-
Koronavirusi/ 376 të infektuar dhe 6 viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar! 5,165 raste aktive me COVID
Ministria e Shëndetësisë teksa i bën apel qytetarëve të vaksinohen, njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 117 pacientë, 12 prej të cileve në gjendje të rënduar. Sakaq në të gjithë vendin janë 5,165 raste aktive me COVID.
21 Dhjetor 2021, 17:11 -
-
Humbin betejën me jetën 6 persona me COVID-19, mes tyre një 38-vjeçar! 120 infektime në 24 orët e fundit, në spital 122 pacientë, 12 në gjendje të rëndë
Gjashtë qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19, mes të cilën edhe një 38-vjeçar nga Vlora, në 24 orët e fundit në vendin tonë. Në një kohë kur frika ndaj variantit delta dhe Omicron është rritur për shkak të shpejtësisë në përhapje, nga 2,506 testime të kryera 120 qytetarë rezultuan të infektuar me virusin.
20 Dhjetor 2021, 18:04 -
325 të infektuar dhe 3 viktima në 24 orët e fundit! 5,333 raste aktive me COVID! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Aktualisht në të gjithë vendin janë 5,333 raste aktive me COVID ndërsa 355 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 197,055 që nga fillimi i epidemisë. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të lehtë të infektimeve dhe viktimave.
18 Dhjetor 2021, 17:13 -
-
Koronavirusi/ 296 të infektuar dhe 2 viktima në 24 orët e fundit! 12 pacientë në gjendje të rëndë në spitale
Në të gjithë vendin janë 5,366 raste aktive me COVID ndërsa gjatë 24 orëve të fundit 402 qytetarë janë shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.
17 Dhjetor 2021, 17:14 -
Nesër referendum për shkarkimin e Bashës, Berisha ngre Komision për drejtimin e procesit! Përcaktohen qendrat e votimit në Tiranë e qarqe të tjera! Gjirokastra ende pa bazë materiale
Ditën e nesërme, në të gjitha degët e PD-së në rrethe Sali Berisha dhe grupi që ai drejton do zhvillojë atë që e quan referendumi për shkarkimin e kryetarit Lulzim Basha, ndërsa kanë nisur edhe përgatitjet. Ky referendum zhvillohet për të ratifikuar vendimin që mori Kuvendi i thirrur nga Berisha më 11 dhjetor.
17 Dhjetor 2021, 10:56 -
Dosja ekskluzive/ Si i mori Lefter Koka 3.7 milionë euro, gjithë emrat nga gruaja e tij, vëllai dhe punonjësit! Miliona euro të inceneratorëve u përdorën nga firma fiktive për të blerë sheqer dhe oriz
Zbulohet skema e sofistikuar se si Lefter Koka mori 3.7 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, hapi një rrjet kompanish fantazmë në vitin 2016 në emër të shokëve, punonjësve të Kantinës së Pijeve dhe të të besuarve të tij. Rrjeti i kompanive mori paratë me fatura fiktive dhe më pas kaloi në llogari të kompanive të bashkëshortes Brunilda Koka dhe një prej vëllezërve me fatura për blerje orizi, sheqeri dhe mjedise ndërtimore. Një kompani bëri faturat 550.000 euro për punime në Elbasan ditën që u regjistrua në QKB.
16 Dhjetor 2021, 18:53 -
Banorët e Dropullit mbetën tre ditë pa energji: Ngrohemi me batanije, nuk ka asnjë investim! OSSH: Riparuam defektin në linjën e tensionit të lartë
Ndërprerja e energjisë elektrike është një shqetësim i vazhdueshëm për banorët e minoritetit grek në Dropull. Ata kishin 3 ditë pa drita, që nga e premtja, ndërsa shprehen se nuk është kryer asnjë investim prej dekadash. OSSH njoftoi se defekti në linjën e tensionit të lartë është rregulluar dhe për rrjedhojë është rikthyer edhe energjia.
15 Dhjetor 2021, 16:00 -
Bora kaplon Korçën dhe lë pa energji elektrike disa fshatra, elektricistët në terren! Prefekti i qarkut: Situata nën kontroll, akset rrugore të kalueshme
Stuhia, temperaturat e ulëta dhe dëbora kanë kapluar Korçën, duke bërë që në shumë fshatra të shkaktohen probleme me furnizimin e energjisë elektrike.
14 Dhjetor 2021, 12:38 -
Bujqësia e varur nga tekat e klimës, përmbytjet rrënuan 1000 hektarë tokë të mbjella, nga të cilat 25 ha ishin sera
Gjatë dekadës së fundit përmbytjet në Jug të vendit janë shtuar, për shkak se në sezone të reshjeve lumenjtë, kryesisht Vjosa del nga shtrati duke përmbytur tokat rreth saj. Ministrja e Bujqësisë gjatë një vizitë në terren tha se, dëmi nga përmbytjet e fundit do të ishte më i madh nëse nuk do të ishin bërë investimet në argjinaturën e Vjosës.
14 Dhjetor 2021, 07:25 -
Kosova përballë një krize energjetike, Kurti: Konsumi shumë i madh! Ministrja e Ekonomisë: Termocentralet po prodhojnë 354 megavate më pak se kërkesa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kriza energjetike, ashtu si në shtetet tjera, po troket edhe në Kosovë. Këtë çështje, Kurti tha se e kanë adresuar edhe në mbledhjen e fundit të Qeverisë.
13 Dhjetor 2021, 17:12 -
-
COVID-19/ Regjistrohen 352 raste të reja dhe 2 viktima në vend! 136 pacientë të shtruar në spitale, 18 në gjendje të rënduar
Koronavirusi ka regjistruar 352 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që dy qytetarë nuk kanë arritur ta fitojnë betejën me armikun e padukshëm. Konkretisht viktimat janë dy qytetarë nga Tirana të moshave 56 dhe 88 vjeç.
10 Dhjetor 2021, 17:55 -
Bardhi: 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor! Thuajse identike sa 'firmëtarët' e Berishës! Te cili do të shkojnë demokratët? (VIDEO)
5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 dhjetor, 1126 kanë refuzuar! Të dhënat u publikuan nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, teksa njoftoi shkarkimin e 11 kryetarëve të degëve, pasi sipas tij nuk janë marrë me procesin e informimin e demokratëve për 18 dhjetorin. Ndërkohë, lexohen 'live' emrat e anëtarëve që kanë firmosur.
10 Dhjetor 2021, 16:43 -
-
Gjigandit të naftës Rosneft iu kërkua nga Putin që t'i paraqesë një propozim për eksportin e gazit
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar gjigantin e naftës Rosneft të paraqesë një propozim për dërgimin e gazit natyror në Evropë, një veprim që do t'i jepte fund monopolit të Gazprom mbi eksportet e gazit me tubacione.
8 Dhjetor 2021, 01:36 -
Rritet numri i viktimave nga koronavirusi! 5 të vdekur dhe 172 të infektuar në 24 orët e fundit! 6,359 raste aktive me COVID
Krahasuar me një ditë më parë kemi rënie të infektimeve dhe rritje të numrit të viktimave. Në të gjithë vendin janë 6,359 raste aktive me COVID, ndërsa 190 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
6 Dhjetor 2021, 17:42 -
-
357 të infektuar dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit! Rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale! 6,438 raste aktive me COVID
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 357 raste të reja me koronavrius dhe 1 viktimë. Krahasuar me një ditë më parë kemi rritje të numrit të pacientëve të shtruar në spitale ndërsa rënie në numrin e infektimeve dhe viktimave.
4 Dhjetor 2021, 16:49 -
Kuvendi i 11 dhjetori, njerëzit e Berishës vijojnë me leximin e emrave: Në Fier kanë firmosur 88.6%, në shkodër 70%
Prej ditësh përfaqësuesit e degëve të Partisë Demokratike që i janë bashkuar foltores së Sali Berishës kanë dalë para mediave dhe kanë publikuar emrat e delegatëve të cilët sipas tyre kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-Kryeministri.
4 Dhjetor 2021, 11:51
