-
Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/ ‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp në Hamburg
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transformuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’.
26 Maj 2021, 17:53 -
-
Mbyllet Superliga, festë në Durrës dhe trishtim në Shkodër! Teuta, kampione e Shqipërisë pas 27 vitesh, shkatërron Apoloninë! Bylis bie në kategorinë e parë
Mbyllet nën 'ethe' dhe emocione edicioni i 82 i kampionatit të futbollit në Shqipëri. Pas 27 vitesh Teuta është shpallur kampione e vendit. Në Durrës ka nisur festa ndërkohë ka trishtim në Shkodër, ku edhe pse Vllaznia fitoi nuk arriti të shpallet kampione.
26 Maj 2021, 16:49 -
Berisha ‘Non Grata’, Ermonela Felaj: Opozita të shkëputet prej tij! DASH dha sinjal për këdo që shkel ligjin, kemi prova të mjaftueshme që Meta të shkarkohet
Vendimin e Departamentit Amerikan të shtetit për shpalljen ‘Non-Grata’ të Sali Berishës, socialistët e shohin si një mesazh të qartë për këdo që shkel ligjin. Deputetja Ermonela Felaj shprehet se opozita duhet të distancohet nga figura e Berishës, ndërsa thekson se janë të mjaftueshme provat që shkarkimin e Metës nga posti i presidentit.
26 Maj 2021, 15:29 -
Zgjedhjet brenda PD, Basha-kandidatëve në garë nga Korça: Askush s'mund të mohojë punët e bëra me djersë e sakrifica, kush mendon se dorëzohemi, s'na njeh mirë (VIDEO)
Në zgjedhjet që do zhvillohen brenda PD, Basha tha se do të garantojë që gara mes kandidatëve të jetë demokratike dhe se pas kësaj PD të dal një parti më e bashkuar. Ai hodhi thumba ndaj kandidatëve të tjerë që kërkojnë dorëheqjen e tij apo demokratëve që e sulmojnë duke thënë se askush nuk ka të drejtë të hedh poshtë punën e bërë dhe atë që PD ka ndërtuar deri më sot me sakrificë dhe me djersë.
26 Maj 2021, 12:02 -
Tiranë, vidhnin të dhënat e kartave bankare dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në hetim! 33 mln lekë dëm vetëm në një kompani celulare (SKEMA)
Vidhnin të dhënat e kartave banke dhe blinin online, 2 në pranga dhe 5 në hetim! Hetimet pas kallëzimit nga një kompani celulare, të cilës iu shkaktua dëmi 33 mln lekë.
26 Maj 2021, 10:07 -
Përdhunimi i të miturës në Mirditë, do ekzaminohen celularët e vajzës dhe 5 të arrestuarve! 3 të tjerë në monitorim, dyshohen si të përfshirë në ngjarje
Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar. Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve.
26 Maj 2021, 09:49 -
Skandali/ Mjekët e Fierit rrahin barbarisht qytetarin: Thuaj 'jam k*rvë', bjeri qenit (Audio-regjistrimi)
Emisioni “Stop” ka siguruar ekskluzivisht audio-regjistrimin e dhunës barbare që 4 mjekë të spitalit të Fierit kanë ushtruar ndaj qytetarit Ardit Klima. Ky i fundit është arrestuar disa ditë më parë për dhunë ndaj bluzave të bardha. Por siç duket, e vërteta qëndron ndryshe.
25 Maj 2021, 23:01 -
Ekskluzive/Dëshmi dhe foto nga fushata e PD të autorit të dyshuar për vrasje! Gjykata e la në burg, flet nëna e viktimës: Më vrau djalin dhe ma hodhi në kanal, i lirë bënte fushatë
I vranë djalin natën e Bajramit, nëna nuk shkon dot ta qajë as tek varri, ku prehet i riu nga Tropoja. Dy vite pas vrasjes së 23-vjeçarit Florin Selimi, mbrëmjen e 11 gushtit të vitit 2019 në fshatin Sulaj të Fierit, nëna e të riut Dukate Selimi, për të cilën plaga mbetet e hapur, kërkon drejtësi. Ajo thotë se ndjehet e kërcënuar nga dy personat me iniciale S.S, 26 vjeç dhe K.M, 20 vjeç, banues në po të njëjtin fshat, të cilët u arrestuan si të dyshuar për vrasjen e Florinit, trupi i pajetë i të cilit u gjet në një kanal.
25 Maj 2021, 18:44 -
“Defender 21” zbarkon në Kuçovë, ekspozon armët! Kollçaku: Baza ushtarake e NATO-s në funksion të plotë së shpejti
Stërvitja “Defender 21” ka prezantuar në një aktivitet në sheshin qendror të Kuçovës pajisjet ushtarake të ushtrisë shqiptare. Interesi i publikut në këtë ekspozitë ishte i lartë ndërsa nuk munguan edhe qytetarët të cilët me nostalgji krahasonin forcat e armatosura sot me shkëlqimin e dikurshëm të bazës ajrore të Kuçovës.
25 Maj 2021, 15:18 -
Basha me demokratët në Berat: PD, më e madhe se arritjet apo gabimet tona! Nga zgjedhjet e brendshme do dalim të bashkuar dhe të fortë (VIDEO)
Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me demokratët e Berati, Kuçovës dhe Dimalit ku vijon të përsëris se 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Duke bërë fushatën e tij për të mbajtur postin e kreut të PD, Basha tha se nga kjo garë partia do të dalë më e fortë dhe e bashkuar, pasi kjo parti ka fuqinë, përvojën dhe kurajën për t'i çuar betejat deri në fund.
25 Maj 2021, 13:46 -
Humbi jetën në aksident, 16-vjeçari punonte si kamarier dhe po kthehej nga puna, përloten kolegët: Më thoshte nuk jam mirë, kam parë ëndërr
Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ka tronditur Mallakastrën, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka ndërruar jetë një 16 vjeçar dhe është plagosur një 18 vjeçar. Ditën e sotme, në vendin e aksidentit kanë mbërritur të afërm dhe banorë të zonës të cilët kanë vendosur shenja përkujtuese në vendin ku ndodhi
25 Maj 2021, 12:46 -
Kadilli: Zgjedhjet i fitoj unë, s'kam rival! Të tjerët kanë ide të konsumuara! Do luftoj për hapjen dhe bashkimin e PD (VIDEO)
Fatbardh Kadilli, kandidati për kryetar i PD-së, tha se ai kërkon një parti të hapur, të pastër dhe fituese që do të jetë më e madhe se kryetari dhe se do të bëjë ndarjen e rolit të kryetari si lider dhe jo më si një administrator i partisë. Ai tha se kërkon që t'i jepet fund modelit të partisë së punës dhe se më 13 qershor kjo do të jetë e mundur me largimin e Lulzim Bashës.
25 Maj 2021, 12:12 -
U skualifikua nga gara për kryetar, grupi 'Për PD-në' kërkon rikthimin e Ibsen Elezit! Berisha 'non grata'? Harxhi-Nishani: Basha doli me qëndrim hipokrit e individual, s'u konsultua me partinë
Grupi për PD ka kërkuar rikthimin në garë të Ibsen Elezit si kandidat për kreun e PD në zgjedhjet që do të mbahen 13 qershor. Duke e cilësuar aktin e përjashtimit të tij si antistatutor, anti-demokratik dhe që deformon procesin zgjedhor në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Grupi për PD thonë se kërkon ndryshimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe lejimin e kandidimit të Elezit duke shtuar se ai ka kontribute reale dhe është një nga anëtarët më aktiv të PD-së
25 Maj 2021, 11:11 -
Komisioni për shkarkimin e Metës, diskutohet raporti paraprak! Bushka: Cenoi marrëdhëniet me partnerët! Hyseni: Mund ta çojmë për ndjekje penale (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta mund t'i nënshtrohet ndjekjes penale nga institucioneve hetimore prej thirrjeve që për nxitje dhune që bëri gjatë fushatës elektorale. Deklarata është bërë sot nga Alket Hyseni në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Hyseni tha se gjatë hetimit janë vënë re elementë të veprës penale dhe kjo u takon institucioneve ligjzbatuese.
25 Maj 2021, 10:03 -
Ekzekutohet me dy plumba ish-polici, dëshmitarët okularë dëshmuan ngjarjen. Familja: Shkurt Bocin e vrau vetë policia
Me 9 shtator te vitit 1999 një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Fanit në Mirditë, kur 30-vjeçari Shkurt Boçi u ekzekutua dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje rikthehet në qendër të vëmendjes, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV pas pretendimeve, që kanë familjarët, se i riu u vra nga policia gjatë një kontrolli në qendër të fshatit.
24 Maj 2021, 17:36 -
I dënuar më parë për drogë në Itali, Gjykata e Elbasan dënon me 5 vite burg Elton Kilën
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Elbasan duke deklaruar fajtor dhe duke e dënuar me 5 vite Elton Kilën, i akuzuar për veprën penale "Pastrimi i produkteve te veprës penale".
24 Maj 2021, 16:12 -
Tomini për Report Tv: Marrin dozat e dyta Sinovac kujt iu shty data! Do preferoja të hiqeshin maskat në ambientet jashtë
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë. Ajo shtoi se me ardhjen e vaksinave, marrja e dozës së dytë do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes.
24 Maj 2021, 12:33 -
77 vjetori i Kongresit të Përmetit, të moshuarit e përkujtojnë me foton e Enver Hoxhës: E bëri Shqipërinë lule! Kumbaro: Janë historianët që vendosin kontributin e secilit (VIDEO)
Përmetarët kanë përkujtuar ditën e sotme 77-vjetorin e Kongresit të Përmetit mbajtur më 24 maj më 1944. Të pranishëm në ceremoni, ku u vendosën dhe kurora me lule në nder të këtij kongresi dhe dëshmorëve, ishte edhe deputetja e PS, Mirela Kumbaro dhe ish presidenti Alfred Moisiu. Për nderimin e kësaj dite historike, janë shfaqur edhe disa të moshuara të cilën në duar kanë mbajtur fotografinë e ish diktatorit Enver Hoxha
24 Maj 2021, 11:41 -
Rama inspekton disa kantiere ndërtimi: Lagja e re në Vaqarr, si zonë rezidenciale! Rruga e re Sukth-Maminas lehtëson trafikun në sezonin turistik në Gjirin e Lalzit
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punime në rindërtimin në lagjen e re në Vaqarr, që po ndërtohet për të prekurit e tërmetit. Lagja e re do të jetë si një qendër rezidenciale me shtëpi individuale, me lulishte përpara, do të ketë objekte arsimore dhe qendër komunitare duke sjellë në zhvillim të ri për zonën e Vaqarrit.
24 Maj 2021, 10:53 -
Mbyllet hetimi, Meta refuzon përfundimisht paraqitjen në Komisionin për shkarkimin e tij! U diskutua marrja me forcë, por nuk miratohet (VIDEO)
Komisioni Hetimor për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga Presidenti Ilir Meta është mbledhur dhe ka vendosur mbylljen e hetimeve për procesin e shkarkimit të Metës. Sot ishte afati i fundit që Presidenti të mund të paraqitej për seancë dëgjimore. Meta ka refuzuar që të paraqitet duke nënvizuar se nuk mund të diskutojë, por dhe as të dëgjohet nga një strukturë e ngritur në Kuvend, që nuk ka legjitimitet dhe nuk duhet të ekzistojë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
24 Maj 2021, 09:49
