, qytetari që ka përfitua
8 Prill 2024, 19:38 -
Jakin Marena: SPAK t’u marrë pasuritë të korruptuarve, burgut i thonë ‘hapu’ me qejf ata
Dhe kur themi të marrë fund pandëshkueshëria e politikanëve, zyrtarëve dhe ish zyrtarëve të lartë të korruptuar, pa dallim kahjeje politike, nuk e kemi fjalën vetëm për vitet e burgut që mund të kërkoje SPAK dhe të vendosë Gjykata e Posaçme, por mbi të gjitha e kemi fjalën për pasurinë që kanë vjedhur këta njerëz me pushtet, me firmë dhe me vulë.
8 Prill 2024, 19:11 -
SHBA-ja 'e zhgënjyer' me thirrjet që serbët në Kosovë të bojkotojnë regjistrimin e popullsisë
Departamenti amerikan i Shtetit tha për Radion Evropa e Lirë se Shtetet e Bashkuara janë “të zhgënjyera” me thirrjet publike që serbët e Kosovës të bojkotojnë procesin e regjistrimit të popullsisë
8 Prill 2024, 17:32 -
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
Çmimet kanë ngadalësuar ritmin e rritjes, Instituti i Statistikave thotë se inflacioni në muajin mars ishte 2.3%, që është niveli më i ulët prej 2021-shit. Sipas të dhënave të gjitha grupet e mallrave janë shtrenjtuar lehtë në raport me vjet, përveç karburantit.
8 Prill 2024, 16:51 -
SPAK merr të pandehur 3 zyrtarë të bashkisë Tropojë! I dhanë tenderin e shkollës 'Asim Vokshi' kompanisë që dha ofertën 8 mln lekë më të lartë
Tre zyrtarë të bashkisë së Tropojës janë marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tendera lidhur me ndërtimin e një palestre, terrene sportive dhe sistemime të jashtme të gjimnazit 'Asim Vokshi'
8 Prill 2024, 11:44 -
Prokuroria e Përgjithshme si SPAK: Janë ulur denoncimet e administratës ndaj korrupsionit! 'Përplasen' te krimi: Ka rënë
Pas shqetësimit të ngritur nga kreu i SPAK Altin Dumani se ka rënë numri i denocnimeve të administratës për korrupsin, i njëjti problem evidentohet në raportin vjetor të Prokurorisë së Përgjithshme. Raportet "ndahen" te bilanci për krimin, i cili sipas Prokurorisë së Përgjithshme ka pësuar ulje për 2023
7 Prill 2024, 17:34 -
‘Perëndimi i vesës’ i Shkëlzen Zallit, bashkëshortja: Dedikim! Liceu i Korçës në dokumente! ‘Ne jemi drita’, fitues i çmimit Europian të Letërsisë! ‘Shit ose të shitën’, si të kesh sukses në biznes e jetë!
Rubrika “Në Librari” përgatitur nga gazetarja Anila Dedaj vjen këtë fundjavë me katër tituj të rinj.
7 Prill 2024, 13:14 -
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky dëshiron një samit botëror të paqes në Zvicër! Në Sllovaki, Pellegrini pro-rus fiton zgjedhjet presidenciale
Një samit botëror në Zvicër. Kjo është shpresa e presidentit ukrainas Zelensky, i cili shpreson të jetë në gjendje të organizojë me Presidenten Viola Amherd "brenda pak ditësh e jo javësh". Ndërkohë, Peter Pellegrini, një aleat i kryeministrit nacionalist dhe pro-rus Robert Fico, fitoi zgjedhjet presidenciale në Sllovaki, duke mposhtur kandidatin e opozitës Ivan Korcok.
7 Prill 2024, 07:37 -
Ish bashkëpunëtorët e Donald Trump-it kundër kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë
Ndërkohë që Donald Trump po garon për president për të tretën herë, ai po kundërshtohet ashpër nga një kontingjent ish zyrtarësh që me ngulm po paralajmërojnë kundër kthimit të tij në pushtet dhe po bëjnë parashikime të zymta për vendin dhe sundimin e ligjit nëse ai fiton.
5 Prill 2024, 22:51
