-
Kopshtari i penduar i 'Golden': Mora trupin e pajetë të Jan Prengës në furgon dhe ia dorëzova Altin Hajrit! Rrëfehet gruaja e 'kokës' së pengmarrjes
Festim Bixhdili ka rrëfyer detajin që implikon drejtëpërdrejtë pronarin e resortit Altin Hajri dhe një person të familjes Doçi në zhdukjen e trupit të Jan Prengës. Ai ka treguar se punonte si kopshtar në kompleksin “Golden” dhe se në datën 17 janar është telefonuar nga Altin Hajri, për të marrë një trup të pajetë me një furgon të bardhë.
3 Shkurt 2020, 19:20 -
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës/ Truri i pengmarrjes Gentian Doçi, në kërkim dhe nga Italia për trafik kokaine
Negociatat me telefon nga burgu në Angli, për lirimin e kokainës në Angli dhe lirimin e Jan Prengës në Shqipëri. Njëri nga vëllezërit udhëtoi nga Anglia në Shqipëri për të negociuar me familjen Doçi, për lirimin.
1 Shkurt 2020, 17:29 -
Krimi organizuar, vrasje, drogë, gjakmarrje.../ 44 veprat penale që do godasë KÇK-ja
31 Janar 2020, 19:39 -
Zanafilla e pengmarrjes, i vëllai mbajti peng kokainën, anglezi u ankua te Rexhepi, Prenga: S’kam punë me ju, dua lekët e nxjerrjes së mallit
Astrit Prenga, dyshohet se nxori 283 kg drogë nga porti i Porthsmuthit në bashkëpunim me një shqiptar të quajtur Xhulio dhe një rumun. Mbajtja peng e kokainës, bëri që të hynte në negociata Dritan Rexhepi. Por Prenga refuzoi të lironte mallin, duke i pohuar se nuk kishte punë me Rexhepin, pasi nuk e njihte, kishte punë vetëm me anglezin. Dërguesi i kokainës nga Ekuadori është Dritan Rexhepi, që ndodhet në burg në këtë vend. Dosja pritet që t'i kalojë SPAK-ut.
31 Janar 2020, 15:11 -
Rrëmbyen dhe vranë Jan Prengën, 'arrest me burg' për 5 autorët! Ende asnjë gjurmë për trupin e viktimës (VIDEO)
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 personat e arrestuar për rrëmbimin e Jan Pengës në Kamëz. Deri më tani për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 5 persona ndërsa 11 të tjerë janë shpallur në kërkim. Ndërkohë asnjë gjurmë nuk ka nga trupi i pajetë i Jan Prengës, i cili humbi jetën pas plagëve të marra nga dhuna e ushtruar më 17 janar.
31 Janar 2020, 10:29 -
Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, vëllai që fshehu drogën kapet në Angli! Familjarët tentuan ta lirojnë me pajtues gjaqesh
Pengmarrja e Jan Prengës u porosit nga një burg në Ekuador, nga Dritan Rexhepi, i cili është kërkuar në Shqipëri për vrasjen e dy policëve. Ndërkohë të dyshuar po për porositjen e pengmarrjes janë edhe Gentian Doçi dhe M.Bajri. Në Angli autoritetet kanë arrestuar vëllanë e Jan Prengës, Astrit Prengën i cili ka dhënë edhe detajet për ngjarjen në fjalë.
30 Janar 2020, 13:15 -
Prenga u godit me thikë dhe u rrah në garazhin e 'Golden', e mbështollën trupin dhe e futën në furgon...Kush janë autorët me lopata?!
DINAMIKA/ Kamera e garazhit të kompleksit “Golden” kanë fiksuar momentin kur Jan Prenga futet i gjallë pas pengmarrjes, dhe pas disa orë dhune, del që aty i vdekur dhe i mbuluar me plastmas. Report TV siguron detaje të reja nga vështrimi i kamerave në kompleksin, i cili deri në përfundim të hetimeve është vënë në sekuestro. Nga kamera shihet se si disa persona me lopata fusin në furgon trupin e pajetë të viktimës i cili dyshohet të jetë groposur. Prenga u lidh në karrike e u torturua
30 Janar 2020, 11:14 -
Blic në Shkodër për 'kokat' e rrëmbimit të Prengës! Trupi kërkohet në Ishëm e Erzen, kamerat e garazhit të 'Golden' fiksuan dhunën (VIDEO)
Të paktën dy persona anëtar të familjes Doçi nga zona e Shalës janë shoqëruar nga RENEA, pas dyshohen se kanë 'gisht' në rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz. Deri më tani janë 5 persona të arrestuar dhe 8 të tjerë të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.
30 Janar 2020, 08:23 -
Vrasës e trafikantë, kush janë 'kokat' që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, 8 në kërkim /EMRAT
Njerëz me të kaluar kriminale, që mbajnë vrasje mbi supe dhe kontrollojnë linjat e trafikut të kokainës, urdhëruan marrjen peng të Jan Prengës, vëllait të korrierit të këtyre grupeve kriminale në Angli.
29 Janar 2020, 18:36 -
Vëllai i Jan Prengës në Angli mbajti 'peng' kokainën për 'rritje rroge', bandat e Vlorës e Shijakut iu përgjigjën me 'të njëjtën monedhë' (VIDEO)
Detaje nga rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës. Gazetari Elton Qyno zbërthen grupin e personave në kërkim, 3 nga Vlora dhe 1 nga Shkodra, që dyshohet të jenë të përfshirë në pengmarrjen e shumë personave të tjerë në Vlorë. I arrestuari i pestë, Festim Bexhdili dyshohet se dogji rrobat e Jan Prengës. 49-vjeçari hyri me këmbët e tij në resort, doli i pajetë pas 8 orësh mbajtur në krahë nga disa persona. Përgjimet në Angli ndaj vëllait, Astrit Prenga zbuluan grupin e pengmarrësve, vëllezërit Hajri. Ai mbajti peng 283 kg kokainë duke mos e dorëzuar në destinacion duke i bërë presion grupit kriminal që të paguhej më shumë. Iu kundërpërgjigjën duke i vrarë vëllanë.
29 Janar 2020, 13:32 -
EMRI/ Ky është personi i 5-të i arrestuar për rrëmbimin e Jan Prengës në Kamëz
Sipas policisë Festim Bexhdili dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë të ndaluar e kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Jan Prengën, 12 ditë më parë , por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. Festim Bexhdilit i janë sekuestruar dy telefona dhe një sasi prej 850 eurosh.
29 Janar 2020, 10:00 -
GLC dhe GLC Coupé: Më shumë nga ç’mund ta imagjinoni
Me pamjen e saj të veçantë, konceptin e ri të funksionimit, sistemet inovative të asistencës në drejtimin dhe shumë inovacione të tjera, GLC ofron më të mirën nga bota e Mercedes-Benz. Ngjyrat e disponueshme, përveç atyre klasike, përfshijnë dhe ngjyrën gri grafit.
28 Janar 2020, 18:53 -
-
Arrestohen 5 rrëmbyes! Prenga vdiq nga dhuna rrugës për në resortin 'Golden'! Konflikti për 283 kg kokainë në Angli
Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për pengmarrjen në Kamëz. 11 ditë pas rrëmbimit të Jan Prengës në Kamëz policia arreston 5 të dyshuar dhe shpall në kërkim Altin Hajrin, pronarin e resortit "Goldon" në Shijak, ku do të mbahej peng 49-vjeçari, ndërsa policia ka krijuar bindjen se pengu është vrarë, por trupi ende nuk është gjetur. Policia arrestoi Leonard Hajrin (vellanë e Altinit), të dënuar më parë, babain e tyre, Bajram Hajri, kushëririn, Elton Hajri, një anëtar të familjes Hajri (me inicialet F.XH. që u kap sonte në mbrëmje) dhe shokun e tyre Olsi Turja, të pestë bashkëpunëtorë në krim. Motiv i rrëmbimit dyshohet të jetë bërë vëllai i Prengës, Astrit Prenga, i cili dyshohet të mos ketë dorëzuar 283 kg kokainë në Angli. Makina me të c
28 Janar 2020, 11:23 -
200 kg heroinë në Has, SPAK dërgon në gjyq grupin Avdyli (Lista)
Mes të pandehurve në këtë dosje penale që flet për trafikimin e gati 200 kg lëndë narkotike heroinë dhe një sasie të konsiderueshme hashashi, është dhe vëllai i ish-deputetit të PS në qarkun e Lezhës, Arben Ndoka, Gjevi Ndoka.
20 Janar 2020, 12:10 -
Shifrat/ Muajt, ditët dhe orët kur ndodhin më shumë aksidentet në Shqipëri (FOTO)
17 Janar 2020, 11:00 -
-
-
Tiranë, i vihet tritol biznesit të tropojanit që u kap në 2018 me kokainë në Bllok
Shpërthim me eksploziv pranë një pike transferimi parash në Tiranë, që ishte ngjtiur me banesën. Vetëm dëme materiale. Biznesni është në pronësi të Përparim Kalbajt 47-vjeç nga Tropoja, por që banonte në Tiranë. Ai ka qenë i arrestuar një vit më parë për kokainë. Policia nis hetimet.
27 Dhjetor 2019, 10:05 -
-
Reforma në burgje/ Ligji i ri, ja 24 kategoritë e të burgosurve që do të izolohen
Këshilli i Ministrave ka miratuar pardje një projektligj të ri për burgjet, i cili pritet të depozitohet për shqyrtim dhe miratim në Parlament. Nisma përcakton në detaje të drejtat dhe trajtimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve me burgim, organizimin e sistemit si dhe kompetencat e detyrat e organeve shtetërore kompetente.
25 Tetor 2019, 07:14
