-
VIDEO/ 'Far west' në Lezhë, kishin konflikt me pronarin i shkojnë në lokal të armatosur me kallashë e të maskuar, terrorizojnë të rinjtë! Policia e mëson 1 javë më pas, në kërkim 4 persona
E paprecedentë është ngjarja e denoncuar përmes një video nga Lezha, ku 3 persona me kallashë e maska kërkojnë në një lokal pronarin e lokalit Ani Kola. Ata futen dhe kontrollojnë kartat ID të njerëzve në lokal dhe largohen ku duket se nuk kanë gjetur objektivin që kërkonin. Policia reagoi vetëm 7 ditë pas ngjarjes
20 Nëntor 2021, 09:12 -
Mbërrijnë në fshatin Akërni kamionët me materialet e para për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, banorët i presin duke i rënë borisë (VIDEO)
Kanë mbërritur gjatë natës në fshatin Akërni të Vlorës kamionët me materialet e para për nisjen e punimeve për ndërtimin e aeroportit te Vlorës. Kamionët me targa Kosove kanë qenë ngarkuar me konteiner te cilët janë parkuar në fushën ku do te nisin punimet. Kamionët me materiale për ndërtimin e aeroportit janë pritur nga banorët me borie makinash
20 Nëntor 2021, 07:52 -
Basha në 'Pa Protokoll': S'do ketë kurrë 2 PD! Më 11 dhjetor s'ka Kuvend por festë themelimi! Berisha po përdor organizatat kriminale, prej 10 ditësh s'përgjigjet për këtë
Në një intervistë për emisionin Pa Protokoll të gazetares Anduela Ndreu kryetari i PD, Lulzim Basha theksoi se PD nuk rrezikon të ndahet në dy parti pas kuvendit kombëtar të 18 dhjetorit, ndërsa tha se do të zbatojë statutin për përjashtimin e Berishës.
19 Nëntor 2021, 20:27 -
Buxheti për rininë dhe fëmijët, Rama: Informatikë që në klasë të parë, dy qendra kompjuterike në Vlorë dhe Shkodër, brenda mandatit do shtrihen në të gjitha bashkitë
Qeveria ka parashikuar ngritjen e dy qendrave të reja informatike në Vlorë dhe në Shkodër. Gjatë prezantimit të buxhetit për ministrinë e rinisë dhe fëmijëve, kryeministri Edi Rama njoftoi se është akorduar një fond i veccantë per të mbështetur nxënësit që duan të ndërmarin projekte të ndryshme si dhe do të shihet me prioritet investimi në laboratore dhe biblioteka.
19 Nëntor 2021, 17:47 -
E dhimbshme/ 20 vite më parë i mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat, shkodrani shkon në Fier dhe firmos peticionin për dënimin me vdekje
Teksa në qytete të ndryshme të vendit vijon mbledhja e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje, pas nismës së familjes së 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier, një moment vërtet i dhimbshëm është regjistruar në Fier.
19 Nëntor 2021, 17:32 -
Vrasja e 8-vjeçarit, Nikolla në Report Tv: Makabre, krimineli ishte përkëdhelur në dënimin e parë! 2 iniciativa ligjvënëse në Kuvend! Ta kthejmë debatin në Kuvend, në shina etike (VIDEO)
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla e ka konsideruar një ngjarje makabre vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu e cila sipas saj kërkon një reflektim të të gjithëve. Në intervistën ekskluzive të dhënë për Report Tv, Nikolla thotë se krimineli, ky dhunues barbar, kishte qenë i dënuar më parë me një dënim përkëdhelës.
19 Nëntor 2021, 17:30 -
Zgjatja e afateve të vettingut, drejtori i Zgjerimit në KE flet në Këshillin e Legjislacionit: ONM mbështet procesin, jemi pro konsultimit me 'Venecia-n'
Në diskutimet e sotme në mbledhjen Këshillit të Legjislacionit, që po diskuton propozimin e Partisë Socialiste për ndryshime kushtetuese zgjatjen e afateve të vettingut, ishte e radha e seancave dëgjimore me institucionet kyç për këtë proces: Komisionin e Pavarur i Kualifikimit; Komisionerët Publikë si dhe me Misionin Ndërkombëtar të Monitorimit.
19 Nëntor 2021, 15:25 -
Ministri austriak: Mbështesim Ballkanin e Hapur, BE të rrisë investimet në rajon! Shqipëria gati për BE! Ministrja e Jashtme: Në këtë proces jemi bashkë me Maqedoninë
Ministri i Jashtëm i Austrisë Michel Linhart gjatë takimin me homologen e tij shqiptare Olta Xhaçka u shpreh se Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet t’u hapen negociatat. Sipas tij vendi ynë i ka bërë të gjitha detyrat e shtëpisë dhe është gati për hapjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.
19 Nëntor 2021, 13:37 -
Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet
Prej 19 ditësh, Sherif Mukaj, 28-vjeç nga Kolonja është raportuar i humbur. Fati i 28-vjeçarit ende nuk dihet, ndërsa kontaktet me familjen i ka humbur që prej datës 1 nëntor. Ndërkohë, Tre qytetarë kanë hedhur dritë mbi vendodhjen e 28-vjeçarit, të cilët për emisionin 'Pa Gjurmë’ në Report Tv pretendojë se e kanë parë Sherif Mukajn në Shkodër.
19 Nëntor 2021, 12:46 -
Shkodër/ Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit dramaturgut Fadil Kraja
Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kolosit të dramaturgjisë, Fadil Kraja. Homazhet janë mbajtur në Teatrin Migjeni, aty ku Fadil Kraja numëron me dhjetëra pjesë të vëna në skenë. Miq, të afërm dhe familjare kanë dhënë mesazhe për këtë figurë, i cili përveç se kolos i letrave, ishte edhe një qytetar model i Shkodrës.
19 Nëntor 2021, 11:47 -
Legalizohen 3 pallate në Durrës, Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme! Papërgjegjshmëria e tyre bie mbi kurriz të qytetarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.
19 Nëntor 2021, 11:17 -
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, qytetarët marshim në Tiranë, u bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla, kemi një draft për regjistrin kombëtar të dhunuesve
Në kryeqytet u zhvillua një marshim kundër dhunës së fëmijëve nisur dhe nga ngjarja tronditëse e vrasjes së 8-vjecarit në Fier. Qytetarëve me pankarta në duar, iu bashkua dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
19 Nëntor 2021, 09:44 -
Zjarr në ballkonin e një apartamenti në Vlorë, alarmohen banorët! Ndërhyn zjarrfikësja, nuk gjen askënd në banesë
Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit nuk gjetën askënd në banesë, ndërsa zjarri kishte qenë vetëm në ballkon ku po digjeshin disa letra. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta.
18 Nëntor 2021, 21:26 -
Buxheti 2022 për Shëndetësinë, Rama: Brenda mandatit 40% rritje pagash për mjekët! Vlerësimi i tyre sipas performancës! Ministrja: 2.7 mln lekë për planin e vaksinimit
Kryeministri Rama në një takim me mjekë e infermierë ku prezantoi buxhetin për vitin e ardhshëm, vlerësoi punën e bërë për përballimin e pandemisë COVID-19 dhe premtoi jo vetëm rritje pagash por edhe investime në infrastrukturën e spitaleve e qendrave shëndetësore.
18 Nëntor 2021, 17:36 -
-
COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve
Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve
18 Nëntor 2021, 14:04 -
Në pranga 6 vajza dhe 2 djem në Shkodër, i vidhnin miliona gjermanëve dhe spanjollëve nga Call Center! Në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij shqiptare (EMRAT)
6 vajza dhe 2 djem, nga 20 deri në 30 vjeç, janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'. Prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak. Skema konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, duke vjedhur të huajt, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.
18 Nëntor 2021, 13:16 -
Veprimtaria Prodhuese miraton buxhetin dhe Paketën Fiskale 2022, 500 milionë euro i merren turizmit dhe i shkojnë fondit rezervë për bashkitë
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka shqyrtuar dhe ka miratuar nen për nen paketën fiskalet vitit 2022, vetëm me votat e mazorancës. Projektligji për taksën kombëtare,- ku përfshihet taksa 65 lekë për karburantin që furnizohen jahtet dhe taksën për qumështin pluhur dhe nënproduktet e tjera, është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, pa asnjë diskutim apo kundërshtim nga deputetët.
18 Nëntor 2021, 11:50 -
Përmbytje kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze, shpallet gjendja e jashtëzakonshme! Regjistrohet 1 viktimë, dyshohet për bilancë të rënduar
Përmbytjet kaotike pas shirave të rrëmbyeshëm në provincën kanadeze të British Columbia, ka bërë që kryeministri të marrë vendimin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.
18 Nëntor 2021, 11:05 -
-
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, përplasje në Komisionin e Sigurisë, deputetët e PD-së: Të thërritet Gledis Nano të raportojë, mund të parandalohej krimi! Çuçi të japë llogari
Vrasja makabre e 8-vjeçarit në Fier ka qenë epiqendra e debateve në komisionin e sigurisë. Opozita u kërkoi llogari institucioneve, ndërsa u ra dakord që javën e ardhshme të kërkohet në dëgjesë, kreu i policisë së shtetit Gledis Nano
18 Nëntor 2021, 10:32
