-
-
Me flamurin shqiptar në dorë, Anxhela Peristeri niset drejt Holandës për në ‘Eurovision’
Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.
9 Maj 2021, 17:36 -
-
-
Bie në oqeanin Indian raketa kineze, kaloi mbi Shqipëri pak pas mesnate
Mbetjet e raketës së madhe kineze kanë rënë përsëri në Tokë, duke u zhytur në oqeanin Indian pranë ishujve Maldiveve, sipas mediave shtetërore kineze, duke i dhënë fund ditëve të spekulimeve se ku do të godasin mbeturinat. Ndërkohë, rezulton se raketa ka kaluar edhe mbi vendin tonë pak pas mesnatës, rreth orës 01:00.
9 Maj 2021, 07:35 -
Lufta kundër COVID/ Deri tani 596.766 vaksinime në të gjithë vendin, në 24 orë janë 11.073 të vaksinuar
Ka shkuar në 596.766 numri total i vaksinimeve të kryera në vend që prej fillimisht të fushatës. Vetëm 24 orët e fundit janë kryer 11.073. Lajmin e ka dhënë sot ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale.
8 Maj 2021, 20:58 -
89 raste të reja me COVID-19, ndërrojnë jetë 3 qytetarë! Situata në spitale në përmirësim të vazhdueshëm
Rastet e reja më COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit nga 4516 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 89 qytetarë. Ndërkohë që betejën me sëmundjen nuk kanë arritur që ta fitojnë 3 qytetarë: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 50-72 vjeç
8 Maj 2021, 16:47 -
Krimet zgjedhore në 25 prill, Prokuroria bën bilancin: 10 persona në hetim, 5 të arrestuar, për 4 të tjerë është kërkuar ‘arrest me burg’
10 persona janë vënë në hetim, 5 janë arrestuar dhe 4 prej tyre është kërkuar masa arrestit me burg, 3 prej të cilëve u është pranuar! Është ky bilanci i Prokurorisë për krimet zgjedhore në 25 prill.
8 Maj 2021, 10:24 -
-
Çfarë do të bëjë Presidenti Biden me 6 trilionë dollarë?
Presidenti Joe Biden ishte në Lejk Çarls të Luizianës të enjten në vazhdën e përpjekjeve për të rritur mbështetjen për propozimet e tij me vlerë 2.3 trilionë dollarë të njohura si Plani për Punësim për Amerikanët, ose i njohur ndryshe si strategjia e presidentit për modernizimin e infrastrukturës.
7 Maj 2021, 07:25 -
616-vjetori i lindjes së Skënderbeut, Ambasada e SHBA publikon foton e statujës së tij në Michigan: Frymëzim për të gjithë ne
6 maji është dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjerj Kastriot Skënderbeut, ndërsa Ambasada e SHBA ka reaguar, duke publikuar në Instagram një foto të statujës së tij në Michigan.
6 Maj 2021, 20:05 -
-
-
Tragjedia e Gërdecit/ SPAK kërkesë Gjykatës së Lartë: Rihapni gjyqin për Fatmir Mediun, nuk ka më imunitet! Ish-ministri i Mbrojtjes u kallëzua nga familja që humbi djalin 7-vjeç
Kur kanë kaluar 13 vite nga një prej tragjedive më të mëdha të ndodhura në Shqipëri, ajo e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona, e ndërsa u plagosën mbi 300 të tjerë, një lajm shumë i rëndësishëm vjen për të gjithë ata që kanë kërkuar drejtësi.
6 Maj 2021, 10:40 -
-
-
92 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit, ndërron jetë si pasojë e koronavirusit aktori Guljelm Radoja
Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reha me COVID, nga 2851 të kryera në total. Betejën me sëmundjen e rëndë nuk ka arritur që ta fitojë aktori i mirënjohur Guljelm Radoja, i cili ishte në intubim në spitalin COVID 2
5 Maj 2021, 17:25 -
-
-
Shtrohen rrugët e fshatrave në Divjakë, Braçe: Investimet nuk ishin për zgjedhje, turp kush pështyu punën për 50 mijë lekë
Zv/kryeministri Erion Braçe ka publikuar foto nga punimet në rrugën e Çermave, ku shkruan se në këtë rrugë por edhe në të tjera si Grabian apo Bicukëz puna po vijon pa u ndaluar dhe se këto investime nuk janë bërë për efekt zgjedhjesh, siç akuzohet nga opozita.
3 Maj 2021, 18:01 -
Bien shifrat e personave të infektuar, sot 38 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë
Shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID në vendin tonë kanë ardhur në rënie. Në 24 orët e fundit janë shënuar 38 raste të reja nga 1762 testimeve të kryera. Ndërkohë betejën me virusin nuk e kanë fituar 2 qytetarë. Ministria njofton se me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Durrësi të moshave 83-90 vjeç kanë humbur betejën me COVID19.
3 Maj 2021, 17:51