-
-
-
Mbyllet Shtëpia e Fëmijës në Vlorë, kujdestaret kundër: Fëmijët s'janë gati për t'u kthyer në familjet biologjike
Në shtëpinë e fëmijës së Vlorës procesi është paraprirë qysh në shtator të vitit 2019-të, ku me anë të një VKM është vendosur për të mos pranuar raste të reja në institucion. Kujdestaret e shtëpisë së fëmijës kanë ngritur shqetësimin se fëmijët nuk janë gati për tu rikthyer në familje, pasi mund të bien sërish pre e dhunës.
17 Nëntor 2021, 17:30 -
Vrasja makabër e 8-vjeçarit, debati në Report Tv/ Eksperti i sigurisë: Dënimi me vdekje të shtrohet në Kuvend! Sociologu Tushe: Nuk është zgjidhje, problemi të institucionet
Në mënyrën më makabre dhe çnjerëzore një burrë i mori jetën një djali të vogël vetëm 8 vjeç ditën e djeshme në Fier. Lidhur me reagimet e njerëzve dhe profilin e kriminelit ka folur për Report Tv sociologu Profesor Gëzim Tushe, i cili tha se autori e ka kryer vrasjen në gjakftohtësi dhe kjo e bënë situatën edhe më të rrezikshme.
17 Nëntor 2021, 13:33 -
-
Rama në Itali: Të njihen sa më shpejt pensionet e shqiptarëve! Frytet e projekteve të përbashkëta do i shohim vitin tjetër! Draghi: Mbështesim integrimin e Shqipërisë! Di Maio: Do sillte optimizëm në rajon
Nga Roma, kryeministri Rama theksoi se ka kërkuar përshpejtimin e procedurave të njohjes së pensioneve të shqiptarëve në Itali, por pa dhënë detaje se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur mund të mbyllen ato. Edhe njëherë Rama u ndal gjatë te çështja e integrimit europian dhe pengesat që po hasin vendet e rajonit të Ballkanit drejt këtij procesi. Kryeministri italian Mario Draghi konfirmoi mbështetjen për Shqipërinë në procesin e integrimit
17 Nëntor 2021, 08:42 -
Vrasja në Fier, përcillet për në banesën e fundit 8-vjeçari! Autori dhe familja e viktimës u konfliktuan në shtator, por s'njoftuan policinë! Ekspertët nesër në shtëpinë e Çalamanit, dyshohet për tentativë përdhunimi
Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai se ka duruar dhe e ka vrarë’. Autori paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta.
17 Nëntor 2021, 08:19 -
Tragjedia në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk zgjidh asgjë, do ndërhyjmë në legjislacion! Meta: Përgjegjës ata që nuk bënë detyrën! Basha: Kambanë alarmi për institucionet, të veprojnë
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se do të ndërhyhet në legjislacion për kriminalet që kryejnë krime të përsëritura, por që kjo ndërhyrje do të kalojë fillimisht në konsultim publik, teksa nuk bëri të ditura më shumë detaje nga krimi që pritet të propozohet, Rama tha se nuk do të ketë rikthim të dënimit me vdekje, pasi kjo nuk parandalon ngjarje të tilla, por legjislacioni i ashpër që ka Shqipëria duhet të zbatohet nga gjyqtarët.
17 Nëntor 2021, 07:57 -
Horror në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)
Një 38-vjeçar rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit, Mateo Vasiu u gjet i mbuluar me baltë, e ndërsa ka dy goditje pas koke! Autori, Klodian Çalamani është arrestuar dhe ka pranuar krimin në policinë. Viktima ishte nipi i shokut të Klodian Çalamanit. Fqinjët thonë se autori ishte pijanec, ndërsa daja i të miturit të vrarë kërkon dënim me vdekje.
16 Nëntor 2021, 18:40 -
’Pa Gjurmë’ gjen mjekun e zhdukur 5 muaj më parë në Rinas, shokohet familja kur Jetmir Shehu i refuzon
Gjendet pas 5 muajve mjeku, Jetmir Shehu, i zhdukur në Rinas. ’Pa Gjurmë’ ka sjellë plot emocione mesditen e kesaj të marte, duke ribashkuar 32-vjeçarin me familjen e tij. Jetmir Shehu me banim ne SHBA, kishte udhëtuar drejt Shqipërisë qershorin e këtij viti dhe kishte humbur çdo kontakt me familjen. Falë informacioneve të mbërritura në Repor TV u lokalizua menjëherë vendndodhja e tij dhe u realizua takimi mes familjarëve, emocione që u përcollën nga moderatorja e programit Odeta Dume.
16 Nëntor 2021, 17:19 -
1-vjetori i Qendrës Tumo, Veliaj: Ia ka vlejtur çdo energji për investimin! Yuri Kim: E frymëzuar nga talenti i të rinjve! Ju do të jeni një shkëndijë për botën
Programi “Tumo Tirana” ka zgjuar çdo ditë e më shumë interesin e të rinjve në kryeqytet. Qendra, e cila një vit më pare, kur u çel në Tiranë, kishte vetëm 60 studentë, sot ka mbi 1 mijë të tillë. Në 1-vjetorin e këtij programi, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Drejtori i Fondacionit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, zhvilluan një takim me fëmijët dhe të rinjtë që aftësohen në qendrën Tumo
16 Nëntor 2021, 13:46 -
Përplasjet në PD, Klevis Balliu: Basha është në panik, Kuvendi që ka thirrur është ilegjitim! Duan vetëm të shpëtojnë karrigen e tyre
Lulzim Basha fitoi betejën në kryesinë e Partisë Demokratike duke mbledhur 26 vota pro, 3 kundër dhe 7 abstenime për mbledhjen e Kuvendit me datë 18 dhjetor dhe jo me datë 11 si kërkonte grupi i Sali Berishës. Por ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i rreshtuar hapur në mbështetje të lëvizjes së ish-kryetarit Sali Berisha, i cili kërkon të rikthehet të marrë drejtimin e PD-së, tha se Kuvendi legjitim është ai i datës 11 dhjetor.
16 Nëntor 2021, 12:38 -
Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm, Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve! Askush të mos prekë arkivat
6 punonjës të Kadastrës çohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm.
16 Nëntor 2021, 12:11 -
VIDEO/ Salianji tenton të përplaset fizikisht me Braçen, ndërhyn garda: Ke dalë te përgjimet e Taçit! Deputeti i PS: Shpifës që paguhesh me para cash! Masë disiplinore për deputetin e PD
Ka degraduar deri në tentativë për konfrontim fizik debati mes deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianjit dhe socialistit Erion Brace në parlament. Shkak për përplasjen u bë akuza e Salianjit drejtuar Braces se ka dalë në përgjimet italiane për Rezart Taçin.
16 Nëntor 2021, 11:33 -
15 prokurorët e SPAK kërkojnë mandat të pakufizuar, zbardhet letra për Kuvendin: Nuk ndihemi të sigurt
Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni të të KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zyrtarizuar kërkesën që të gjithë prokurorët e saj të kenë mandat të pakufizuar. Kërkesë e shprehur më herët por e bërë zyrtarisht vetëm përmes kësaj letre që Report Tv ka siguruar.
16 Nëntor 2021, 10:24 -
Me 76 vota pro, Kuvendi miraton pr.buxhetin e 2022! Basha: Në këtë sallë ka kriminelë të organizatave mafioze! Rama sqaron 'Balonë Tabake', i përsërit PD ftesën për bashkëpunim: E kuptoj që keni tension, por pa ne s'bëni dot asgjë
Pas dy seancave maratonë, maxhoranca votoi me 76 vota pro projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, ndërsa e gjithë debati në kuvend u dominua nga Rama e Basha kryesisht për fjalorin e përdorur ku nuk munguan ofendimet e akuzat. Teksa e ka quajtur kodin e sjelljes si më pak të vlefshëm se letra e banjos Basha tha se në sallën e Kuvendit sot ka kriminelë dhe bedelë të organizatave mafioze por pa përmendur emra.
16 Nëntor 2021, 08:54 -
-
Lë Amerikën pas 20 vitesh zhduket sapo mbërrin në Rinas! I ati nga studio e ’Pa Gjurmë’ përballet live me një telefonatë urgjente
Jetmir Shehu, i cili prej 20 vitesh jetonte në Amerikë ka humbur gjurmët në Shqipëri. 32-vjeçari nga Fieri rezulton i humbur që prej 19 qershorit të vitit 2021, gjurmë të cilat janë zbuluar nga sistemi TIMS. Në emisionin ‘Pa Gjurmë‘, në Report TV mbërrijnë live mjaft telefonata, ndwrsa qytetarët lokalizojnë vendndodhjen e 32-vjeçarit në zonën Laprakës në Tiranë. Babai flet live në studio me dëshmitarin, stafi i programit niset në terren. Pas historisë së zhdukjes e më pas gjetjes së Mirela Zefit dhe djalit 9-vjeçar, ky është i dyti rast i denoncuar në emisionin ‘Pa Gjurmë‘ kur një shtetas shqiptar lë Amerikën dhe humb gjurmët në Shqipëri.
15 Nëntor 2021, 19:10 -
Lufta brenda PD/ Paloka si pajtues i palëve, përcakton edhe emrat e negociatorëve: Jam gjendur në mes, të zgjidhim konfliktin
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka, ka gjetur një mënyrë se si mund të zgjidhet përplasja brenda Partisë Demokratike. Ai propozon negociata, madje duke përcaktuar edhe emrat e negociatorëve që sipas tij mund të jenë Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.
15 Nëntor 2021, 13:21 -
-
Kuvendi/ Rama-Bashës: O balonë tabake, hajde këtu nis me gramafonin tënd! Kryedemokrati: Kërko falje, zonjës që ju referove është doktoreshë shkencash! Deputetja: S'më intimidon, e kam për nder
Një përplasje e fortë ka ndodhur mes Lulzim Basha dhe Edi Ramën në Kuvend, ku kryeministri iu drejtua kryedemokratit me ironi si balonë tabake.
15 Nëntor 2021, 11:59
