-
Maqedoni e Veriut/ 1,715 të infektuar dhe 20 viktima në 24 orët e fundit! Shërohen 2,057 të tjerë! 13,962 raste aktive me COVID
Prej fillimit të pandemisë në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 274,144 të infektuar me koronavirus, ndërsa në total 251,688 persona janë shëruar dhe 8,494 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e COVID.
3 Shkurt 2022, 20:38 -
-
Shqyrtimi i Statutit të Berishës, PD kërkon përjashtimin e gjyqtarit milioner Agron Zhukri
Partia Demokratike ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit Agron Zhukri, i cili është përcaktuar për të gjykuar çështjen e pranimit ose jo të Statutit të Sali Berishës dhe vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
2 Shkurt 2022, 12:52 -
Miratohet shpërndarja e fondeve vjetore për partitë për vitin 2022! PS merr pjesën më të madhe! 345 milionë e 600 mijë lekë ndahen mes 11 subjekteve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau sot fondet vjetore për partitë politike, për të cilat ishte miratuar buxheti prej 345 milionë e 600 mijë lekësh.
1 Shkurt 2022, 16:52 -
Garanton 20% të ekonomisë së vendit, Bujqësia mbetet më pak e kredituara! Bankat tregojnë arsyet e hezitimit për t'i dhënë hua fermerëve
Bujqësia është sektori që garanton rreth 20% të ekonomisë së vendit si dhe punëson 1/3 e shqiptarëve, ndërkohë që nga ana tjetër mbetet një sektor i pa-formalizuar dhe i nën-financuar. Edhe pse kreditimi i ekonomisë ndër vite ka ardhur në rritje, tek bujqësia ka ndodhur krejt e kundërta pasi ka pësuar rënie, pasi aksesi në financë i fermerëve është i vështirë.
1 Shkurt 2022, 15:02 -
-
6 marsi, partia e Artur Roshit depoziton në KQZ kërkesën për t'u regjistruar në zgjedhjet e pjesshme vendore
Partia Balli Kombëtar Demokrat, e drejtuar nga Artur Roshi, ka depozituar një kërkesë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t'u regjistruar si parti në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie në bashkitë Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë e Lushnjë.
31 Janar 2022, 17:32 -
Infektimet me COVID, i shtruar në spitalin Infektiv edhe një 17-vjeçar! I mituri pa sëmundje bashkëshoqëruese dhe i pavaksinuar
Mes pacientëve të shtruar në Spitalin infektiv, për shkak të infektimit me COVID-19, është edhe një i ri, vetëm 17 vjeç. I mituri u infektua me COVID disa ditë më parë, ndërsa u shtrua në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.
31 Janar 2022, 14:05 -
-
Tekstilet e këpucët në Shqipëri 'mbyten' nga kërkesat për punë nga “Dolce Gabbana”, “Clarks” e “Geox', fabrikat kthejnë mbrapsht kërkesat sepse nuk i përballojnë dot
Emra të njohur të botës së modës në prodhimin e veshjeve si “Polo”, këpucët “Clarks”, “Geox”, “Dolce Gabbana”, “Gian Franco Ferre”, “Zara”, “Triumph”, “Wolf Lingerie”, për veshje të brendshme e shumë të tjera, dy vitet e fundit kanë shtuar kërkesën për të prodhuar në Shqipëri, në atë masë sa fabrikat shqiptare nuk mund t’i përballojnë.
30 Janar 2022, 07:32 -
-
Dy qytetarë humbin jetën nga COVID në 24 orët e fundit në Kosovë, shënohen mbi 2700 raste të reja
Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e COVID. Gjatë kësaj kohe janë raportuar 2 707 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 556 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.726
25 Janar 2022, 16:25 -
5.6 milionë të huaj kanë hyrë në Shqipëri në vitin 2021! INSTAT: Rritje me 2.1 herë në krahasim me vitin 2020, por më pak se në 2019
Vetëm në Dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267.409, krahasuar me Dhjetor 2020, ky numër është rritur me 47.9 %. Ndërsa në vitin 2019, kujtojmë se në Shqipëri erdhën 6.406.038 shtetas të huaj.
25 Janar 2022, 13:59 -
2230 të infektuar dhe 5 viktima në 24 orët e fundit! 14 pacientë rëndë në spitale! 24436 qytetarë aktivë me COVID
Ministria e Shëndetësisë, teksa apelon qytetarët të vaksinohen njofton se në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Sakaq, në të gjithë vendin janë 24,436 pacientë aktivë me COVID.
22 Janar 2022, 17:42 -
Ekspertiza, Papa Benedikt i XVI me përgjegjësi në skandalin e abuzimeve të klerikëve
Një ekspertizë e Kryeipeshkvisë së Mynihut dhe Freisingut ka zbuluar sërish historinë e errët të Kishës katolike. Bashkëpërgjegjës ka qenë edhe kryeipeshkvi Ratzinger, më vonë Papa Benedikt i XVI.
21 Janar 2022, 07:49 -
-
Kërkesa e Bashës për ndryshimet në Statutin e PD, Gjykata e Tiranës do e shqyrtojë në 15 shkurt! Ende asnjë datë për kërkesën e Berishës
Gjykata e Tiranës ka caktuar datën për shqyrtimine e kërkesës së Partisë Demokratike për ndryshimin e statusit të partisë në Kuvendin e PD të 17 korrikut 2021. Seanca e parë që do shqyrtojë këtë çështje nga gjyqtarja Blerina Muça pritet të zhvillohet më 15 shkurt.
18 Janar 2022, 12:16 -
-
Bëri festë gjatë pandemisë duke thyer rregullat anti-COVID, opozita britanike kërkon dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson
Opozita britanike ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Boris Johnson pasi ai pranoi se kishte organizuar një festë në rezidencën qeveritare në maj të vitit 2020, kur vendi ishte nën kufizime të ashpra për shkak të pandemisë. Organizimi i festës u konsiderua fyerje për britanikët që respektonin masat e qeverisë.
13 Janar 2022, 21:25 -
Diktatura e futbollit, centralizimi i votës së FSHF “betonizon” pozitat e Armand Dukës
Njëzet vite në krye të futbollit shqiptar, pesë mandate të fituara dhe kandidat për të gjashtin për të ruajtur “mbretërimin” e tij në FSHF, Armand Duka ka ndryshuar sistemin, duke centralizuar votën. 20 klube humbën të drejtën e votës në vendimmarrje dhe votat e tyre iu transferuan Shoqatave Rajonale të Futbollit, organizma në varësi direkte të Federatës. Në këtë mënyrë, Armand Duka po shtron rrugën drejt fitores për herë të gjashtë në Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, që do të mbahet në periudhën mes shkurtit ose marsit të vitit 2022.
13 Janar 2022, 13:55 -
