-
Duka manipulon zgjedhjet në Shoqatën e Futbollit Tirana, zgjidhet kandidati i tij Krenar Alimehmeti me 24 vota anonime! Gjatë procesit 'blindoi' ambientet, nuk lejoi mediat!
Përmes një procesi të manipuluar dhe me 24 vota anonime, Armand Duka arrti që të imponojë qëndrimin e tij dhe të zgjedh si kreun e Shoqatës së Futbollit Tiranë kandidatin e tij, krenar Alimehmeti. Alimehmeti ishte i vetëm në garë pas tërheqjes së Eduard Prodanit, i cili akuzoi Dukën për manipulim të zgjedhjeve. Skemën e mbretërimit të një personi në FSHF e kritikuan edhe UEFA e FIFA por pati zero reflektim.
24 Janar 2022, 15:17 -
Ministrja e Arsimit: 1100 mësues dhe 1600 nxënës me COVID! Shkollat u mbyllën për shkak të rrezikut që haste nxënësi nga shtëpia në shkollë, jo për mungesën e ngrohjes
Shkollat nuk janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes apo rasteve të shtuara me COVID, por si pasojë rrezikut që mund të haste një nxënës gjatë rrugës nga shtëpia për në klasë në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në disa gradë nën zero. Rreziqet që i kanosen një nxënësi, i ka listuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.
24 Janar 2022, 13:41 -
6 marsi, Meta: Unë nuk garoj me askënd para 24 korrikut! Kë ka marrë malli të ballafaqohet me mua do e ketë mundësinë! Vargjet e mia patriotike shqetësuan çunat e Ballkanit të Hapur
Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta do të angazhohet në zgjedhjet e 6 marsit, presidenti nuk e ka kursyer një përgjigje. Ai ka deklaruar se deri në 24 korrik kur i përfundon mandati, ai do të jetë president, e ndërsa akuza të tilla nga Rama i quajtur si kurthe diletantët. Megjithatë, pati edhe një paralajmërim për kundërshtarët politik.
24 Janar 2022, 12:41 -
Gjakmarrje në Lezhë/ Ishte vetëm 4-vjeç kur i vranë babanë, drejtësia e cunguar 'detyron' 17-vjeçarin të ekzekutojë në oborrin e shtëpisë vëllanë e vrasësit të të atit! (VIDEO)
Një vrasje për gjakmarrje ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, në fshatin Manati. Autor i vrasjes është 17-vjeçari Florian Pervathi, i arrestuar tashmë nga policia, vrau në oborrin e shtëpisë Lek Lekgjonajn, 65-vjeç. Vëllai i 65-vjeçarit, Ndue Lekgjonaj ka vrarë në vitin 2009, babain e të miturit, Gjon Pervathin.
24 Janar 2022, 12:32 -
Çelet thirrja e katërt për projekte të financuara nga BE, përmes programit IPARD II! Rama: Familjet që punojnë në agroturizëm kanë krijuar ekonomi të fortë
Thirrja e katërt për projekte të financuara nga Bashkimi Europian, përmes programit IPARD II, me fokus Turizmin Rural dhe Industrinë e Artizanatit e Manifakturën, është çelur për të gjithë ata që duan të investojnë në këto drejtime të turizmit rural. Thirrja për aplikime është e hapur deri në datën 25 shkurt dhe përmes saj synohet të të promovohet dhe të hapet një dritare komunikimi për të gjithë aplikantët potencialë për të patur sa më shumë investime në turizmin rural.
24 Janar 2022, 12:05 -
Paditet në Prokurori kreu i FSHF Duka! Akuza e Drejtorisë së Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës: Abuzime me fondet, vjedhje dhe shpërdorim detyre
Krimi ekonomik i policisë Tiranë kallëzon në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre. Kallëzimi është bërë javën e shkuar neë Prokurorinë e Tiranës. FSHF sot e ka denoncuar Bashkinë e Tiranës për ndërhyrje në procesin e saj zgjedhor, duke i bërë presion anëtarëve. Por ndërkohë FSHF ende nuk ka asnjë shpjegim për akuzat që i janë bërë në Prokurorinë e Tiranës nga strukturat e krimit Ekonomik në policinë e kryeqytetit.
24 Janar 2022, 10:36 -
-
Ekzekutohet në Belgjikë Bledar Muça, mik i ngushtë i Florenc Çapjas! Në 2016 i shpëtoi dy atentateve brenda pak muajve! VIDEO nga skena e krimit
Një atentat mafioz në Belgjikë i ka marrë jetën Bledar Muçës, i njohur si miku i ngushtë i Florenc Çapjas. 43-vjeçari është ekzekutuar, brenda në makinën e tij. Bledar Muçës u kishte shpëtuar më parë edhe dy atentateve të tjera në 2016 së bashku me mikun e tij Florenc Çapja. Të dy janë emra të njohur të botës së krimit dhe akuzohen se janë përfshirë në disa ngjarje të rënda.
23 Janar 2022, 18:15 -
Durrsaku ekzekutohet në një lokal në Ekuador nga 2 persona, ndaj tij qëllohet mbi 20 herë! Autorët i shkuan me buqetë me lule! VIDEO nga vendngjarja, shkak prishja e pazareve të drogës
Ergys Dashi, 34 vjeç, nga Durrësi, është ekzekutuar teksa ndodhej i ulur brenda në lokal në Ekuador duke gjetur vdekjen e menjëhershme. 34-vjeçari ishte me precedent penal, ku ishte i arrestuar në 2014 për trafik droge në Itali.
23 Janar 2022, 16:40 -
Temperaturat ekstreme, dy të rinjtë në Theth sfidojnë motin me borë, lahen në Ujëvarën e Grunasit! Edhe në Sarandë qytetari zhytet në detin Jon
Dy vizitorët kanë vendosur që të lahen në ujin e ngrirë në Ujëvarën e Grunasit në Theth, ndërsa temperatura jashtë shënon -6 gradë Celcius. Po ashtu edhe në Sarandë, një qytetar ka sfiduar motin duke u larë në ujërat e detit Jon.
23 Janar 2022, 14:19 -
IKMT u shembi shtëpinë tek 5 Maj, familja Marku e kalon natën jashtë në acar! Prej 4 ditësh janë në qiell të hapur, nëna 78-vjeçare ‘ngujohet’ në gërmadha: Ditë më të vështira nuk kam kaluar
Banesa e tre katëshe e familjes Marku, ishte një nga shtëpitë e cila u shemb nga IKMT, pasi u prek nga projekti i bashkisë së Tiranës në zonën e 5 Majit për rindërtimin dhe për rizhvillimin e zonës. Megjithëse ka mbetur tashmë një gërmadhe, pronarët e saj ende nuk janë larguar dhe madje kanë kaluar natën jashtë në acar në temperaturat të ulëta
23 Janar 2022, 11:28 -
Temperatura deri në -16 gradë, ngricat 'mbërthejnë' Dibrën! Zona të thella të Lurës, Selishtës, Reçit, Luznisë, Sllovës e Kalasë së Dodës të izoluara nga dëbora! Një pjesë prej tyre pa energji elektrike
Gjatë natës së mbrëmshme termometri në qytetin e Peshkopisë ka shënuar vlerën më të ulët -16 gradë nën zero, ndërsa në zonat e thella temperaturat kanë shënuar edhe më shumë. Ngricat dhe akulli në rrugë ka bërë që të shtohen problemet, ndërsa disa zona janë prej 72 orësh pa energji elektrike
23 Janar 2022, 09:37 -
VIDEO/ Temperatura ekstrem të ulëta, rruga e Qafshtamës mbuluar nga akulli dhe shenjat e makinave që kanë rrëshqitur! Bashkia e Krujës s'merr masa për hedhjen e kripës
E gjithë rruga e Qafshtamës është e mbuluar nga akulli, teksa duken qartë edhe shenjat e gomave që kanë lënë automjetet që kanë rrëshqitur, në përpjekje për të ecur mbi këtë rrugë.
22 Janar 2022, 12:09 -
Zgjedhjet e 6 marsit, fushata nis më 19 shkurt! 'Lufta' në PD shkon në KQZ, Celibashi i 'mbyll derën' Berishës, pranon përfaqësuesit ligjorë të Bashës
Vetëm 14 ditë do të jetë fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki më 6 mars. Nisja e fushatës do të jetë më 19 shkurt dhe vendimin e ka marrë sot Komisioni Rregullator i KQZ. Ndërkohë që përplasja në PD është transferuar edhe në KQZ. Kaso kundërshtoi përfaqësuesit e PD-së por kryekomisioneri Celibashi i tha se ata janë zyrtarisht përfaqësuesit ligjorë
22 Janar 2022, 11:00 -
-
Katër viktimat e '21 janarit', Rama: Fajtorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha! Detyrimin ndaj viktimave e kemi shlyer me Reformën në Drejtësi
Teksa i quajti protestuesit e vrarë si të pafajshëm, kreu i qeverisë theksoi se detyrimin ndaj tyre PS e ka shlyer me Reformën në Drejtësi, dhe se kjo e fundit do të veprojë, ndërsa kërkoi durim. Sipas Ramës, fajtorët e vërtetë të vrasjes së protestuesve të 21 janarit 2011, janë Lulzim Basha dhe Sali Berisha.
21 Janar 2022, 13:10 -
'Strumbullari' i 21 Janarit, Meta i fshihet pyetjes, flet për marrjen e LSI-së: Mezi pres të heq kostumin e presidentit! Thumbon Bashën: 25 prilli ndeshje e shitur, populli do lider me karakter
I cilësuar si strumbullari i protestës së 21 janarit, protestë e cila shpërtheu pikërisht pas videos Meta-Prifti, ku flitej për një përfitim nga tenderat publike, Ilir Meta sot president, nuk pranoi që t’u përgjigjet gazetarëve në lidhje me ngjarjen. Nga ana tjetër Meta tha se mezi pret të marrë drejtimin e LSI-së, dhe të rikthehet fuqishëm në skenën politike
21 Janar 2022, 12:27 -
Shijak/ Zbulohet një laborator 'Bitcoin', sekuestrohen 210 aparatura që prodhonin kriptomonedha, Report Tv siguron pamjet! Shoqërohet një person! Administratori: Jemi të ligjshëm
Për Report Tv ka reaguar firma ‘CRYPTO WORLD 2 shpk”, me administrator Enxhi Hasanin, e regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, ndërsa pretendon se pajisjet kanë hyrë brenda territorit të vendit me doganë, paguajnë energjinë elektrike përmes kontratës me OSHEE dhe kanë numër NIPT-i. Policia vijon më tej punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe për kapjen e personave që mund të jenë përfshirë.
21 Janar 2022, 12:25 -
Zgjedhjet e pjesshme vendore, fushata nis më 19 shkurt! Celibashi: Do kushtojnë 180 mln lekë, Vora votim elektronik! Berisha duhet të sjellë vërtetim nga gjykata nëse do kandidojë me logon e PD
Celibashi theksoi se po punohet që në të 6 bashkitë, identifikimi i zgjedhësve të bëhet në mënyrë elektronikë, ndërsa votimi elektronik mund të aplikohet vetëm në Vorë. Celibashi ka dhënë detaje për KZAZ-të, Qendrat e Votimit dhe numrin e zgjedhësve. Ai u shpreh se në total janë 13 KZAZ dhe 940 qendra votimi në të 6 bashkitë.
21 Janar 2022, 11:47 -
Korça, Kukësi dhe Dibra zbardhen nga dëbora! Mbyllet Rruga e Arbrit! Ja akset që kalohen vetëm me zinxhirë! ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes
Kukësi dhe Dibra janë zgjuar sot të zbardhura nga reshjet e rendura të dëborës. Mësohet se në zonat e thella të Dibrës trashësia e dëborës shkon deri në 25 cm ndërsa në Shishtavec të Kukësit trashësia shkon deri në 40 cm. Lidhur me situatën e motit ka reaguar edhe ARRSH e cila i bën apel shoferëve që të reduktojnë shpejtësinë dhe të bëjnë kujdes.
21 Janar 2022, 09:13 -
Kuçovë, komshiu mbyt 64-vjeçaren dhe e hedh trupin në kanal! Gruaja u gjet gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe! Shkak konfliktet për borxhet, autori: Më ngeli në dorë, se kuptova si vdiq
Fatime Suli, 64 vjeçe është gjendur e vdekur, e hedhur në një kanal pranë një plantacioni me sera, e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe. Autor i ngjarjes së rëndë është komshiu i saj, i cili e ka mbytur, për shkak të borxheve që i kishte viktimës.
21 Janar 2022, 07:00
