-
23 raste të reja, 1 humbje jete në 24 orët e fundit nga COVID! Sot kryhen 4372 vaksinime, në total mbi 712 mijë vaksinime
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 23 raste të reja me OCVID-19 dhe vetëm një humbje jetën. Gjatë ditës së sotme janë kryer 4372 vaksinime në të gjithë vendin, ndërsa në total janë kryer 712.466 vaksinime që nga fillimi i fushatës ‘Shqipëria Buzëqesh’.
22 Maj 2021, 16:34 -
Surpriza në zgjedhjet për kreun e PD/ Kandidon Agron Shehaj: Duhet vizion dhe drejtim i ri! Elezi: Vetëm dorëheqja e Bashës garanton shanse të barabarta! Tërhiqet ish-nënkryetari i FRPD
Në ditën e fundit të regjistrimit të kandidatëve për kryetarë të Partisë Demokratike ka shpallur kandidaturën edhe Agron Shehaj, një emër i përfolur më parë por që nuk kishte shfaqur në asnjë moment ambicien për të qenë pjesë e kësaj gare. Shehaj bëhet kështu i katërti që zyrtarizon emrin e tij si kandidat për kryetar përballë Lulzim Bashës në Partinë Demokratike.
22 Maj 2021, 11:17 -
-
Vidhnin me dhunë biznese e magazina në Durrës e qytete të tjera, arrestohen 3 persona, shpallen në kërkim 3 të tjerë
Tre persona janë arrestuar dhe tre të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve me dhunë në këtë qytet, por edhe në qytete të tjera.
22 Maj 2021, 10:45 -
Berisha rrezik për sigurinë e SHBA, PD në 10 mars 2021: Personat 'non grata' për SHBA s’kanë vend në Parlament
Ligji dekriminalizimit ndalon të bëhen pjesë të Parlamentit personat që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA, Berisha plotëson kushtin për shkak të përfshirjes në listën e zezë familjarisht. Partia Demokratike interpretoi ligjin në 10 mars të vitit 2021, duke deklaruar se urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit për t’i ndaluar Doshit hyrjen në SHBA përbën shkak ligjor për ndalimin e kandidimit si deputet. A do ta pranojë këtë standard edhe për Berishën apo do mohojë qëndrimin për ta mbrojtur? Basha para provës të së vërtetës.
22 Maj 2021, 09:23 -
Prej 6 muajsh e mbyllur/ Kapshtica hapet vetëm për punëtorët sezonalë deri në 31 maj, do u bëhet testi në kufi! Kalojnë 400 persona në ditë
Dogana e Kapshticës do të hapet për të gjithë punëtorët sezonalë që do të duan të shkojnë në Greqi. Policisë Kufitare Kapshticë njofton se do të lejohet kalimi i 400 personave në ditë në orarin 08:00-16:00.
22 Maj 2021, 09:19 -
Moody’s konfirmon vlerësimin në “B1” dhe perspektivën “të qëndrueshme” për ekonominë shqiptare: Rezistoi ndaj pandemisë, stabiliteti u ruajt
Agjencia parashikon se rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu vlerëson se perspektiva e rritjes afamesme mbetet e favorshme
22 Maj 2021, 09:05 -
Mbrëmë u vra Delon Troqe, në Vlorë në 4 muaj janë ekzekutuar 4 persona, të gjithë të dënuar më parë! Të katërt me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit
Vlora është tronditur sërish dje nga breshëritë e kallashnikovit! Në mes të qytetit një tjetër të riu iu mor jeta nga plumbat. Bilanci rëndohet kur ke parasysh që vetëm në këto muaj të 2021-shit, 3 të tjerë janë ekzekutuar në mënyrë mafioze në këtë qytet. 4 vrasje gjithsej që e bëjnë Vlorën një prej qyteteve më problematike në vend.
22 Maj 2021, 07:43 -
-
Protestë për ujrat e zeza në Durrës, banorët e ish-Kënetës: Gjatë verës vjen erë e padurueshme (VIDEO)
Ujërat e zeza, të derdhura në kanalet kulluese, në zonën e ish-Kenetes në Durrës janë kthyer në një shqetësim mjaft të madh për banorët e rrugës"Gjergj Balshaj". Të ndodhur në këtë situatë, ata janë ngritur në protestë.
21 Maj 2021, 20:31 -
Bien borxhet e institucioneve, zbresin me 24.9 mln euro! Eksperti Muço: Pozitive, duhet kujdes me detyrimet gjyqësore
Në fund të muajit mars detyrimet e prapambetura zbritën me 24.9 milionë euro, krahasuar me muajin dhjetor të vitit të kaluar. Eksperti i ekonomisë Klodian Muço e vlerëson si pozitive këtë ulje por thotë se duhet treguar kujdes me borxhet për vendimet gjyqësore dhe ato të bashkive.
21 Maj 2021, 17:15 -
COVID-19/ 35 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit! Asnjë pacient i intubuar! Sot 5103 vaksinime
Në 24 orët e fundit janë shënuar në vendin tonë 35 raste të reja dhe vetëm një humbje jete. Lajmi i mirë është që prej ditësh vijon të mos ketë asnjë pacientë të intubuar në spitalet COVID, ndërsa vetëm 7 persona janë në terapi intensive.
21 Maj 2021, 16:31 -
-
-
-
Vëzhgimi i 'Report Tv'/ Drejtori i Policisë Rrugore: Trafiku nga punimet! Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore për rritjen e sigurisë
Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj thotë se punimet brenda dhe jashtë Unazës së Madhe në kryeqytet kanë ndikuar në lëvizjen e mbetjeve duke rënduar trafikun. Report Tv ditët e fundit solli një panorama të plotë të kaosit nëpër rrugët e Tiranës, ku shoferëve iu duhet të presin më orë në trafik.
21 Maj 2021, 12:57 -
-
Zbulimi dhe shpërthimi i minave, në bazën në Zall Herr! Report Tv live nga stërvitja 'Defender Europe 21'! Ushtarët amerikanë: Do vijmë edhe për pushime
Stërvitja “Defender 2021“ ka përfshirë ushtarakë amerikanë e shqiptarë në bazën e Zall Herrit për gjetjen e minave, pastrimin e agjentëve kimikë e shtrimin e rrugëve. Për mikrofonin e Report Tv ushtarakët amerikanë vlerësojnë trupat shqiptare dhe thonë se Shqipëria do të jetë edhe një destinacion turistik për ta në të ardhmen.
21 Maj 2021, 10:27 -
Goditi punonjësin e policisë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë, procedohen tre të tjerë
Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka kundërshtuar me forcë efektivët. Në pranga ka rënë E.P, 37-vjeç i cili kundërshtoi dhe dhunoi punonjësin e policisë ndërsa tre persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë, pasi kanë qenë bashkë me të
21 Maj 2021, 10:18 -
Hetuan edhe dosjen 184, Kryeprokurori Çela kërkesë ILD: Të nisin hetimet për dy prokuroret dhe kreun e Prokurorisë Dibër
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i ka dërguar sot një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), që të nisë hetimet për dy prokurore të Dibrës dhe drejtuesin e Prokurorisë në këtë rreth, në lidhje me zvarritje të hetimeve.
21 Maj 2021, 09:33 -
Kur fundi biologjik të duket lule
Këtu mbyllet cikli 30 vjecar, jo vetëm i mëkatarit më të madh të Shqipërisë post komuniste, por mbyllet cikli i tërheqjes zvarrë të një kombi, që nuk ka parë një ditë të bardhë, për shkak se nuk ka mundur të ndëshkojë kurrë, ata që, pasi vrasin e presin, mbretërojnë të lirë.
20 Maj 2021, 21:43
