-
Mbi 204 shtete dhe 11.240 atlete, te premten nisin Lojrat Olimpike! Shqipëria shpreson historinë, sytë nga peshëngritja
Lojrat Olimpike të Tokios që u shtunë për një vit, do të nisin të premten në orën 13:00 dhe do ta zgjasin për dy javë. Mes 204 shteteve pjesëmarrëse është edhe Shqipëria, që për herë të parë në histori shpreson të marrë një medalje nëpërmjet peshëngritësit Briken Calja dhe gjimnastit Matvei Petrov.
22 Korrik 2021, 14:33 -
Unaza e Madhe në verilindje të Kryeqytetit thuajse gati, Rama poston videon: Është realizuar 90 % e projektit
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga Kantieri i Unazës në pjesën verilindore, Loti 2 dhe 3 në Tiranë. Kreu i qeverisë shkruan se është realizuar 90% e projektit të Unazës së Madhe në Tiranë, ka përfunduar mbikalimi në zonën e Farkës, si edhe rrugët dytësore të këtij mbikalimi.
21 Korrik 2021, 20:28 -
Temperaturat përvëluese, Dubai stimulon reshje shiu me dron
Në një kohë që një pjesë e madhe e vendeve të Evropës po vuan nga përmbytjet e shumta që kanë përfshirë rajonin dhe Kina po ashtu, në anën tjetër në Dubai jemi dëshmitarë të ekstremit tjetër të motin një mungesë totale të reshjeve dhe temperaturave ekstreme të motit.
21 Korrik 2021, 10:36 -
Rriten rastet e reja me koronavirus, 21 qytetarë rezultojnë pozitiv! Asnjë humbje jete nga COVID
21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID, nga 2451 testime të kryera në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka asnjë humbje jete, ndërkohë që aktualisht janë 156 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Sakaq në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë
18 Korrik 2021, 16:48 -
COVID-19/ Asnjë viktimë dhe 18 raste të reja në 24 orët e fundit
Një rritje të lehtë kanë pësuar rastet e reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, në krahasim me disa ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga 2431 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 18 qytetarë, ku kryeson Tirana me 6 raste.
17 Korrik 2021, 17:48 -
Teatri/ Kushtetuesja zbardh vendimin: Është cenuar autonomia e pushtetit vendor, është vepruar në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare
Gjykata Kushtetuese ka zbardhur ditën e sotme vendimin që mori më 2 korrik për rrëzimin ligjore për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar ndërkohë që nuk e shpalli antikushtetuese shembjen e teatrit, duke mos arritur një shumicë prej 5 votash.
16 Korrik 2021, 16:44 -
Dërgonin qytetar me viza false drejt SHBA-së dhe Kanadasë kundrejt parave, SPAK mbyll një tjetër dosje kriminale, përfundojnë në GJKKO 24 të pandehur
U arrestuan nën operacionin ‘Shqiponja e Kristaltë‘ një vit më parë, përfundojnë në gjykatë 24 anëtarët e grupit të klandestinëve nga Shqipëria drejt SHBA, Kanadasë e Europës. Trafikantët merrni pagesa nga 5 mijë deri në 10 mijë euro për të dërguar emigrantë të paligjshëm me dokumente false drejt SHBA, Kanada e Europës. Në gjykatë përfunduan të gjithë anëtarët e grupit mes tyre burra e gra nga akuza e armëmbajtjes, ndihmës së paligjshme për kalim kufirit e deri tek pjesëmarrja në grup kriminal.
16 Korrik 2021, 16:04 -
Regjistroi biznes në emër të kunatit dhe i dha 12 tendera në 14 muaj me vlerë 2.7 mln lekë, SPAK përfundon hetimet për përgjegjësin e Logjistikës te ‘313-ta’
Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim, Florin Ahmetajn, përgjegjës i sektorit të Logjistrikës te burgu 311-ta me akuzën “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
16 Korrik 2021, 14:36 -
Pas 31-orësh udhëtim, Vesa Luma mes lotësh shkel më në fund Shqipërinë pas 2 vitesh! Zbulon se me çfarë e priti vjehrra në shtëpi
Këngëtarja e njohur Vesa Luma, së bashku me djalin e saj Lian, kanë fluturuar drejt Shqipërisë në një udhëtim prej 31 orësh nga Zelanda e Re, ku edhe jeton së bashku me këngëtarin Big Basta
14 Korrik 2021, 20:21 -
Po qeshte dhe bisedonte me një shokë, reperi 21-vjeçar ekzekutohet me breshëri plumbash në makinën e tij në Los Angelos live në Instagram
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Los Angleos, ku reperi “Red Boy” teksa po qeshte dhe bisedonte me një shokë live në Instagram është ekzekutuar me breshëri plumbash në makinën e tij.
14 Korrik 2021, 10:41 -
Legjenda Uran Kostreci, u dënua tre herë, vuajti: 22 vjet, 10 muaj, 6 ditë burgim
Ka ndërruar jetë ditën e djeshme në moshën 83 vjeçare, një prej legjendave të qëndresës antikomuniste ndër vite, Uran Kostreci. Në vitin 1957 mbaroi Shkollën e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasani, por për arsye të biografisë nuk iu dha mundësia të vazhdonte arsimin e lartë, pavarësisht se doli mirë me mësime. Shërbeu si arsimtar: në vitet 1957-1959 në Rrethin e Vlorës; më 1959-1960 në Tunjë të Gramshit dhe më 1960-1961 në Mollas të Elbasanit.
13 Korrik 2021, 12:07 -
Tentativa për pengimin e zgjedhjeve lokale të 2019 dhe abuzimi me tenderin e druve, SPAK dërgon në GJKKO ish-kryebashkiakun e PD të Pogradecit dhe 5 vartësit e tij
SPAK ka dërguar sot në Gjykatë ish-kryebashkiakun PD në Pogradec, Eduart Kaprin dhe 5 vartësit e tij, të cilët do të gjykohen në lidhje me tentativën për të penguar zgjedhjet lokale në 30 qershor 2019 si dhe për akuzën për abuzim me tenderin për blerjen e druve të zjarrit me vlerë 9.2 mln lekë në vitin 2017.
13 Korrik 2021, 08:34 -
Altin Ketro: Kur Sali Berisha merr rolin e denoncuesit! Një ballafaqim faktesh se si ai nuk ka reaguar për çështje të ngjashme, kur ka qenë vetë në pushtet
Të bësh denoncime publike ose në organet e zbatimit të ligjit sa herë ke prova ose dyshon se ka vepra me karakter korruptiv dhe që dëmtojnë buxhetin e shtetit, pra paratë e taksapaguesve, është diçka që duhet përshëndetur dhe mbështetur, pavarësisht se cili e bën atë.
12 Korrik 2021, 19:59 -
Kallëzimi blof në SPAK i Aleancës për Teatrin ndaj Luigi Soreca-s! Kreu i delegacionit të BE ka imunitet diplomatik! Me të paditet edhe Veliaj
Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka dorëzuar sot në SPAK një padi për ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, të cilin e akuzon se ka tentuar që të ushtrojë ndikim te Gjykata Kushtetuese, për vendimin për çështjen e Teatrit Kombëtar. I paditur është edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
12 Korrik 2021, 15:09 -
-
Me 174 km/h, arrestohen 11 shoferë 'të çmendur’, një drejtues u kap i dehur në timon dhe me celular duke i dhënë frugonit
Edhe pse paralajmërimet nga Policia e Shtetit kanë qenë të shumta që drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në të kundërt nuk do të ketë tolerime, duket se për një pjesë të shoferëve këto këshilla bien në vesh të shurdhët. Fatmirësisht për ndalimin e ‘shoferëve të çmendur në timon’ që shpesh marrin jetë me mjetet e tyre kanë ndërgjegjësuar qytetarët të cilët i kanë denoncuar ata në polici.
8 Korrik 2021, 16:27 -
-
Pas denoncimit të Report Tv që Benzi me logo Kuvendi sfidoi policinë me shpejtësi 'skëterrë', uniformat blu pikasin 'policët e rremë' në rrugë! Për disa nis hetimi penal
Disa ditë më parë Report Tv denoncoi me pamje se si një makinë e cila për t'u 'kamufluar' nga forcat e policisë përdortë një logo të Kuvendit të Shqipërisë dhe ecte me shpejtësi skëterrë në rrugët e vendit, policia e shtetit ka njoftuar sot se ka marrë masa ndaj të gjithë këtyre 'hileqarëve' që na rrezikojnë jetën çdo ditë.
7 Korrik 2021, 14:22 -
2 vrasjet e bujshme me 4 viktima në Durrës, SPAK përfundon hetimet për grupin e Talo Çelës, dërgon çështjen për gjykim
SPAK ka përfunduar hetimet për Talo Çelën dhe grupin e tij lidhur me 2 vrasje të bujshme në Durrës atë të 2 vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia dhe vrasjen e të rinjve Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia. Çështja për vrasjet e ndodhura në brenda një harku kohor prej dy javësh nga njëra tjetra, është dërguar për gjykim në GJKKO
7 Korrik 2021, 08:37 -
-
7 në burg, 4 arrest shtëpie! Si funksiononte skema e abuzimit në Bashkinë Lushnje mes 9 zyrtarëve dhe 2 biznesmenëve! (Akuzat)
Abuzimi me tenderat dhe fondet publike çoi sot në pranga kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, 8 vartësit e tij dhe 2 biznesmenë. Fatos Tushe, Flamur Peqini, Ibrahim Lami, Bujar Murati, Gazmend Çela, Bektash Nexha, Blerta Turku janë lënë në arrest me burg, kurse në arrest shtëpie janë lënë Xhemal Hasko, Margartia Gjermëni, Andri Musho, Ani Simoni
6 Korrik 2021, 11:38