-
Përkujtohet 79-vjetori i Çlirimit! Krerët e shtetit nderojnë Dëshmorët e Kombit! Për herë të parë 29 nëntori kremtohet dhe në Shkodër
Me ceremoni dhe homazhe në varrezat e Dëshmorëve të Kombit është përkujtuar në Tiranë 79-vjetori i Çlirimit të vendit. Krerët e shtetit, Begaj, Nikolla e Rama, por edhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj dhe personalitete të tjera vendosën kurora me lule në memorialin ‘Nën Shqipëri’. Opozita e djathtë si çdo vit nuk festoi, ndërsa Partia e Lirisë e Ilir Metës i qëndroi besnik traditës, duke kremtuar sot.
29 Nëntor 2023, 07:31 -
VIDEO/ Me flamuj, bori e makina shqiptarët festojnë 28 Nëntorin në qendër të Londrës, bëjnë lëmsh trafikun! Ndërhyn dhe policia
Dhjetra shqiptarë dolën në qendër të Londrës për të festuar ditën e Pavarësisë. Tubimi me makina, fishekzjarre dhe flamuj ka shkaktuar edhe bllokim të rrugëve duke detyruar policinë që të ndërhyjë. Ka pasur edhe të ndaluar.
29 Nëntor 2023, 01:02 -
-
FOTO/ Nga futbollistët e Kombëtares te Xhaka e Shaqiri, kuqezinjtë urojnë 111-vjetorin e Pavarësisë! Nuk mungon as shumësportëshi
Futbollistët e kombëtares, por edhe klubet e futbollit në vend uruan sot pavarësinë e Shqipërisë. Nuk munguan si përherë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, ndërsa festës kuqezi iu bashkua edhe Zelimkhan Abakarov, mundësi kampion bote me Shqipërinë.
28 Nëntor 2023, 14:12 -
'JEMI NJË!' Parada Kuqezi në Tiranë, 200 delegacione nga trojet shqiptare dhe arbëreshe në bulevard
Për herë të parë në Tiranë u zhvillua parada e shqiptarëve, në ditën që kremtoi edhe 111 vjetorin e Pavarësisë. Shqiptarë nga të gjitha trevat, diaspora, arbëreshët e Italisë ishin të pranishëm në manifestimin që zgjati gati dy orë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe që u përmbyll me ceremoninë e ngritjes së flamurit.
28 Nëntor 2023, 11:47 -
-
Emocionuese/ Drejt Guiness me flamurin gjigant kuqezi në origami! Shqiptarja nga Kosova synon rekord të ri
Arbnora Fejza-Idrizi nga Skënderaj realizoi flamurin kombëtar shqiptar më të madh ndonjëherë me origamë. Flamuri u realizua në një sallë sporti në qytetin e Skënderajt rreth 50 kilometër larg kryeqytetit kosovar, Prishtinës.
28 Nëntor 2023, 11:33 -
-
FOTO + VIDEO/ Tritol lokalit në rrugën 'Sali Butka' në Tiranë, dëme të shumta materiale! Dëmtohen edhe dy biznese ngjitur
Një shpërthim tritoli ka ndodhur orët e para të mëngjesit në Tiranë në ambientet e jashtme të një lokali në rrugën “Sali Butka”. Si pasojë e përthimit ka pasur dëme të mëdha materiale, si edhe janë dëmtuar dy biznese ngjitur.
28 Nëntor 2023, 09:16 -
FOTO/ Luani dhe arinjtë në Kosovë luajnë me dëborë, vizitorët shijojnë pamjen
Punëtorët në një strehimore të arinjve në Prishtinë po punojnë shumë për t’u kujdesur për një luan që dëshiron të luajë në dëborë dhe për arinjtë të cilët janë larguar nga habitati i tyre natyror kur ishin këlyshë dhe janë duke e shijuar borën para gjumit dimëror.
28 Nëntor 2023, 08:16 -
Festë për 111 vjet shtet të pavarur! Rama e Kurti bashkohen në Vlorë, qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin
Shqipëria feston sot 111-vjetorin e Pavarësisë. Një ceremoni shtetërore në Vlorë, bashkoi kryeministrin Rama e Albin Kurtin, të cilët lanë pas dallimet politike e shtrënguan duart. Qytetarë të shumtë, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, iu bashkuan festimeve në qytetin ku Ismail Qemali ngriti flamurin.
28 Nëntor 2023, 07:12 -
Emocionuese/ Ermal Meta vjen nga Italia për të surprizuar vajzën në Lezhë! Altin Prenga: Faleminderit që na kujton çfarë është njerzillëku
Ermal Meta, këngëtari shqiptar i cili mori famën në skenën italiane udhëtoi nga Italia drejt Lezhës për të surprizuar Uendin. Vajza, pjesë e shtëpisë rozalba një strehëz për vajzat në vështirësi, festonte 17 vjetorin dhe ai, pa hezitimin më të vogël vendosi t'i bënte një surprizë për ditën e saj më të rëndësishme.
27 Nëntor 2023, 13:59 -
'DailyMail' shkrim për Kukësin: Adoleshentët zotohen se do ikin në Britaninë e Madhe se s’ka punë
Gazeta britanike Daily Mail përmes një reportazhi këtë të hënë është ndalur sërish në emigracionin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas gazetës adoleshentët në një nga zonat më të varfra të Shqipërisë, në Kukës, nuk kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre për të emigruar në Britani, pavarësisht se Londra zyrtare ka dhënë një program prej 8.4 milion paund për t'i inkurajuar ata të qëndrojnë në shtëpi.
27 Nëntor 2023, 13:22 -
-
-
-
-
Kukës/ Shumë fshatra pa energji elektrike, rrugët e kalueshme vetëm me zinxhirë
26 Nëntor 2023, 09:32 -
Reshje dëbore e ngrica! Bllokohet një orë në mbrëmje bypassi në rrugën e Arbrit! Lëvizja e mjeteve me zinxhirë! Fshatra pa energji në disa qarqe
Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme të shumta në akse të ndryshme të vendit që prej ditës së djeshme. Bypassi në rrugën e Arbrit është bllokuar sërish këtë mbrëmje për rreth një orë.
26 Nëntor 2023, 08:48 -
Pas samitit të diasporës, Rama drekë me Ali Ahmetin, Artan Grubin e Shqipërim Arifin
23 Nëntor 2023, 14:24 -
