-
SHBA-ja ndalon firmat e teknologjisë që të investojnë në Kinë, vendimi merret për 10 vjet
Kompanitë amerikane të teknologjisë të cilat marrin fonde nga shteti do të ndalohen që të ndërtojnë objekte “të teknologjisë së avancuar” në Kinë për 10 vjet, deklaroi administrata e presidentit Joe Biden.
7 Shtator 2022, 08:44 -
Vendi në krizë energjie, ujësjellësit s’paguajnë faturat! Në fund të qershorit borxhet shkuan 18 mld lekë
Vjeshta dhe dimri do të sprovojnë buxhetin e shtetit për shkak të krizës së energjisë elektrike dhe çmimeve të larta në bursë. Këtë vit importet kanë arritur në 280 mln euro, ndërkohë një megavat ka kapërcyer në 1047 euro në bursë. Por teksa vendi është në krizë, ujësjellësit kanë rritur borxhet ndaj OSHEE me 18 miliardë lekë fatura të papaguara.
3 Shtator 2022, 16:51 -
Ulën kilometrazhin, 240 makina ngelin në kolaudim në vetëm 15 ditë! Nga janari 2023, çdo mjet nga jashtë shtetit i bëhen targat pasi të kalojë testin e km
Drejtuesit e automjeteve, në jo pak raste kanë provuar të manipulojnë kontrollin teknik, ndërsa ia kanë dalë të kalojnë me sukses pa pasur në rregull mjetin e tyre.
3 Shtator 2022, 13:33 -
Dosjet e Metës në SPAK, referohen edhe 30 afera dhe skandale, nga vjedhja e floririt, historia me Almir Rrapon te pazaret në zyrën e Dritan Priftit
Në dosjet penale të dorëzuara në SPAK për Ilir Metën sillen në vëmendje të prokurorëve aferat e shkuara që nuk janë ndëshkuar nga drejtësia që nga vitet 2002.
15 Gusht 2022, 19:45 -
-
Kontrolle në akset rrugore në Vlorë dhe Sarandë, 13 shoferëve u pezullohet patenta, 2027 gjoba për shkelësit e rregullave
Shtimi i lëvizjeve përgjatë sezonit turistik është shoqëruar me shtimin e kontrolleve të policisë në akset rrugore në Vlorë e Sarandë me qëllim rritjen e sigurisë njëkohësisht dhe ndëshkimin e të gjithë shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
20 Korrik 2022, 15:29 -
Rriten infektimet me COVID-19, regjistrohen 1563 qytetarë të infektuar në vend, një viktimë në 24 orë
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 1563 qytetarë të infektuar me COVID-19. Vihet re një rritje e rasteve, krahasuar me një ditë më parë, ku u identifikuan 1215 qytetarë të infektuar.
13 Korrik 2022, 18:25 -
Portali online për fermerët, Ponari: Gati në fillim të vjeshtës, i informon për kulturat që do prodhojnë e çmimet e shitjes
Nga shtatori, prodhuesit shqiptarë do të kenë akses në një portal të posaçëm. Në një intervistë për “Report Tv”, Holta Ponari, këshilltare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se portali do të informojë fermerët shqiptarë lidhur me kulturat që duhet të prodhojnë dhe çmimet me të cilat mund të tregtohen. Qëllimi kryesor i portalit, është të forcojë pozitat e fermerit në treg.
11 Korrik 2022, 12:11 -
Punonjësit e pastrimit në Sarandë protestë para bashkisë, kërkojnë rritje page: Paguhemi vetëm 24 mijë lekë në muaj
Një pjesë e punonjësve të pastrimit në qytetin e Sarandës prej 5 ditësh po protestojnë, duke u paraqitur çdo ditë përpara bashkisë. Shkak i protestës së tyre është paga e ulët që siç pretendojnë ata, paguhen vetëm 24 mijë lekë muaj
5 Korrik 2022, 09:28 -
-
-
Ndalimi i qeseve plastike njëpërdorimshe, nga 1 korriku nisin gjobat për bizneset! Rama: Mbrojmë Shqipërinë dhe fëmijët
Prej 1 korrikut do të nisin gjobat për të gjitha bizneset që nuk respektojnë ligjin dhe përdorin qeset plastike njëpërdorimshme. Kryeministri Edi Rama shkruan se duhet të zëvendësojmë qeset e dëmshme me ato prej letre, pasi duhet të mbrojmë shëndetin e fëmijëve dhe mjedisin.
26 Qershor 2022, 12:27 -
Alarmi/ 280 urgjenca në spitalin pediatrik vetëm në fundjavë! Diarre dhe të vjella, mjeku pediatër: Kondicioneri jo nën 24 gradë
Me rritjen e temperaturave është shtuar frikshëm numri i fëmijëve të sëmurë që paraqiten në Urgjencën e Pediatrisë në QSUT. Vetëm në fundjavë pati 280 urgjenca nga mosha 1deri në 7 vjeç. Situatë e njëjtë edhe në qendrat shëndetësore.
25 Qershor 2022, 18:14 -
-
Debati në 'Studio Live'/ Guri: Qeset plastike disapërdorimshe na afrojnë me BE! Mato: Pikë në oqean! Tosuni: Ja pse s'i zhdukëm totalisht
Qese plastike do të ketë në treg, por do të jenë më të trasha dhe më të forta për rrjedhojë do të jenë disapërdorimshme, pasi do ketë një material më solid. Ideja është që kjo të përdoret si trastë, pra të përdoret jo vetëm 1 herë, por edhe 5 apo 10 herë, madje edhe 2 vite, nëse do të jetë kultura e ripërdorimit.
1 Qershor 2022, 20:35 -
Nga sot hyn në fuqi vendimi për ndalimin e qeseve njëpërdorimsheve! Në rast shkelje, bizneset gjobiten me 1.5 milionë lekë
Nëse deri dje shkonit duarbosh, nga sot për të bërë pazaret duhet të merrni me vete edhe çanta kartoni apo cope. Ndryshe, në dyqane e tregje do të gjeni vetëm qese të trasha disa përdorimëshe që do kushtojnë më shtrenjtë, nga 10-20 lekë copa. Në Shqipëri hyri në fuqi ligji për ndalimin e përdorimit të qeseve të holla njëpërdorimshe, që nga një vëzhgim i Report Tv, i gjen të papërgatitur tregtarët dhe qytetarët.
1 Qershor 2022, 07:23 -
Report Tv denoncoi abuzimin me çmimin e vajit të misrit, thirrja e Braçes: Blini vajin tonë të ullirit, i jashtëzakonshëm për t'u ushqyer dhe kursyer
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar pas vëzhgimit të Report Tv nga gazetarja Eliza Gjediku për abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Me anë të një video në Facebook, Braçe i bën thirrje qytetarëve që të blejnë vaj ulliri në vendin tonë në mënyrë që të kursejnë dhe të ushqehen shëndetshëm pasi shitet 100-150 lekë më lirë se vaji i misrit.
31 Maj 2022, 09:46 -
Report Tv siguron shifrat/ Bordi 'frenoi lulediellin', por s’ndalet abuzimi me çmimin e vajit të misrit! Arrin në 500 lekë/litri, mbi dyfishin e vlerës në import
Një vëzhgim i Report Tv konstaton abuzimin që tregtarët po bëjnë me çmimin e vajit të misrit, produkt që është i pakontrolluar nga Bordi për çmimet. Si në asnjë vend tjetër që është prekur nga rritja e çmimeve, në Shqipëri vaji i misrit po tregtohet deri në 500 lekë për 1 litër, më shumë se dyfishi i vlerës më të cilën importohet nga Italia dhe Turqia. Para se të niste lufta në Ukrainë, 1 litër vaj misri shitej 280 lekë për litër.
30 Maj 2022, 20:30 -
Ekskluzive/ Ish sekretarja e Berishës 1.5 milionë USD të ardhura në 4 vite, bashkëshorti i saj gjyqtar Agron Zhukri i dorëzoi PD-në ‘Rithemelimit’
Ish sekretarja personale e Sali Berishës (Rezarta Zhukri) deklaroi rritje drastike të të ardhurave pas vitit 2017 nga agjencia e udhëtimit. Deri në 500 mijë USD të ardhura në vit. Bashkëshorti gjyqtar i hapi rrugën Berishës të marrë PD-në.
26 Maj 2022, 11:05 -
-
Sa po shpenzon Rusia për luftën në Ukrainë?
Gjatë muajit prill, Rusia shpenzoi mbi 300 milionë dollarë në ditë për mbrojtjen, ose rreth 280 milionë euro, për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas asaj që u zbulua nga “MoscowTimes”, që citoi të dhëna nga Ministria ruse e Financave, krahasuar me periudhën e paraluftës, kjo shumë është dyfish më e madhe.
23 Maj 2022, 10:34
