-
-
3 vite nga tërmeti tragjik, rindërtimi ende në proces! Në Fushë-Krujë, Thumanë e Bubq familjet në shtëpitë e reja, në Krujë mbi 1100 ende me bonus qiraje
Sot shënohen 3 vite nga tërmeti tragjik që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit të vitit 2019. 51 persona humbën jetën, ndërsa mbetën të plagosur rreth 1 mijë qytetarë të tjerë. Shumë banorë në Durrës, Fushë-Krujë, Laç, Lezhë e Tiranë, mbetën pa strehë, ndërsa qeveria është ende në procesin e rindërtimit.
26 Nëntor 2022, 16:33 -
Deputetja e PD reagon ashpër ndaj Gjiknurit: Turp! Në Elbasan festohet 110 vjet pavarësi, me flamur lejla
Deputetja e PD, Flutura Açka ka reaguar ashpër për festën e mbajtur në Elbasan, ku u hap sipari i festimeve të 110 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Në një postim në Facebook, Açka u shpreh se ishte turp që u festua me flamur lejla.
26 Nëntor 2022, 16:27 -
Mallakastër/ Alibeaj prezanton Kapllanajn: Kandidatura e duhur! Mesazh Berishës: S’mund ta përdorësh PD për halle personale
Kreu i Grupit të Partisë demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot kandidaturën për bashkinë e Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Në fjalën e tij Alibeaj tha se Kapllanaj është figura që i duhet sot Mallakastrës sepse sipas tij Kapllanaj e ka treguar veten e tij me punën që ka bërë gjatë kohës që ka pasur drejtimin e kësaj bashkie, ndërsa theksoi se nuk diferenconte as të majtë e as të djathtë.
26 Nëntor 2022, 15:19 -
‘Kompjuteri nuk ha mik, por disa duhet të mbarojnë punë më herët’, Kadastra me aplikacion të ri: Shërbim brenda 48 orëve, me pagesë më të lartë
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka vendosur në shërbim të qytetarëve shërbimin e përshpejtuar elektronik, me anë të së cilit dokumentet do merren për 48 orë, jo si më parë për 10 ditë. Deri tani ky shërbim u është bënë në dispozicion noterëve dhe nis javës tjetër për të gjithë qytetarët.
26 Nëntor 2022, 11:51 -
Inflacioni i lartë në vend, parashikohet rënie ekonomike dhe ulje e konsumit
Në Shqipëri, Banka Qëndrore ka ndërhyrë disa herë brenda pak muajve, duke rritur normën bazë të interesit, me qëllim për të ulur inflacionin. Ky është një instrument që po përdoret në mjaft vende nga bankat qëndrore, për të frenuar rritjen e çmimeve shkaktuar nga mungesa e ofertës në tregjet ndërkombëtare, pas agresionit rus në Ukrainë.
26 Nëntor 2022, 08:35 -
'Dhuratë' ditëlindjeje! Nga sot imazhi i Rita Orës në pullat e postës së Kosovës, këngëtarja: Suprizë e veçantë! Jam mirënjohëse dhe e nderuar
Fotoja e këngëtares me famë botërore Rita Ora, do të jetë tashmë në pullat postare të Kosovës. Pulla me imazhin e saj është vendosur që të lëshohet sot në qarkullim postar, që është edhe ditëlindja e artistes.
26 Nëntor 2022, 08:07 -
Porti i Durrësit/ ‘Rithemelimi’ çon në SPAK Ramën e Ballukun: Kompania Eagle Hill, ofshore
Pas miratimit të marrëveshjes në parlament, Adriana Kalaja e Rithemelimit, dorëzoi në SPAK një padi kundër kryeministrit Rama, ministres Balluku e një sërë zyrtarësh të tjerë, të lidhur sipas saj me atë që e quan aferën e Portit të Durrësit. Kalaja tha se dorëzoi prova se kompania investitore “Egle Hill” është offshore.
25 Nëntor 2022, 15:09 -
Berisha e akuzoi se është i blerë me pallate nga Rama, Kapllanaj: Flet për kompleksin e dhëndrit të tij! S’i beson as vetë ato që thotë
“Nuk i beson vetë ato që thotë”, kështu i është përgjigjur Agron Kapllanaj akuzave të Sali Berishës se është bashkëpunëtor i Edi Ramës. Në një intervistë për Report Tv, u shpreh se demokratët kanë ngecur me Sali Berishën, por nuk e cilëson si alternativë për PD.
25 Nëntor 2022, 13:46 -
-
Miratimi i projektit të Portit të Durrësit në Kuvend, Kryemadhi: Deputetët e verbër votuan një aferë kriminale, si inceneratori (REAGIMET)
Edhe pse opozita ka qenë kundër, projekti i Portit të Durrësit e ka marrë dritën jeshile nga pozita. Por ajo që ra në sy ishte mos prezenca e kryeministrit Edi Rama i cili pas fjalimit të tij, kreu i qeverisë nuk u paraqit të votonte, e kaq i ka mjaftuar opozitës për kundërargument.
25 Nëntor 2022, 13:17 -
‘14 maji’, Berisha: 1 kandidat, 1 pallat! Çdo emër që del nga Alibeaj është i Ramës për të dëmtuar PD! Kam marrë mbështetjen e Metës për ‘6 dhjetorin’
Negociatat për bashkimin e Partisë Demokratike duket se kanë stopuar, dhe Sali Berisha ditën e sotme i ka hedhur edhe më shumë “benzinë zjarrit”. Në një kohë kur janë konfirmuar emrat e parë të dalë nga grupi i Enkelejd Alibeajt për disa Bashki, Sali Berisha i ka akuzuar si të “përdorur” nga Edi Rama me qëllim që të dëmtojnë Partinë Demokratike.
25 Nëntor 2022, 12:52 -
-
Braçe në plan të lërë politikën? Postimi që ngriti dyshimet: Koha për punë tjetër
Pasi Kuvendi mori dritën jeshile në Portin e Durrësit, në një seancë maratonë që ka zgjedhur deri në orën 03:00 të së premtes, deputeti socialist ka postuar një foto nga ‘Foltorja’ e Kuvendit, ku shkruan: Koha për punë tjetër!
25 Nëntor 2022, 09:30 -
Porti i Durrësit merr ‘dritën jeshile’ në Kuvend pa Ramën, PL: Ky grabit dhe përgjegjësinë ua lë të tjerëve! Deputetët votojnë si bagëti
Edhe pse në mungesë të kryeministrit, projektligjet u miratuan me shumicë votash në parlament. Për Vasilin, Rama ‘grabit’ dhe përgjegjësinë ua lë deputetëve të tij të cilët votojnë si bagëti.
25 Nëntor 2022, 09:19 -
Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 35 kundër projektin për Portin Turistik, Rama: Do jetë motor i jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin
Ndonëse nuk mori pjesë në votim, kryeministri Edi Rama e cilëson Portin Turistik si motor të jashtëzakonshëm ekonomik për Durrësin. Kreu i qeverisë e quan ‘skandal mjedisor’ dhe ‘plagë urbane’ portin aktual, ndërsa tregon si do të bëhet transformimi i Portit të Durrësit.
25 Nëntor 2022, 08:08 -
-
U përfol si kandidat i mundshëm për kreun e bashkisë Mallakastër nën siglën e PD, reagon për herë të parë Kapllanaj
Pas lajmeve në media mbi mundësinë e kandidimit të tij për kreun e bashkisë së Mallakstrës, nëpërmjet një postimi në facebook, Agron Kapllanaj ka konfirmuar kandidaturën e tij.
24 Nëntor 2022, 21:11 -
Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, eksperti: E përkohshme! Ndihmon në shmangin e një përshkallëzimi, por nuk është zgjidhja
Rëndësia e vërtetë e dakordimit të Kosovës dhe Serbisë lidhur me çështjen e targave, është se e lë mënjanë çështjen e ndezur aktuale dhe i angazhon palët të përqendrohen në perspektivë të gjerë, thotë për Radion Evropa e Lirë, Toby Vogel, bashkëpunëtor i Këshillit për Politikat e Demokratizimit nga Brukseli.
24 Nëntor 2022, 18:42 -
Aleanca me Metën/ Agalliu në Report Tv: Si mundet që një njeri që e ke akuzuar ashpër sot ta kesh aleat? Berisha ose të kërkojë falje ose të shpjegojë arsyet
Deputeti Arbi Agalliu thotë se aleanca e Sali Berishës dhe Ilir Metës nuk është aspak e moralshme politikisht dhe për rrjedhojë nuk mund t’ua shesë demokratëve si vendimin e duhur të marrë nga Partia Demokratike.
24 Nëntor 2022, 18:18 -
Raporti i Kombeve të Bashkuara, gratë ende të pa përfaqësuara në zonat rurale! Raportuesi i OKB në Tiranë: Përfaqësimi në qeveri i lartë, në pushtetin lokal jo
Roli i gruas ende i vogël në Shoqërinë shqiptare. Edhe pse ka rritje të ndjeshme të përfaqësisë në pushtetin qendror, duhet më shumë vëmendje në zonat rurale. Këto janë disa nga gjetjet e raporti të OKB, të publikuar të enjten në Tiranë.
24 Nëntor 2022, 16:48
