-
Skavica, nënshkruhet kontrata mes kompanisë Bechtel dhe KESH! Balluku: Vepra më e rëndësishme në sektorin energjetik, do minimizojë përmbytjet
Nënshkruhet kontrata për fazën e parë, mes kompanisë Bechtel dhe KESH, për projektin e HEC Skavicës. E pranishme gjatë nënshkrimit të kontratës, ministrja Belinda Balluku e ka cilësuar këtë si një vepër me rëndësi të veçantë për sektorin elektro-energjetik shqiptar
5 Korrik 2021, 13:48 -
Operacioni 'Shpirti', në hetim edhe një prokuror i SPAK! Verifikim pasuror 38 të përfshirëve në trafikun ndërkombëtarë të tonelatave kanabis
SPAK ka nisur një verifikim të imtësishëm se pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte tonelata drogë është edhe një prokuror nga radhët e tij.
5 Korrik 2021, 13:02 -
Pas vendimit të Kushtetueses/ Erion Veliaj për Report Tv: Brenda 100 ditëve nisim punën për ndërtimin e Teatrit Kombëtar! Kundërshtuesit e projektit s'përfaqësojnë asgjë
Duke i konsideruar si 'hajvanë' të gjithë ata që e cilësojnë si një arritje shumë të madhe të 'Aleancës për Teatrin' vendimin e Gjykatës Kushtetuese, kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dha lajmin e madh se brenda 100 ditëve të ardhshme do të fillojë puna për ndërtimin e Teatrit të ri.
5 Korrik 2021, 12:59 -
Krim i rëndë mjedisor pranë plazhit/ Tonelata mbetjesh në zonën e Spillesë, bashkia Kavajë i hedh plehrat në vendgrumbullime të paligjshme dhe u vë flakën
Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Teksa e gjithë vëmendja është përqendruar te turizmi, pasi vijmë nga dy vite pandemi globale e shkaktuar nga koronavirusi, Bashkinë e Kavajës ka kryer krim mjedisor duke hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën
5 Korrik 2021, 12:28 -
Italiani iku pa paguar dasmën, pronari i hotelit në Vlorë për Report Tv: Na u lut që të mos vazhdonin denoncimin në media se po e ndante dhe gruaja e katërt
Vasil Bedinaj, pronar i Hotel "Rexhina" në Vlorë ka zbuluar se nuk i ka shkuar deri në fund padisë për italianin që bëri dasmën në Shqipëri dhe nuk pagoi shpenzimet. Kjo sepse siç ai bëri me dije për Report Tv, italiani e ka kontaktuar dhe i ka bërë një pagesë prej 1000 eurosh dhe me premtimin që do paguajë pjesën tjetër gjatë kësaj jave. Ai ka zbuluar se italiani i është lutur që të mos vijojë më me denoncimet në media, pasi po e ndante nga bashkëshortja që e ka shqiptare.
5 Korrik 2021, 12:28 -
-
Fushë-Krujë, burri vret me thikë gruan e tij 45-vjeçare brenda në makinë! Më pas tenton të vrasë veten, dërgohet te Trauma në gjendje kritike! Prindër të 2 djemve, jetonin në Tiranë
Një krim i rëndë në familje ka ndodhur vetëm para pak minutave në zonën e Bubqit në Fush-Krujë. Një 51-vjeçar, Artan Ismalaja ka vrarë me thike gruan e tij Klarita Ismalaja, 45-vjeçe. Pasi bashkëshortja e tij është ka ndërruar jetë, Ismalaja më pas ka tentuar të vetëvirtet duke e goditur veten me thikë në qafë. Ai është nisur urgjent drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
5 Korrik 2021, 11:38 -
Shkollat 'Lidhja e Prizrenit' dhe 'Petrit Llaftiu' në Shijak gati për të pritur nxënësit në shtator, Rama: Kanë rilindur më të mëdha e më të forta
550 nxënës në Shijak do të ulen në bankat e shkollës, në një ambient krejtësisht të ri. Rikonstruktimi i 2 shkollave gjimnaze, Lidhja e Prizrenit” dhe “Petrit Llaftiu” janë gati për të pritur nxënësit në shtator.
5 Korrik 2021, 11:32 -
Shpërthimi në hotelin në Velipojë, ISHTI sqaron si ndodhi ngjarja: Shkak rrjedhja e gazit nga një bombol, u harrua hapur gjatë natës
Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial (ISHTI) ka sqaruar rrethanat e shpërthimit të ndodhur dje në hotelin 3 katësh të familjes Gjoka në Velipojë, ku mbetën plagosur me djegie të rënda pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç dhe fëmijët e saj, Klarisa Gjoka 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç, të cilët ndodhen në QSUT në Tiranë
5 Korrik 2021, 11:28 -
Gjonaj: Lufta ndaj korrupsionit përballet me sfida të reja, kurrikula informuese në shkolla! Soreca: Të dënohen figura të larta! Hetimet financiare janë thelbësore, ndjekje më efektive parave
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po zhvillon një konferencë me Kryeprokurorin Kombëtar Kundër Korrupsionit (DNA) të Rumanisë, Crin Bologa, ku është i pranishëm dhe ambasadori i BE Luigi Soreca
5 Korrik 2021, 10:39 -
'Ngjarjet kriminalet në vend'/Furtunë ndryshimesh në 10 drejtoritë vendore të Policisë, përveç Tiranës e Gjirokastrës! Lëvizje edhe në 'kupolën' e Drejtorisë së Përgjithshme (EMRAT)
Furtunë ndryshimesh në Policinë e Shtetit, e paralajmëruar edhe më herët nga kryeministri Edi Rama në kuadër të ristrukturimit të këtij institucioni pas ngjarjeve kriminale të regjistruara në vend. Ditën e sotme janë bërë me dije edhe lëvizjet e bëra, ku ndryshime ka pasur në 10 drejtori vendore, përjashtuar Tiranën dhe Gjirokastrën.
5 Korrik 2021, 10:00 -
Mungon krahu i punës vendas, bizneset kthejnë sytë nga Bangladeshi! 10 punëtorë punësohen te Firma në Lezhë: Jemi të kënaqur me kushtet
Krahas dhjetëra shqiptareve, pjesë e kësaj sipërmarrje prodhimi në Lezhë janë bërë dhe punëtor nga Bangladeshi, duke vënë në zbatim një nga deklaratat më të debatuara të kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore.
5 Korrik 2021, 09:57 -
Maja e Jankës në Vithkuq të Korçës 'në pushtetin' e flakëve prej më shumë se 3 ditësh! Në terren 20 forca të ushtrisë dhe 1 zjarrfikëse
Maja e Jankës, në zonën e Vithkuq të Korçës vijon të jetë në "pushtetin" e flakëve. Për më shumë se 3 ditësh, flakët vijojnë të djegin pisha dhe shkurre. Në luftën me flakët janë angazhuar 20 forca të ushtrisë dhe një mjet zjarrfikës, teksa po ndihmojnë edhe banorët e zonës.
5 Korrik 2021, 08:55 -
Përfshihet nga flakët një servis makinash në Fushë-Prezë, rrezikohet edhe një servis tjetër pranë tij! Dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një servis makinash është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Fushë-Prezë. Fatmirësisht, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por flakët rrezikojnë edhe servisin tjetër që ndodhet aty pranë.
4 Korrik 2021, 14:28 -
Magazina 'arsenal' bombolash gazi, shkrumbohet nga flakët hoteli në Velipojë! Plagosen rëndë pronarët, 4 anëtarët e familjes Gjoka me djegie të rëndë në QSUT
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në Velipojë, ku 4 anëtarët e familjes Gjoka kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të disa bombolave të gazit në hotelin e tyre. Kryefamiljarja Alketa Gjoka, 40 vjeç, së bashku me fëmijët e saj, ishin brenda ambienteve të hotelit në momentin e shpërthimit, pasi kishin shkuar të pastruar në mënyrë për të qenë gati për sezonin turistik. Ata kanë marrë plagë të rënda në trup dhe janë dërguar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
4 Korrik 2021, 07:41 -
Merkel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Evropën e bashkuar
Kancelarja Angela Merkel është shprehur se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në evropën e bashkuar. Këto komente Merkel i bëri para takimit të ardhshëm të Samitit të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet të hënën.
3 Korrik 2021, 15:58 -
Balluku inspekton punimet në aksin Korçë-Ersekë: Punimet mund të mbyllen një vit para afatit, shkurton kohën me 20 minuta
Kantieri i ndërtimit në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë po ecën me ritme të shpejta ku vetëm në 8 muaj punime, është kryer 57 % e volumit të punës. Ministrja e Transportit, Belinda Balluku, e cila ndoqi nga afër punimet në këtë segment duke thënë se me ecjen e shpejtë të punimeve ky projekt do të përfundojë gati 1 vit para afatit zyrtar.
3 Korrik 2021, 13:33 -
Zbardhet dosja që çoi në pranga prokurorin Edmond Karriqin, hetimet nisën në 2019! Pushoi çështjen e të arrestuarve për trafik droge në Kukës sapo mori 2000 euro-t! GJKKO e la sot në burg bashkë me sekserin
Ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi, hetuesit kanë prova se ka takuar dhe ka marrë rryshfet për pushimin e cështjes ndaj 4 të arrestuarve për trafik droge, ndaj këtë të shtunë GJKKO vendosi ndaj tij arrest me burg. Të njëjtën masë e mori në mungesë edhe sekretari në prokurorinë e Kavajës, që kishte rolin e sekserit. Nga një investigim i Report Tv, mësohet se Karriqi në vitin 2017 ka mbyllur edhe një dosje të abuzimeve me paratë publike nga ish-zyrtarë të LSI-së me punësime fiktive në aeroportin e Kukësit.
3 Korrik 2021, 10:27 -
Stacionet e plazhit, Klosi në Kavajë: Ka aplikime më shumë se parcela! Veliu: Një përfaqësues i Agjencisë së Bregdetit duhet në task-forcë, të sqarojë pretendimet e bizneseve
Sezoni turistik ka nisur, por aplikimet dhe kthimi përgjigjet për stacionet e plazhit ende nuk kanë përfunduar. Për këtë problematikë foli edhe ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga Kavaja, ku tha se vija e saj bregdetare ka më shumë aplikime për stacione plazhi se sa parcela.
3 Korrik 2021, 10:24 -
Lame: Shembim ndërtimet pa leje nga Vermoshi në Konispol, kush ka abuzuar nuk do flejë i qetë! Nis në Pogradec legalizimi i pallateve të braktisura
Kreu i Kadastrës, Artan Lame paralajmëroi nga Pogradeci ku nisi procesi I legalizimit të pallateve të braktisa nga pronarët e falimentuar, se operacioni I shembjes së ndërtimeve pa leje do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë.
2 Korrik 2021, 21:02 -
Dy ish-partnerët e denoncuan në ‘Pa Gjurmë’ për trafikim, reagon Shqipe Shala: I urrej ishat e mi, do ribashkohem me fëmijët
Dy ish-partnerët e akuzuan se ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni dhe shfrytëzohej nga disa persona në qytete të ndryshme reagon në ’Pa Gjurmë’ në Report TV nëna e 5 fëmijëve Shqipe Shala.
2 Korrik 2021, 17:42
