-
-
I vunë tritol në banesë, gjyqtari i Gjykatës së Shkodrës nuk kalon vetingun, KPK shkarkon Tonin Stërkaj
Procesi i vetingut për gjyqtarin Sterkaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Gerrit Sprenger.
4 Shtator 2024, 16:22 -
-
U ekstradua nga Gjeorgjia, GJKKO lë në burg turkun Yalcin Hanci! Trafikoi me skaf klandestinë drejt Italisë më 2020-2021
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e "arrest me burg" për shtetasin turk, Yalcin Hanci, i cili bënte pjesë e një grupi kriminal që transportonte emigrantë, kryesisht në Itali me skaf
4 Shtator 2024, 15:28 -
-
VIDEO/ Tragjedia e 'Bayesian' rrezikon përsëritjen, momenti kur megajahti 127 mlm USD i miliarderit rus të ‘Gazprom’, përplaset me skafin në Turqi
Ngjarja ndodhi në Gjirin e Bodrumit, kur megajahti “Lürssen Ice”, 90 metra e gjatë dhe në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov, një aksioner i Gazprom, u përplas me mjetin lundrues “A. Mey”
4 Shtator 2024, 14:08 -
-
'Objektiv vendi i parë në grup', Arbër Hoxha e Seferi: Ta nisim me fitore, me Gjorgjinë stadiumi të jetë plot
Kombëtarja synon vendin e parë në grupin e Ligës së Kombeve. Kështu shprehen futbollistët Arbër Hoxha dhe Taulant Seferi, të cilët thonë se kundër Ukrainës duan të nisin me 3 pikët. Ndërkohë UEFA ka përcaktuar arbitrat për sfidën që luhet të shtunën në Çeki.
4 Shtator 2024, 13:04 -
Korçë/ Burri e leu me benzinë dhe i vuri flakën? Melisa nuk kishte kërkuar urdhër mbrojtje! Çifti jetonte i ndarë por nuk ishte në proces divorci
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja ku 45-vjeçari Bledar Trëndafili, i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit 31-vjeçare në mbrëmjen e së shtunës të datës 31 Gusht.
4 Shtator 2024, 12:53 -
Debate te Këshilli i Mandateve/ PD kërkon heqjen e mandatit të Sinajt: Ka përfituar fonde publike! Deputeti i PS: Rrogën time e bëj donacion, dhashë 100 mln lekë të vjetra për tërmetin
Me debate të ashpra është zhvilluar mbledhja në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, ku u shqyrtua kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. PD e akuzon se ka përfituar fonde publike, por Sinaj thotë se nuk ka marrë asnjë para nga buxheti i shtetit, përkundrazi tha se rrogën e deputetit dhuron, si edhe ka dhënë 100 mln lekë të vjetra për tërmetin.
4 Shtator 2024, 12:18 -
-
-
Durrës/ Kërcënoi Armand Dukën që t’ia bënte djalin pjesë të kombëtares, lihet në burg presidenti i KF Iliria: E kam mik, ndodhi nga gjaknxehtësia! Lirohen nga qelia djemtë
Presidenti i klubit të futbollit “Iliria” Nazmi Selmani do të qendrojë në burg bashkë me nipin pasi kërcënoi kreun e FSHF-së Armand Duka. Gjykata e Durrësit liroi personat e tjerë që kanë lidhje me ngjarjen. Selmani kërcënoi Dukën, pasi nuk i mori të birin futbollist në ekipin e Kombëtares.
4 Shtator 2024, 11:32 -
Rama nderon medalistët e Lojërave Olimpike: Ftoj më shumë sportistë të huaj të garojnë me fanelën e Shqipërisë, pa i ndryshuar emrin as ngjyrën (dhe një mesazh për hudhrat)
Kryeministri mori pjesë sot në Ceremoninë e Mirënjohjes për medalistët e Lojërave Olimpike, ku vlerësoi grupin e ekipit të Mundjes dhe 2 medalistët. U jepet edhe mbështetja financiare prej 50 milionësësh të vjetra, Rama e shoqëron me certifikatë vërtetësie “nëse ua kërkojnë Tatimorët”. Thirrje edhe të rinjve që të lënë TikTok-un, rrjetet sociale dhe lojërat e internetit, e t'i përkushtohen sportit
4 Shtator 2024, 11:04 -
Atentati në Don Bosko, Report Tv siguron foton e mjetit të autorëve! Dy të plagosurit: S’kemi konflikte! Në Golfin e djegur gjendet arma e krimit
Report Tv ka siguruar foton e makinës me të cilën lëvizën autorët e atentatit në Don Bosko. Dy të plagosurit, Kastriot Elezaj dhe Renaldo Metushi, në dëshminë e tyre, të dy kanë mohuar të kenë pasur konflite me persona të tjerë dhe nuk kanë arritur të identifikojnë autorët.
4 Shtator 2024, 10:47 -
Reformë pensioneve, Ministri i Financave: Skema brenda tetorit! Paketë e re ndihme ekonomike! Profesionet e Lira, Malaj: I drejtohemi Kushteteses për tatimin e parapaguar
Në konferencën e parë për median si ministër i Financave, Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri. Njoftoi se brenda muajit tetor do jetë gati skema e re për pensione më të larta, ndërsa po punohet për një paketë ndihme për familjet në nevojë brenda vitit. Malaj foli për performancë pozitive të ekonomisë gjatë këtij 7-mujori.
4 Shtator 2024, 10:26 -
-
Lufta në Ukrainë/ Dorëhiqet edhe ministri i Jashtëm Kuleba, 4 largime nga kabineti! 51 të vrarë në masakrën e Poltavës
Rusia bombardon dhe Lvivin me 17 raketa.Pamje dhe rrëfime rrënqethëse nga qyteza e kthyer në grumbull inertesh. Raketat ruse Iskander nuk kursyen shkollën dhe spitalin, por shënjestra rezultoi se ishte Kazerma Stërvitore 179, e Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetik. Largime të tjera nga kabineti i presidentit, ikën dhe ministri i Jashtëm
4 Shtator 2024, 07:43 -
Një ish punonjëse shtetërore e Nju Jorkut akuzohet se ka vepruar si agjente e Kinës
Ndaj një ish ndihmëseje të lartë të guvernatores së Nju Jorkut, Kathy Hochul, u ngritën akuza për veprim si agjente e qeverisë kineze. Linda Sun, ish-zëvendës shefe e personelit të guvernatores Hochul, po akuzohet për shkelje të ligjit për regjistrim si agjente e huaj.
4 Shtator 2024, 07:17 -
Policia i kërkon, dyshohet se Antonela Berishaj dhe e motra ikën nga Morina'! Gazetari Dema zbulon detaje: Donin t'i shkaktonin dëmtim të përjetshëm Klea Prengës
Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema zbulon detaje të reja lidhur me ish konkurenten e Big Brother Antonela Berishaj, dhe motrën e saj Mariela Berishaj të cilat gati një muaj më parë dhunuan blogeren Klea Prenga në një nga lokalet luksoze të Tiranës.
3 Shtator 2024, 22:14 -
‘Shkundet’ kabineti i Zelenskyt, 3 ministra të qeverisë japin dorëheqjen! Presidenti pritet të ndryshojë më shumë se gjysmën e qeverisë
Tre ministra ukrainas dhanë dorëheqjen sot, por ende nuk është e qartë pse. Kryetari i parlamentit ukrainas tha se ministri përgjegjës për mbikëqyrjen e prodhimit të armëve gjatë luftës Oleksandr Kamyshin, në detyrë që nga marsi i vitit 2023, Ministri i Drejtësisë Denys Maliuska dhe Ministri i Mjedisit Ruslan Strilets paraqitën letrën e dorëheqjes.
3 Shtator 2024, 21:37
