-
OSHEE nis investimin për rrjetin
Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe administratori i Përgjithshëm i OSHEE-së z. Adrian Çela inspektuan sot një zonë të qytetit të Tiranës në të cilën ka nisur investimi për ndërtimin e rrjetit të ri të shpërndarjes. Investimi që kap vlerën e 550 mijë dollarëve, shtrihet nga Selita deri në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe më tej deri në rrugën e Kavajës. Ky investim do të përmirësojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike për rreth 15 mijë konsumatorë. VIDEO
e shpërndarjes Selitë - V.Shanto
23 Shtator 2015, 12:21 -
Miratohen ndryshimet në ligjin
Propozimi i qeverisë për shumëfishimin e gjobave për mosdhënien e kuponit tatimor është miratuar në Kuvend me 79 vota pro dhe 19 kundër. Ligji i propozuar nga qeveria përmes ndërhyrjeve në ligjin ekzistues, ashpërson masat ndëshkuese ndaj shkeljeve fiskale. Gjithashtu Kuvendi miratoi dhe ligjin për Forcat e Armatosura. VIDEOLigji i FA, Berisha: Është antikushtetues, Braho: Sigurohet implementimi i plotë
për tatimet, Rama: S'ka amnisti
23 Shtator 2015, 10:12 -
KLSH padit kryetaren e Bashkisë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në prokurori, kryetaren e Bashkisë së Patosit Rajmonda Balili dhe tre zyrtarë të këtij institucioni për akuzën e shpërdorimit të detyrës.Sipas raportit të KLSH thuhet se, Balili së bashku me vartësit e saj V.Zh., Kryetare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, L.S., Jurist i Njësisë së Prokurimit dhe D.K., Jurist i Njësisë së Prokurimit I kanë shkaktuar shtetit një dëm të konsiderueshëm ekonomik që kap vlerën e rreth 8.3 milionë lekëve dhe të ardhura të munguara në buxhetin e shtetit në vlerën 25.8 milionë lekë. VIDEO
Patos, 8.3 mln lekë dëm buxhetit
18 Shtator 2015, 15:13 -
Rama dhe Donald Lu përplasen
Në konferencën për prezantimin e shifrave dhe fakteve të luftës kundër drogës, mes kryeministri, Edi Rama dhe ambasadorit të SHBA-ve në Tiranë, Doland Lu ka pasur një përplasje në deklaratat e tyre. Ambasadori amerikan gjatë fjalës së tij tha se, dy të palët si maxhoranca dhe opozita kanë lëshuar akuza të ndërsjellta për lidhje me krimin dhe sipas Donald Lut ë dy palët vuajnë nga ky problem. Rama: Vetëm 7 % i gjithë sasisë së mbjellë është shkatërruar në 2013, sipas raportit te Guardia di Finanzia. Ne asgjesuam 99.2%. Rama: Nëse do flisja si opozita “ministrat e PD kanë fjetur mbi hartat me drogë” VIDEOTahiri: Muli-Luli dështuan/U dyfishuan procedimetVIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Edi
në Konferencën për Antidrogën
16 Shtator 2015, 20:40 -
-
Transferimi fitimeve të kompanive të
Kompanitë e huaja kanë transferuar në vendet e tyre të origjinës 116 milionë euro në gjysmën e parë të këtij viti, një shifër që është 26% më e lartë në krahasim me janar-qershorin 2014. Të dhënat bëhen në ditura në bilancin e pagesave të Bankës së Shqipërisë. Sipas kësaj të fundit, të ardhurat dalëse nga investimet kanë qenë kryesisht në formën e pagesave të dividentëve dhe vlerës së fitimit të riinvestuar pjesë e investimeve direkte në Shqipëri.
huaja rriten 26% në 6 M I; bie një alibi e tatimeve
15 Shtator 2015, 13:10 -
Greqi, qeveria e re ende e pasigurt
Grekët do të shkojnë sërish javën e ardhshme drejt kutive të votimit, për të tretën herë radhazi brenda një viti, me një pasiguri rreth emblemës së qeverisë së ardhshme po jo rreth programit të saj pasi ai është vulosur tashmë, bëhet fjalë për një valë të re masash shtrënguese të nënshkruara në muajin korrik me kreditorët.
por me program të mirëpërcaktua
14 Shtator 2015, 09:43 -
Azilkërkuesit në Gjermani, mbi 8
Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë rezulton se gjatë muajit gusht në këtë vend janë 8 306 shqiptarë që kanë kërkuar azil. Ndërsa sa u takon shifrave në total, gjatë muajit që lam pas në autoritetet gjermane kanë pritur 36 422 kërkesa për azil.
mijë aplikime nga shqiptarët në gusht
13 Shtator 2015, 17:09 -
Shqipëria e dyta pas Sirisë, na
Shqipëria mbetet e dyta pas sirianëve për nga numri i lartë i azilkërkuesve në Gjermani. Përmes një raporti të bërë publik në datën 11 shtator nga Ministria e Brendshme gjermane vetëm për muajin gusht numërohen 8306 azilkërkues shqiptar. VIDEO
ndajnë vetëm 2 mijë azilkërkues
12 Shtator 2015, 11:18 -
-
Enver Hoxha “lë pa ujë” Ristanin
Puna e komisionit të ligjeve për këtë sesion ndonëse ka nisur me dakordësi për miratimin e huamarrjes për ujësjellësat, opozita nuk i ka kursyer akuzat ndaj shumicës. Deputeti demokrat Eduard Halimi ka kërkuar nga qeveria që “paratë e qytetarëve të mos shpërdorohen sic ndodhi në Durrës dhe Kavajë, me ndërtimin e dy shatërvaneve para zgjedhjeve” VIDEO
e Manjën në Komisionin e Ligjeve
8 Shtator 2015, 14:55 -
Evazion fiskal, shpallet në kërkim
Një shtetas turk pronar i kompanie mielli në Vorë është shpallur nga Krimi Ekonomik pasi akuzohet për evasion fiskal. Në kuadër të operacionit "Bashkëveprimi" nga seksioni i Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për evazion fiskal është shpallur në kërkim pronari i kompanisë “Alb Mines” me qendër në Vorë, Bahar Aksoy, shtetas turk.
pronari turk i fabrikës së miellit
6 Shtator 2015, 18:54 -
Hamilton (Mercedes), më i shpejti në provat e treta të lira në Monza
TIRANE, 5 Shtator /ATSH-AFP/. – Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar kohen me te shpejte ne seancen e 3-te e te fundit te provave te lira per Cmimin e Madh te Italise ne Formula 1, te shtunen paradite ne cirkuitin e Monza (5,793 km), prane Milanos. Lewis Hamilton (ANG/Mercedes) 1:24.544 (18 xhiro) (mesatare: 246,674 km/h) Sebastian Vettel […]
6 Shtator 2015, 11:30 -
Hungaria bllokon sërish trenat
Në mungesë të trenave, emigrantët në stacionin e Budapestit Keleti thonë se kanë ndërmend të ecin për 240 km deri në Vjenë. Ndërkaq situatë e tensionuar vazhdon në një tjetër stacion hekurudhor të kryeqytetit hungarez, pasi emigrantët refuzojnë të shkojnë nëpër kampe. FOTO
emigrantët në këmbë drejt Austrisë
4 Shtator 2015, 18:47 -
-
-
DAP publikon pozicionet e lira
Departamenti i Administratës Publike ka publikuar pozicionet e lira për sezonin Shtator-Dhjetor 2015. Me anë të një njoftimi Departamenti i Administratës Publike thekson se ka filluar shpalljen e vendeve të reja në administraten publike, pjesë e shërbimit civil.
për sezonin Shtator-Dhjetor 2015
3 Shtator 2015, 14:36 -
Gjermania riatdheson sot 240
Ambasada Gjermane në Tiranë ka njoftuar se sot kthehen në vendlindje 240 azilantë ndërkohë që theksohet në deklaratë se qindra të tjerë do të kthehen në javët në vazhdim.Me këtë shteti Gjerman po rithekson edhe njëherë faktin e thënë më herët se për shqiptarët nuk do të ketë azil.
azilantë, të tjerët kthehen për 2 javë
2 Shtator 2015, 12:58 -
Llalla: Drogën në Shqipëri e
Në 6 mujorin e parë të 2015, kryeprokurori Adriatik Llalla pretendon se ka rritur luftën kundër krimit, ku për disa vepra penale statistikat flasin mbi 150 për qind"Antimafia", në 6 muaj vetëm 3 raste të konfiskimit të pasurisë
kemi luftuar mbi 150 për qind
2 Shtator 2015, 07:40 -
"Antimafia", në 6 muaj vetëm 3
Në 6 muajt e parë të vitit 2015, vetëm në 7 raste është vënë në zbatim ligji antimafia që çon në konfiskim të pasurisë në raste. Në raportin e Prokurorisë shqiptare për bilancin e punës në gjashtë muajt e parë thuhet se vetëm për 7 raste është kërkuar nga Prokuroria dhe vendosur nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, sekuestrimi i pasurisë për 7 raste.
raste të konfiskimit të pasurisë
1 Shtator 2015, 18:54 -
Basha në PPE: Mbështetje
Shqetësimet e Partisë Demokratike në raportet me qeverisjen në Shqipëri pritet të përcillen në asamblenë politike të Partisë Popullore Europiane. Në punimet kësaj asambleje në takimet me drejtues të larte të PPE kryetari i PD Lulzim Basha pritet të kërkojë mbështetje për një aksion të përbashkët për të ndalur përmbysjen që qeveria po i bën standardeve demokratike.
për të ndalur keqqeverisjen
1 Shtator 2015, 14:49