-
Akuzat pa përgjigje të Tritan Shehut ndaj Berishës: Ku i zhduke paratë e Sudes? Na the në zyrë se i kishe nën kontroll të plotë firmat piramidale
Në një intervistë të hershme, Tritan Shehu ka zbardhur një bisedë që ka bërë me Sali Berishën në vitin 1996 ku i kërkonin llogari lidhur me firmat piramidale. Por pyetjet e Shehut edhe sot e kësaj dite janë pa përgjigje
23 Maj 2021, 21:47 -
GdF, Delta Force dhe Policia Kufitare operacion në Vlorë, kapet 'super gomonia' në Karaburun me mbi 500 kg kanabis (VIDEO)
Një gomone me rreth 500 kg kanabis është kapur pasditen e kësaj të diele në zonën e Karaburunit në Vlorë, në vendin e quajtur Gjiri i Arushës. Nga ky operacion i kryer nga 'Guardia di Finanza', Delta Force dhe Policia Kufitare nuk ka asnjë person të arrestuar, teksa Report Tv mëson se gomonia ishte gati për t'u nisur me destinacion final Italinë.
23 Maj 2021, 18:53 -
Përloti dhe emocionoi, shqiptari që përfaqësoi Zvicrën në ‘Eurovision’ ‘rrëmbeu’ zemrat e evropianëve dhe vendin e tretë në festival
Me këngën “Tout l'Univers”, i gjithë universi, shqiptari Gjon Muharremaj, mahniti me zërin e tij emocionues dhe drithëroi skenën e “Eurovisionit”, duke “rrëmbyer” zemrat e evropianëve dhe vendin e tretë në festival.
23 Maj 2021, 14:28 -
-
Anxhela Peristeri sot në finale, kreu i delegacionit shqiptar nga skena e Eurovision: Performaca e saj skenike e vokale, perfekte dhe dinjitoze! Shqiptarët jashtë vendit ta votojnë në numrin 02
Anxhela Peristeri do të këndojë sot e dyta në natën finale të Eurovision 2021 që zhvillohet në Roterdam të Holandës. Ajo u kualifikua në natën finale pas një performance skenike dhe vokale të jashtëzakonshme që përveç mori komentet dhe vlerësimet nga më pozitivet. Edhe mbrëmjen e sotme zëri potent i Anxhelës dhe performanca e saj energjike në skenë do të jetë prezentë në shtëpitë e çdo shqiptari dhe europian përmes televizionit në orën 20:00.
22 Maj 2021, 19:09 -
Fluks në Morinë, me mijëra pushues nga Kosova vijnë në Shqipëri për fundjavë: Situata me COVID më e mirë! Aksidentet, duhet kujdes në rrugë
Pas rënies së numrit të infektimeve nga koronavirusi por edhe imunizimit prej vaksinimit masiv të popullsisë. Një gjë e tillë pohohet nga vetë shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut të cilët mëngjesin e kësaj të shtunë iu drejtuan vendin tonë me destinacion bregdetin duke shënuar në Morinë një fluks të lartë mjetesh e pushuesish.
22 Maj 2021, 12:11 -
Edhe Meta 'luftë' SHBA-ve: Berisha 'non grata', fletërrufe e përgatitur nga regjimi kleptokratik në Tiranë! Mesazh, ish-Kryeministrit: Amerikanët e pacipë s'na habisin më
"SHBA-të nuk mund të na habisin më me pacipësinë e tyre". Deklarata është bërë sot nga Presidenti aktual i shqiptarëve për aleatin më të rëndësishëm të kombit shqiptar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në tentativë për të mbrojtur aleatin e tij, të futur në listën e zezë të amerikanëve.
22 Maj 2021, 10:10 -
Shenja në mur dhe gjak në tokë, pamjet e vendit ku u vra me breshëri kallashnikovi Delon Troqe! Viktima mori 10 plumba në kokë, në krah e kraharor! 20 të shoqëruar
Report Tv ka siguruar pamje të vendngjarjes së ekzekutimit mbrëmë të 38-vjeçarit Delon Troqe, Pamjet janë regjistruar pak orë pas vrasjes dhe shihen qartë shenjat që kanë lënë plumbat e kallshnikovëve.
22 Maj 2021, 08:44 -
'Ti nuk je vetëm', përdhunimi i 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë, Shoqëria civile në protestë! Reagon edhe delegacioni i BE: Jo do të thotë Jo! Mbroni vajzat në Shqipëri
Me thirrjet 'ti nuk je vetëm' apo 'përdhunimi është krim', dhjetëra persona janë ngritur në protestë ditën e sotme në Mirditë, në mbështetje të 15-vjeçares që u përdhunua nga 5 persona. Po ashtu ka reaguar edhe Delegacioni i BE në Shqipëri, duke i bërë thirrje institucioneve për mbrojtjen e vajzave në Shqipëri dhe duke theksuar se 'indiferenca vret'.
21 Maj 2021, 14:30 -
Vëzhgimi i 'Report Tv'/ Drejtori i Policisë Rrugore: Trafiku nga punimet! Do të ketë prezencë të shtuar të policisë në akset rrugore për rritjen e sigurisë
Drejtori i Policisë Rrugore, Edmond Tarkaj thotë se punimet brenda dhe jashtë Unazës së Madhe në kryeqytet kanë ndikuar në lëvizjen e mbetjeve duke rënduar trafikun. Report Tv ditët e fundit solli një panorama të plotë të kaosit nëpër rrugët e Tiranës, ku shoferëve iu duhet të presin më orë në trafik.
21 Maj 2021, 12:57 -
-
Berisha ‘Non Grata’: Yuri Kim: Ditët e pandëshkueshmërisë kanë marrë fund, askush s’mund të jetë mbi ligjin! Zhvillimet pozitive duhet të vazhdojnë
Askush s'mund të jetë mbi ligjin. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e pyetur lidhur me vendimin e SHBA për të shpallur "Non Grata" Sali Berishën. Teksa theksoi se ditëve të pandëshkueshmërisë iu ka ardhur fundi, Kim tha se vendimi i DASH është mesazh se Shqipëria po ndryshon dhe se kjo lidhet me demokracinë dhe shtetin ligjor.
21 Maj 2021, 11:07 -
‘Pushtoi’ skenën e ‘Eurovisionit’ me zërin e saj potent, ‘rrëmbeu’ zemrat evropianëve dhe kualifikoi Shqipërinë në finalen e festivalit, Anxhela: Ju dua!
Anxhela Peristeri nuk ka “rrëmbyer” vetëm zemrat e shqiptarëve por edhe të evropianëve, pasi ajo arriti të kualifikohej dhe të fitonte një vend në finalen e madhe të “Eurovisionit”.
21 Maj 2021, 09:25 -
Anxhela Peristeri kalon në finalen e Eurovizion, 'ndez' skenën me performancën e saj duke kënduar shqip (VIDEO)
Anxhela Peristeri ka kaluar në finalen e Eurovizion. Mbrëmjen e sotme mbahet gjysëmfinalja e dytë e Eurovizion, në të cilën ka kënduar edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Anxhela Peristeri
20 Maj 2021, 22:40 -
‘Shtyrja e dozës së dytë të vaksinës, asnjë problem shëndetësor, ISHP: Pritet të mbërrijnë së shpejti 500 mijë vaksina kineze të njëjta me Sinovac, ndryshon vetëm emri
Kalimi i afatit për bërjen e dozës së tyre të vaksinës kineze, përtej datës së shënuar nga mjeku i familjes, nuk sjell asnjë problem shëndetësor, thonë autoritetet. Menaxherja e programit kombëtar të vaksinimit, Erida Nelaj thotë se është firmosur marrëveshja për 500 mijë vaksina kineze, që pritet të vijnë së shpejti, të cilave u ndryshon vetëm emërtimi, por kanë të njëjtë përbërje me Coronavac
20 Maj 2021, 22:25 -
Berisha ‘non grata’, Bamir Topi në Report Tv: Reagimi institucional, jo personal! SHBA ka shumë informacione! Politikanët tanë kanë punuar për interesa personale
Për ish-numrin 2 të partisë Demokratike Bamir Topin, vendimi i DASH për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili u shpall ‘non grata’ së bashku me familjen e tij, nuk është një vendim personal por është një vendim institucional
20 Maj 2021, 21:32 -
‘Nuk e do më për nuse, ndaj humbi pa adresë’. Vëllai rrëfen dyshimet për Guri Hoxhën, që shkëputi kontaktet nga Spanja
Guri Hoxha është një 49-vjeçar nga Berati i cili humbi kontaktet verën e vitit 2015 nga Madridi i Spanjës. Është ky një tjetër rast që sjell në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ vëllanë e tij Luftar Hoxha, me të cilin Guri realizoi telefonatën e fundit.
20 Maj 2021, 17:21 -
Zbulohet një varrezë e kohës romake në Apolloni, ndërpriten punimet për ndërtimin e rrugës
Një varreze e kohës romake është zbuluar nga arkeologët gjatë punimeve për by-passin e Apolonisë. Zbulimi te ri arkeologjik ndodhet jashtë mureve të qytetin antik të Apolonisë antike, ku janë gjetur gjurmët e një varreze masive antike te kohës romake si dhe një furrë e antikitetit të vonë. Sipas arkeologëve, varreza masive i përket periudhës romake, shekullit të 3-5 para Krishtit
20 Maj 2021, 17:19 -
'Mami, Charlie me kafshoi gishtin', videoja virale që u dashuruan të gjithë nuk do të jetë më në ‘youtube’, do të dalë në ankand
U bë një ndër videot më virale në “youtube” dhe pas 14 vitesh videoja legjendare “Charlie Bit My Finger” (Çarli me kafshoi gishtin) do të dalë në ankand.
20 Maj 2021, 15:56 -
Kaos në rrugët e Tiranës, mjetet mbesin me orë në trafik! Vëzhgimi i Report Tv: Ja zonat më të nxehta në kryeqytet
Qarkullimi në Tiranë ka kohë që nuk po normalizohet. Automjetet mbesin me orë në trafik dhe askush nuk po ndërhyn për të ndryshuar situatën. Report Tv prej disa ditësh ka vezhguar rrugët dhe zonat më problematike. Pamjet me dron tregojnë kaosin e të gjitha segmenteve që lidhen më qendrën e metropolit, Unaza e Vogël dhe ajo e Mesme janë të bllokuara në çdo orë të ditës edhe sipas të dhënave satelitore
20 Maj 2021, 15:24 -
E futën në ‘listën e zezë’, Sali Berisha hedh në gjyq Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Sekretari Blinken shpifi, prova të fabrikuara në zyrën e Ramës (VIDEO)
Sali Berisha do ta mbyllë karrierën e tij në 'luftë' me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas vendimit të SHBA e cila e futi në “listën e zezë”, Sali Berisha ka shpërthyer me akuza kundër aleatit më të rëndësishëm të Kombit Shqiptar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, të cilin e ka paditur në një gjykatë në Francë për shpifje.
20 Maj 2021, 13:04
