-
-
Kishin mbushur makinën me armë, fishekë dhe drogë, kapen 3 të rinj në Tiranë, njëri arratiset (Emrat+Video)
Tre persona janë arrestuar dhe njëri është shpallur në kërkim, ndërsa janë sekuestruar kanabis, armë zjarri, një makinë dhe 3 telefona. Të arrestuarit janë Shaqir Jeminaj, Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa.
12 Tetor 2018, 10:18 -
-
'Babale 1', Salianji të premten te Krimet e Rënda, Prokuroria: Alizoti u shoqërua nga drejtori i Policisë së Fierit
Prokuroria e Krimeve të Rënda sqaron në një deklaratë të shpërndarë për mediat, se Fredi Alizoti është shoqëruar pas dëshmisë që ka dhënë në Policinë e Fierit, ku ka pranuar se ka qenë ai që ka imituar Agron Xhafajn në audiopërgjimin e "Babales".
10 Tetor 2018, 18:07 -
-
-
-
Audio-përgjimi montazh: Burg Babales dhe kunatit që luante rolin e Agron Xhafajt, detyrim paraqitje Jetmir Olldashit
Mbi Albert Veliun, apo 'Babalen' në audiopërgjimin ku denoncon vëllain e ministrit, Fatmir Xhafaj rëndon akuza e kallëzimit të rremë. E njëjta akuzë edhe për kunatin e tij, njeriu që bëri zërin e Agron Xhafajt. Detyrim paraqitje Jetmir Olldashit.
6 Tetor 2018, 14:13 -
-
Policia i gjeti 45 kg kanabis në tokën e tij, arrestohet pas 5 muajsh 24-vjeçari nga Vlora (EMRI)
Në kuadër të këtij operacioni, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim. Në prangat e policisë ka rënë Fjodor Islamaj, 21 vjeç, banues në lagjen "24 Maji" Vlorë.
5 Tetor 2018, 13:07 -
-
Tentuan të trafikonin kanabis drejt Malit të Zi, kapen dy të rinj, ja ku e kishin fshehur në makinë
Të arrestuar janë; Vullnet Kolaveri 23 vjeç dhe Denis Dedaj 28 vjeç, të dy banues në Shijak.Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan në Shkodër.
29 Shtator 2018, 13:11 -
-
FNSH në jug, kapet hajduti i 400 mijë eurove në Greqi dhe kokainë (VIDEO+Emrat)
Policia njofton se u kap një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në shuma të mëdha të parave kryer në Greqi, si dhe u arrestua një tjetër person për posedim të lëndëve të forta narkotike, ndërsa u shoqëruan për verifikim 9 persona.
28 Shtator 2018, 11:23 -
FNSH aksion në Lushnje, sekuestrohet kokainë, prangoset pronari i një lokali
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer operacione të befasishme mbrëmjen e djeshme në Lushnje duke kontrolluar disa lokale dhe objekte të tjera, ndërsa u godit një rast i shpërndarjes së drogave të forta.
28 Shtator 2018, 10:41 -
-
-
Iu gjet në banesë kanabis çokollatë me vlerë 2.7 mln euro, arrestohet pas 10 ditësh 47-vjeçari nga Berati (VIDEO)
Nga kontrollet e ushtruara nga policia në 18 shtator, në banesë u gjetën 441 kg kanabis në formën e çokollatës, 2.5 kilogramë lëndë narkotike, kokainë e disa municione luftarake. Vlera e kanabisit çokollatë arrin në rreth 2.7 mln euro.
26 Shtator 2018, 17:09 -
-
Nga pronat tek makinat e luksit, sekuestrohen 31 pasuritë marramendëse të Habilajve (Lista)
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 31 prona në emër të vëllezërve Habilaj në Vlorë në kuadër të ligjit antimafia, pasi janë nën hetim për trafik droge në Itali dhe në Shqipëri.
21 Shtator 2018, 18:35 -
150 gr kokainë dhe pistoletë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë (VIDEO+EMRAT)
Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën "Asim Vokshi" në kryeqytet ku në prangat e policisë ranë Arsen Caka si dhe Gerard Ramaliu. Atyre iu sekuestrua një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë dhe 150 gr kokainë. Shoqërohen 67 persona për verifikim
21 Shtator 2018, 09:41
