Shqiptarja logo
E mërkurë 31 Dhjetor 2025 - Përditësimi i fundit 22:59

  • Home
  • Edicionet Lokale
  • KronikË
  • Politikë
  • Shëndeti
  • Ekonomi
  • Sport
  • KOSOVË & RAJONI
  • BotË
  • KulturË
  • Editorial
  • Opinion
  • Të Fundit
  • Sociale
  • Drejt Punës
  • Speciale
  • Lajme të mira
  • Lifestyle
  • VIP & Spektakël
  • Receta
  • Horoskopi
  • Dosje
  • Fotogaleri
  • Videogaleri
  • Pikë e zezë
  • Sondazhe
  • TiranË
  • VlorË
  • Elbasan
  • KorçË
  • DurrËs
  • DibËr
  • Fier
  • KukËs
  • LezhË
  • Berat
  • GjirokastËr
  • ShkodËr
Shqiptarja LIVE logo

Rezultatet e kërkimit për: 315 /6222 Rezultate (0.06 seconds)

  • Lajme
  • Fotogaleri
  • Video
  • Mandati i 3, Rama konfirmon Ballën dhe Spiropalin: Do vijojnë në të njëjtat poste! Nisim punën për fitoren e zgjedhjeve vendore 2023 dhe parlamentare 2025

    Elisa Spiropali është emri i parë i qeverisë Rama 3, e cila do të mbajë të njëjtin post si në mandatin e dytë, ndërsa Taulant Balla do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të PS. Rama foli për 2 fitore të reja, ndërsa shpotiti opozitën, se vjen në parlament me një dhëmballë të prishur. Duke pranuar problemet me qeverinë e Kosovës, ai u angazhua për marrëdhënie vëllazërore, pavarësisht kundërshtive për Ballkanin e Hapur.
    27 Gusht 2021, 12:40
  • VIDEO/ Akomodimi i afganëve në Durrës, larg zhurmës së krismave të armëve dhe frikës së luftës, fëmijët gëzojnë me lojërat në oborrin e hotelit

    Në orën 3.15 minuta të natës është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë te cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Report Tv sjell video  nga ambientet ku ata janë akomoduar , që për ta tashmë do shndërrohet në një shtëpi të dytë.
    27 Gusht 2021, 10:22
  • Afganët e parë akomodohen në 2 hotele në Durrës! Siguri e lartë, mjekë e psikologë për afganët


    27 Gusht 2021, 09:29
  • Ditë të nxehta dhe temperaturat e larta, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqene dhe lumenj në Kukës

    Ditët e nxehta dhe të thata të verës përgjatë muajit gusht, me temperaturë mesatare prej 39 gradësh, në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.
    27 Gusht 2021, 09:28
  • Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit! Dëshmia e 2 pasagjereve italiane në 'Land Rover': Automjeti rrëshqiti nga lagështia

    Arrestohet Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qafë-Muzinë, duke shkaktuar kështu 5 viktima. Në dëshminë e dhënë nga dy vajzat italiane që ishin pasagjere në mjetin tip 'Land Rover' që drejtohej nga 22-vjeçarja, thuhet se furgoni e mori kthesën gjerë dhe Çelhaka ka frenuar në mënyrë që të shmangte përplasjen me furgonin, por mjeti i tyre ka rrëshqitur nga lagështira.
    27 Gusht 2021, 09:21
  • Vlorë/RENEA aksion blic anti-kanabis në Selenicë! 3 të arrestuar, mes tyre Ferdinand Llanaj! I shpëtoi atentatit para 4 vitesh, në 2011 i vranë të atin, i vëllai autor i masakrës së Çoles

    Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj  është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
    27 Gusht 2021, 09:08
  • Bulqizë/ I vendoset tritol makinës së Elton Debreshit, minatorit që kandidoi si i pavarur për deputet në Dibër! Sindikata e Minatorëve i del në mbrojtje kryetarit të tyre: Duan të na mbyllin gojën

    Një sasi tritoli ka shpërthyer në makinën e ish-kandidatit të pavarur për deputet në Bulqizë Elton Debreshi. Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa janë shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Debreshi është edhe kryetar i Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. Ai u pushua nga puna si minator, ndërsa Gjykata i dha të dy ditë më parë të drejtën për të marrë rrogën e 15 muajve.
    27 Gusht 2021, 08:45
  • Mark Marku lë mandatin e deputetit, shpërthen në akuza ndaj Berishës e Bashës: E shndërruan PD në parti që mbron interesat personale të dy liderëve të vet

    Mark Marku le mandatin e deputetit që fitoi në qarkun e Lezhës dhe shpërthen në akuza të forta jo vetëm ndaj Lulzim Bashës por edhe ndaj Sali Berishës, për të cilët thotë se e kanë shndërruar Partinë Demokratike në një parti që vetëm mbron interesat personale të tyre.
    27 Gusht 2021, 08:26
  • 'Na vranë.. ulu'! Ekzekutohet ish-polici në Malësinë e Madhe, shpëton bashkëshortja e tij! Autori i doli para makinës, e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Viktima vrau padashje kolegun në 1989

    Sokol Çelaj, ish polic i dënuar për vrasjen padashje të një kolegu në vitet ‘90, sot do të nisej përsëri për në Angli ku jetonte prej vitesh, por mbrëmë fatkeqësisht u vra me breshëri kallashnikovi vetëm 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç. Ai kthehej nga një festë familjare bashkë me bashkëshorten që u shpëtoi plumbave dhe pa autorin, që policia ende s’e ka identifikuar.
    27 Gusht 2021, 00:21
  • Nëndrejtori i ISHP-së, Ulqinaku: Pas pedagogëve e studentëve, po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm për disa profesione! S'ka viktima nga COVID që kanë marrë të 2 dozat

    Vaksinimi i detyueshëm, përveç studentëve dhe pedagogëve pritet të aplikohet edhe për disa profesione të tjera. Zv.Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik Dritan Ulqinaku thotë për Report Tv, se gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në vend, ndërsa ditët e ardhme pritet rritje e infektimeve.
    26 Gusht 2021, 15:29
  • Balluku: Në nëntor nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës

    Në nëntor do të nisin punimet në terren për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, që do të jetë një nga aeroportet ndërkombëtare më të mëdha në Shqipëri. Kjo pasi ky aeroport nuk do të jetë vetëm për transport qytetarëve por do të ofrojë edhe shërbimet cargo dhe të mirëmbajtjes së avionëve duke i dhënë sektorit të aviacionit në Shqipëri një hov të ri.
    26 Gusht 2021, 14:43
  • Kulluri: Basha s'ka kurajo të largojë Berishën pas shpalljes 'Non Grata' nga SHBA, fundi i tij politik ngjason me atë të Enver Hoxhës! 'Grupimi për PD' s'do shndërrohet në parti

    Partia Demokratike do të shkojë në Kuvendin e ri në shtator me Sali Berishën dhe për këtë Edvin Kulluri, anëtar i "Grupimit për PD-në", është mëse i bindur, sepse Lulzim Basha nuk ka kurajo që ta marrë një vendim për largimin e tij! Ai ka zbuluar se Basha i ka kërkuar prova ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim mbi të cilat është bazuar SHBA-ja për futjen në listën e zezë të SHBA-së, por shprehet i habitur, i surprizuar që as për këtë nuk ka guxim të flasë publikisht, por zgjedh të heshtë.
    26 Gusht 2021, 14:33
  • Rama: Vaksinim i detyrueshëm për një kategori personash, përfshirë pedagogët dhe studentët! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore

    Për herë të parë, kryeministri Rama foli për mundësinë e vaksinimit të detyrueshëm për studentët dhe pedagogët. Rama paralajmëroi, se vaksina do të jetë me detyrim edhe për këdo që ka punë kolektive dhe rrezikon të infektojë të tjerët. Vendimi mund të bëhet fakt në rast të përkeqësimit të situatës së COVID.
    26 Gusht 2021, 11:16
  • Reshjet e shiut shpëtojnë natyrën, fiken vatrat e zjarrit në Kukës

    Reshjet e shiut, ndonëse jo me një intensitet shumë, kanë shpëtuar natyrën, e cila ka qenë në momentet e saj më të vështira.
    26 Gusht 2021, 09:51
  • I shiti 10 mijë euro 4 minat me telekomandë agjentit të infiltruar në Durrës! Në pranga poseduesi i tyre nga Fushë Kruja, zbardhet e shkuara e tij kriminale

    Një 50-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 4 mina me telekomandë, të cilat i shiti tek një agjent i infiltruar. Nëse minat me telekomandë Arben Elezi do të arrinte t’i shiste në duart e gabuara të njerëzve të krimit, pasoja do të ishte e tillë, e ngjashme me kaosin e krijuar në datën 15 shtator 2020, në të cilën u tentua eliminimi fizik i Preng Gjinit mbi Urën e ish-Nisharakut.
    26 Gusht 2021, 08:27
  • Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime

    Dy shpërthime të fuqishëm në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulut i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur140 të tjerë. Mes viktimave janë edhe 12 trupa amerikanë. Shteti ISlamik (ISIS) ka marrë përgjegjësitë për sulmin. Sulmi erdhi disa orë pas paralajmërimeve të SHBA, por që nuk u dëgjuan nga populli afgan, nga dëshira e madhe për t'u larguar nga duart e talebanëve, që tashmë kanë në dorë në Afganistanin. 
    26 Gusht 2021, 07:44
  • Rama intervistë për CNN: Nuk ka shqiptarë në Afganistan! Shqipëria do presë 4000 afganë! Nëse duan të rrinë përgjithmonë, ne i mirëpresim! NATO të ruajë vlerat ose rrezikon të zbehet

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Shqipëria do të strehojë rreth 4 mijë afganë, ndërsa nuk e përjashtoi mundësinë që ata mund të qëndrojë përgjithmonë, nëse e duan një gjë të tillë. Rama pati kritika për shtetet anëtare të NATO-së që i thanë "jo" strehimit të afganëve. Në listën e personave që pritet të vijnë në vendin tonë ka gazetarë, aktorë, artistë të fushave të ndryshme, por edhe yje filmash, tha Rama, që u rrezikohet jeta nga talebanët.
    25 Gusht 2021, 19:11
  • Futbolli nxjerr nga kontrolli edhe femrat, 3 futbollistë ndëshkohen më të kuq pas sherrit masiv

    Tre kartona të kuq ka prodhuar një sherr mes vajzave në futbollin Meksikan.
    25 Gusht 2021, 15:52
  • Takimi i fundit për mandatin e dytë, Rama: Javën e ardhshme prezantoj qeverinë e re! Ky mandat u mbyll me nota pozitive! Turizmi dhe Arsimi, dy dikasteret me kritika

    Kryeministri Rama zhvilloi sot një takim falënderues me ministrat, për përfundimin me sukses të mandatit të dytë qeverisës. Pavarësisht fjalëve të mira për punët e bëra përgjatë këtyre 4 viteve, Rama pati edhe kritika për turizmin dhe arsimin. Javën e ardhshme, pritet të shpallet qeveria e re.
    25 Gusht 2021, 12:01
  • Rriten infektimet, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Nuk ndryshojnë masat anti-Covid, por qytetarët të mbajnë maskat dhe të vaksinohen! 27 % e popullsisë e vaksinuar me dy doza

    Pavarësisht rritjes së infektimeve kryesisht nga varianti Delta Komiteti teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid në Shqipëri por apelon të respektohet mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura. Deri tani 27% e popullsisë është vaksinuar me 2 doza.
    25 Gusht 2021, 10:51
  • E qëlloi me plumb në kokë pas sherrit për borxhin e drogës, arrestohet në 'Bllok' autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Vlorë! Armën e groposi në oborrin e shtëpisë

    Bledar Selmanaj dyshohet se është autori i vrasjes së 25-vjecarit Xhulian Bullari, trupi i të cilit u gjet 4 ditë më parë i vrarë në një makinë në Babicë të Vlorës. Selmanaj u vu në pranga ditën e sotme në zonën e "Bllokut" në Tiranë, ndërsa rezulton person i dënuar disa herë më parë për vjedhje. Rezulton se ai dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin, ndërsa ngjarja ndodhi pas një konflikti për pazare droge dhe një borxh që Bullari i kishte Selmanajt.
    25 Gusht 2021, 10:08
  • First
  • 174
  • 175
  • 176
  • 177
  • 178
  • Last
  • Kodi Etik

  • Kontakt

  • Rreth Nesh

  • Raportoni Ju

  • Puno me ne

© 2011 - 2025 Shqiptarja.com - Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i kesaj faqeje