-
Kuvendi/ Rama-Bashës: O balonë tabake, hajde këtu nis me gramafonin tënd! Kryedemokrati: Kërko falje, zonjës që ju referove është doktoreshë shkencash! Deputetja: S'më intimidon, e kam për nder
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Lulzim Basha dhe Edi Ramën në Kuvend, ku kryeministri iu drejtua kryedemokratit me ironi si balonë tabake.
15 Nëntor 2021, 11:59 -
Fermerët e Myzeqesë në protestë kundër buxhetit dhe paketës fiskale: E duam bujqësinë si gjithë Europa
Teksa në parlament zhvilloheshin debate për buxhetin, fermerët e Myzeqesë u mblodhën sërish në protestë, duke kërkuar që të merren parasysh edhe 6 kërkesat e tyre. Protesta u mbikëqyr nga forcat policore, por nuk pati përplasje fizike.
15 Nëntor 2021, 11:30 -
Seancë me tensione në Kuvend, përplasja për buxhetin! Rama-Bashës: Asnjë sektor i lënë pas dore o pllakë gramafoni! Kreu i PD: PPP 113 mln €, mos u fshih te dhoma e miellit
Sot në Kuvend diskutimet u fokusuan tek paketa fiskale dhe projektbuxheti i vitit 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare. Projektbuxheti i vitit 2022, parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve.
15 Nëntor 2021, 10:02 -
Basha fiton betejën e kryesisë: 26 vota pro Kuvendit Kombëtar të PD më 18 dhjetor, vetëm 3 kundër! Akuza Berishës: Suel Çela e Aqif Rakipi ndihmuan për të mbledhur firma!
Fiton versioni i Lulzim Bashës dhe mbështetësve të tij në PD për mbledhjen e Kuvendit me 18 dhjetor dhe jo me 11 siç donte Berisha. Basha ashpërsoi tonet sot kundër Berishës të cilin e akuzon se po bashkëpunon me Aqif Rakipin, Suel Çelën, Rrahman Rrajën e Tom Doshin kundër PD. Basha tha se Kuvendi legjitim i PD do mblidhet më 18 dhjetor dhe jo më 11 kur e kërkon Berisha. Akuza e fortë e Bashës: Suel Çela ka mbajtur peng për 4 orë një të ri në Elbasan që të firmosë formularin e Berishës.
15 Nëntor 2021, 07:59 -
Humbja 5-0 me Anglinë, Rudi Vata për Report Tv: Armando Duka, si Pinoçeti i futbollit shqiptar! Lënia jashtë e Brojës, fyese për tifozët! Reja duhet shkarkuar
Humbja 5-0 me Anglinë, për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare, Rudi Vata shërbeu për të nxjerrë në pah “frymën e keqe profesionale”, që ekziston sipas tij në kampin kuq e zi, duke nisur që nga nepotizmi e duke përfunduar deri te shitja e ndeshjeve.
14 Nëntor 2021, 20:54 -
Atentati në Astir, 2 kamera sigurie kapin momentin e sulmit! Erigers Mihasi u ndoq nga autorët nëpër Tiranë, mbi 20 plumba në drejtim të tij
Dy kamera sigurie kanë filmuar çastet e fundit para e pas atentatit ndaj Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit në Astir. Sipas hetimeve mbi 20 plumba janë derdhur ndaj Mihasit e Dumanit, ndërsa pistat e hetimit janë fokusuar në të shkuarën e Mihasit që një ditë më parë kish ardhur në Shqipëri nga Gjermania. Autorët që mendohet se janë më shumë se dy, janë me pagesë pasi kanë planifikuar me detaje vrasjen e tipin mafioz në Tiranë.
14 Nëntor 2021, 09:47 -
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra-s/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistët e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra.
14 Nëntor 2021, 09:38 -
Nisin punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, përshkohet në 7 min! Rama: Plotëson gjerdanin e investimeve të bëra në zonën e Labërisë! Sjell zhvillim ekonomik dhe turistik
Ditën e sotme nisin punimet për tunelin e Llogarasë. Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta. Nga Vlora, ku ka marrë pjesë në nisjen e punimeve për tunelin e Llogarasë, Rama tha se kjo vepër plotëson gjerdani i të gjitha investimeve të bëra në zonën e Labërisë, që do të sjellë zhvillim ekonomik dhe rritje të ofertës turistike
14 Nëntor 2021, 08:24 -
-
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
Atentat me viktima në kryeqytet. Pasditja e kësaj të shtunë është gjakosur në Tiranë, pasi në zonën e Astirit janë qëlluar për vdekje 2 persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç, brenda një makine tip audi luksoz i cili ishte në lëvizje. Në Thumanë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Makina tip Audi që lëviznin vikimat, 30 minuta para ngjarjes është ndaluar nga policia dhe është lënë e lirë pranë Politeknikut në sheshin "Nënë Tereza".
13 Nëntor 2021, 19:43 -
Shtohen rastet me Covid-19, drejtori i NJVKSH, Halili: Kuksianët shkojnë në Kosovë me pasaportë vaksinimi, brenda vendit nuk aplikohet
Covid-19 po përhapet me shpejtësi edhe në vend njësoj si në gjithë Europën, por ndryshimi është se në Shqipëri nuk respektohet asnjë masë dhe këtë e pranojnë edhe vetën drejtuesit e njësive të kujdesit shëndetësor
13 Nëntor 2021, 12:58 -
Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët
Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, bashkimin e PD-së.
13 Nëntor 2021, 12:56 -
Gjysma e popullsisë në jug të vendit e pa vaksinuar, drejtori Llapi: Të interesuar vetëm mosha e tretë, personat që kanë kaluar Covid-19 refuzojnë
Duket se fushata e vaksinimit nuk ka ecur si duhet në rajonin e jugut. Drejtori i Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Kujtim Llapi shprehet se në gjithë rajonin e jugut nga Lushnja deri në Sarandë janë vaksinuar vetëm 53 për qind e popullsisë të moshës 18 vjeç e lart
13 Nëntor 2021, 12:03 -
Buxheti 2022 për Arsimin/ Rama: Ka drejtorë shkollash që janë 'out'! Skanim i plotë i të gjithëve, kush s'është i aftë të hap krahun! Të zëvendësohen me gra
Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësitë e tij për drejtuesit e shkollave, të cilët tha se një pjesë e tyre janë "out", për pasojë kërkoi një ndërhyrje urgjente! Në prezantimin e buxhetit për vitin 2022, Rama paralajmëroi se të gjithë drejtorët e shkollave do të futen në filtër dhe do të vijojë detyrë ai që e meriton, në të kundërtën të hapin krahut.
13 Nëntor 2021, 10:47 -
Rritet numri i të infektuarve me COVID, mjekja në Korçë: Pas vaksinimit qytetarët nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse
Numri i personave të infektuar me covid-19 ka pësuar rritje. Qarku i Korçës numëron 146 persona nga të gjitha grupmoshat të cilët janë aktualisht aktivë me koronavirus
13 Nëntor 2021, 10:33 -
Të prekurit me COVID shkojnë në moment të fundit në spital! 20 urgjenca në ditë, mbi 95% e pacientëve të pavaksinuar
Çdo ditë në spitalet COVID paraqiten 20 urgjenca, pjesa më e madhe në gjendje të rëndë. Mjekja infeksioniste Esi Duka tregon se ata shkojnë me vonesë në spital dhe kjo u komplikon shëndetin, ndërsa mbi 95% e të shtruarve janë të pavaksinuar
12 Nëntor 2021, 15:59 -
Derdhet naftë, ndotet në 1 km vija bregdetare e Shëngjinit, shpallet në kërkim kapiteni i anijes! Era e rëndë ‘pushton’ zonën (VIDEO)
Ndotje mjedisore në bregdetin e Shëngjinit. Sasi e madhe nafte është derdhur në det, duke krijuar një ndotje mjaft të madhe dhe arome shumë të rendë në zonën e plazhit. Sakaq policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim E. K, kapiten anije, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje vajore duke ndotur ujin në detin e Shëngjinit.
12 Nëntor 2021, 14:22 -
VIDEO/Fermerët protestë në Lushnjë kundër paketës së re fiskale, përplasen me policinë dhe bllokojnë autostradën: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore! Shoqërohen 15 persona
Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut kundër paketës së re fiskale. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së. 15 prej protestuesve janë shoqëruar nga policia pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë efektivët duke bllokuar edhe autostradën.
12 Nëntor 2021, 11:54 -
Reformimi i sektorit të Energjisë, nënshkruhet marrëveshje me Agjencinë Franceze për Zhvillim, Shqipëria merr 50 mln euro kredi të butë
Qeveria shqiptare dhe Agjencia Franceze për Zhvillim (AFD) kanë nënshkruar marrëveshje huaje ndihmë për Reformën në Sektorin e Energjisë. Përmes kësaj marrëveshje Shqipëria mori kredi të butë 50 mln euro që do të mbështesë sektorin e energjisë, ku do të jetë në shërbim të ndarjes së operatorëve të OSHEE-s, funksionimit të bursës së energjisë dhe krijimit të një tregu konkurrues.
12 Nëntor 2021, 11:40 -
Mashtruan me TVSH-në duke i shkaktuar 6 mln euro dëm shtetit, mbeten pas hekurave 2 persona, 2 në arrest shtëpi, njëri lirohet
Kishin ngritur një skemë me mashtrimin e TVSH duke i shkatuar shteti një dëm prej 6 milionë eurosh, lihen pas hekurave Ali Agollin dhe Regan Merdanin dhe të lirojë nga qelia Enis Xhaferin, të cilit iu dha detyrim paraqitje. Ndërsa për dy të tjerët Ben Cakën dhe Rolando Avdon, është vendosur ‘arrest shtëpie’.
12 Nëntor 2021, 11:03 -
Pasi mori mbështetjen e Ramës, Mediu projektrezolutë në Kuvend: Qëndrim të përbashkët kundër ndikimit rus e serb në rajon! Po nxisin konflikte
Pasi mori dakordësinë e kryeministrit Edi Rama në parlament, kreu i Partisë Republkane, Fatmir Mediu ka dorëzuar në Kuvend projektrezolutën duke kërkuar mbajtjen e një qëndrimi të përbashkët në lidhje me situatën në rajon dhe ndikimin rus e serb.
12 Nëntor 2021, 11:01
