-
-
-
Buxheti do rishikohet për herë tretë në dhjetor, Ministria e Bujqësisë kërkon 2 mld lekë për të likuiduar fermerët që kanë aplikuar për Skemën Kombëtare
Fondet e caktuara për Skemën Kombëtare të Bujqësisë nuk janë të mjaftueshme për të financuar të gjithë fermerët që kanë aplikuar për mbështetje. Ministria e Bujqësisë thotë se me fondet që kanë në dispozicion janë mbuluar vetëm 60% të aplikimeve të blegtorëve e bletarëve. Për këtë arsye është kërkuar fond shtesë prej 2 miliardë lekësh nga Ministria e Financave me rishikimin që do pësoj bujqësi në dhjetor.
13 Nëntor 2024, 16:04 -
-
-
Drejtori i Policisë, Proda tek 'Siguria': Për masakrën e Shkodrës shpejt kemi rezultate, e them me garanci! Na financoni 50 % e flotës e amortizuar, i marrim me qira! Shtohen dhe 500 efektivë
Kryepolici Ilir Proda dha garanci të “Siguria” se do të ketë rezultate për masakrën e Shkodrës. Duke diskutuar buxhetin e vitit të ardhshëm, kërkoi para për 700 makina, ndërsa për kanabisin bëri përgjegjës dhe institucione të tjera. Opozita e sfidoi me drejtorët e rinj që sipas tyre po i emëron krimi, çfarë nuk kurseu ironinë nga kryepolici.
13 Nëntor 2024, 13:33 -
Korçë/ Arrestohet mësuesi i shkollës 9 vjeçare, akuzohet se i dërgonte mesazhe erotike në Whatapp dy nxënësve të tij 14 vjeçare! Denoncimi u bë nga të miturat
Policia njofton sekuestrimin e 2 telefonave të vajzave të mitura, zbulohen mesazhe me përmbajtje të rënda, hetimet ende aktive. Drejtoria e Shkollës dhe Arsimore e pezullojnë nga detyra, verifikime edhe në shkolla të tjera të qarkut. Vajzat shkuan bashkë me prindërit ta denonconin në Komisariat, mesazhet dërgoheshin pas mësimit
13 Nëntor 2024, 12:10 -
-
Dokumenti/ Opozita kërkon sot tek 'Sterilizimi' thirrjen për dëshmi të kryeministrit Rama dhe sipërmarrëses Vilma Nushi
Anëtarët e opozitës në Komisionin Hetimor për Sterilizimin kanë paraqitur dokumentin ku kërkojnë këtë të mërkurë të dëshmojë Edi Rama në cilësinë e Kryeministrit i cili ka firmosur VKM-në për dhënien me konçension të këtyre shërbimeve.
13 Nëntor 2024, 09:42 -
-
Marrëveshja e emigrantëve Shqipëri-Itali, qendrat mbeten bosh, largohen 50 agjentët e parë! Do rimodelohet struktura
Nga 220 njësitë aktuale që janë në efektivë dhe administratë, do të shkojë në 170, numri minimal për të garantuar menaxhimin e turneve dhe mbuluar shërbimet e nevojshme. Kontigjenti operacional supozohej të ishte 295 njësi (personel) dhe që në vend të kësaj nuk i kalonte kurrë 220, duke përfshirë policë, karabinierë, financierë dhe policë të burgjeve
13 Nëntor 2024, 07:51 -
'Skaneri' i SPAK në familjen e Kryemadhit/ Babai kambist, vëllai i ka punuar si furrxhi dhe DJ, nëna 83 mijë lekë në muaj rrogë
Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka bërë skaner pasurisë së familjes së deputetes së PL, Monika Kryemadhi. Në dosje, SPAK ka zbuluar dhjetëra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet për jetesën e çiftit Meta- Kryemadhi, shkollimin e fëmijëve, udhëtime, veshje dhe hotele.
12 Nëntor 2024, 22:19 -
E Ngarkuara me Punë e SHBA takim me anëtarët e KLGJ-së: Amerika mbështetje të fortë për institucionet e drejtësisë
E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për të nxitur përpjekjet e tyre të vazhdueshme dhe për t’i falënderuar për bashkëpunimin.
12 Nëntor 2024, 21:39 -
Në 2025 ndërtohet burgu i Kukësit! Merr jetë projekti anti-dronë
9.6 miliardë lekë pritet të jetë buxheti i Burgjeve për 2024, me një rritje 5.2%, por drejtori Klevis Qose kërkoi rreth 1.5 miliardë më shumë për sigurinë fizike, sisteme antidronë dhe pajisjen me armë të të gjithë policëve. Në 2025 pritet ndërtimi i burgut të Kukësit dhe mbyllja e burgjeve të komunizmit
12 Nëntor 2024, 17:09 -
Tabaku kritikon buxhetin për Shëndetësinë: Premtuat shëndetësi falas, por qytetarët paguajnë nga xhepi 48% të shpenzimeve! Ku përfundojnë taksat e shqiptarëve?
Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka shpërndarë një video ku analizon edhe buxhetin e propozuar për shëndetësinë në vitin 2025, duke e cilësuar atë si të pamjaftueshëm dhe të padrejtë ndaj qytetarëve shqiptarë. Deputetja thekson se qytetarët janë të rënduar nga krizat e vazhdueshme të rritjes së çmimeve dhe pabarazisë në paga e pensione
12 Nëntor 2024, 16:53 -
Trajneri i ri i Romës, Montella është i preferuari! Klauzola që e çliron nga Turqia
Roma në elitën e futbollit italian është në kërkim të një trajneri, kjo pas shkarkimit të Ivan Juric në fundjavë. Tre janë emrat që lakohen nga mediet në Itali, ndërsa në krye të garës duket Vincenzo Montella.
12 Nëntor 2024, 15:08 -
Jepet pretenca/ SPAK kërkon 2.8 vite burg për Vangjush Dakon! Ish-kryebashkiaku i Durrësit akuzohet për shpërdorim detyre
Ish kryebashkiaku i Durrësit nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme në GJKKO ku prokurori i SPAK lexoi konkluzionet përfundimtare, por u përfaqësua nga avokati i tij. Dako akuzohet për “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste.
12 Nëntor 2024, 15:03 -
Ekonomia/ Koçiu për buxhetin e Shëndetësisë: Hera e parë që kalon 1 mld euro, rimbursim ilaçesh për 400 mijë qytetarë, dëmshpërblim ish të përndjekurve dhe bonus bebesh
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka prezantuar sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat projektbuxhetin e vitit 2025, i cili është parashikuar të jetë jetë 103 miliardë e 375 milionë lekë. Protezë gjiri për 600 paciente të prekura nga kanceri. Kantiere të reja investimi dhe mbështetje shtresave në nevojë
12 Nëntor 2024, 13:13 -
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë protestë te Kryeministria: Hiqni dorë nga korrupsioni, që të na rritet pensioni!
Pensionistët dhe Lëvizja Bashkë zhvilluan sot protestën e radhës para Kryeministrisë në lidhje me indeksimin dhe nivelin e pensioneve. Kërkojnë rritje pensionesh dhe akuzojnë qeverinë për abuzime
12 Nëntor 2024, 12:23 -
-
