-
Beteja me flakët! 1.5 mln € shtesë 60 bashkive për zjarrfikësit! 16 prej tyre do t'u japin 2 paga shpërblim
Me rishikimin e fundit të buxhetit qeveria ka shtuar me 1.5 milionë euro fondet për 60 bashki për të dhënë shpërblime nga 1 deri në 2 paga, për punonjësit e zjarrfikësve, që luftuan me flakët e verës. Sipas Ministrisë së Financave, 16 bashki do të japin nga 2 paga shtesë pasi kanë pasur më shumë vatra zjarresh.
25 Tetor, 19:21 -
Vit i dobët për ullinjtë, përgjysmohet prodhimi duke sjellë rritjen e çmimit të vajit
Në Kurjan të Roskovecit dhe Cakran të Fierit ka nisur sezoni i vjeljes së ullinjve. Fermerët po përballen me pergjysmim të prodhimit, si pasojë e motit dhe thatësirës së tejzgjatur. Rënia e prodhimit shoqërohet me rritjen e çmimit të vajit të ullirit.
25 Tetor, 15:24 -
Ulet në nivel historik borxhi publik në raport me Prodhimin Kombëtar! Buxheti kurseu 107 mln € nga zhvlerësimi i valutave
Borxhi publik ka zbritur në 53.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në fund të muajit shtator. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në total borxhi përllogaritet në 14 miliardë euro, ku ndikimi kryesor në reduktimin e tij është dhënë nga zhvlerësimi i monedhave të huaja
25 Tetor, 15:18 -
-
‘SHBA-të janë një shtet i dështuar’, çfarë mendojnë (në të vërtetë) kinezët për amerikanët
Ku është dinjiteti i një fuqie të madhe? Për dekada të tëra, Shtetet e Bashkuara e kanë ruajtur imazhin e tyre të shkëlqyer falë hegjemonisë globale, por tani kanë hyrë në një spirale në rënie", pohon gazeta qeveritare në Kinë
25 Tetor, 14:37 -
-
Një nga Ne/ Mes sfidës shëndetësore dhe idesë për biznes në Ishull-Lezhë, fermeri që la emigrimin: Vezët e shkurtëzave më sollën shërim dhe fitim (VIDEO)
Pas 11 vitesh në emigrim, Fatjon Vathaj vendosi të rikthehet në fshatin Ishull-Lezhë me një synim të qartë: për t’i qëndruar pranë familjes, por dhe për të krijuar një fermë me bagëti, shkurtëza, bletë dhe prodhime bio
25 Tetor, 14:16 -
-
Zyrtare/ 13 kandidatë garojnë më 9 nëntor për drejtimin e 5 bashkive! Në Vlorë dhe Mat ‘rebelime’ në parti, PD e PS sfidohen nga të pavarurit
Përfundoi mbrëmë afati për dorëzimin e kandidaturave për 5 bashkitë që më 9 nëntor do të zhvillojnë zgjedhje të parakohshme. Në Mat një socialiste del kundër partisë dhe garon si e pavarur, ndërsa në Vlorë një këshilltar bashkiak demokrat, i zemëruar me vendimet e PD-së, garon më vete.
25 Tetor, 13:12 -
-
Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratinë 4 vite më parë, 3 policë të ‘313’-ës në gjyq për shpërdorim detyre! Nuk kryen kontrolle
Efektivët Bashkim Muça, Oldi Myzyri dhe Radion Maloku nuk kryen kontrolle duke mundësuar dy të burgosur konkretisht Arbër Çekaj e Fatmir Pjetri tentuan arratisjen para katër vitesh.
25 Tetor, 10:26 -
Fshati Lin, në brigjet magjike të Liqenit të Ohrit, shpallet 'Ansambël Arkitektonik Urban'!
Fshati Lin ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.
25 Tetor, 08:06 -
Itali/ Protestë pro-Palestinës në Romë! Tubuesit tentojnë të thyejnë kordonin, përplasen me policinë
Organizatorët njoftuan policinë për një protestë, por në rrjetet sociale po i bëjnë thirrje njerëzve të marshojnë drejt Parco della Musica, ku po zhvillohet Festivali i Filmit. Rreth 300 persona janë në shesh.
24 Tetor, 20:55 -
-
Lobimi në Shqipëri do të jetë me ligj, qeveria gati draftin! Lobistët, jo të dënuar për krime të rënda, detyrim të tregojnë financat dhe kontaktet lobuese
Shqipëria pritet të ketë për herë të parë një ligj për lobimin, ose thënë ndryshe përpjekjen për të ndikuar në vendimmarrjet publike, mënyrën si miratohen ligjet, politikat apo vendimet e qeverisë. Projektligji është hedhur për konsultim publik dhe përcakton rregulla të qarta se si do të funksionojë kjo fushë e cila deri më tani ka operuar në vakum ligjor.
24 Tetor, 18:05 -
-
Vjeshta nis e mbarë, në shtator erdhën 1.2 mln të huaj! Shifrat e INSTAT: Në 9 muaj mbi 10 milionë hynë në Shqipëri, 5.7% më shumë se vjet
Vetëm gjatë vitit 2025, Shqipërinë e vizituan rreth 10.2 milionë të huaj deri në fund të shtatorit. Krahasuar me një vit më parë, në vend hynë rreth 552 mijë të huaj më tepër. Vjeshta duket e mbarë për turizmin, pasi muajin e kaluar hynë në vend gati 10% më shumë të huaj se vjet.
24 Tetor, 15:01 -
Zgjedhjet e 9 nëntorit/ Sot afati i fundit për regjistrim, kandidatët e PS në Berat e Vlorë dorëzojnë dokumentet në KQZ!
24 tetori është afati i fundit për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme. Sot duhet të dorëzojnë firmat e mbledhura nga Komitetet Nismëtare edhe kandidatët e pavarur të opozitës.
24 Tetor, 14:59 -
Eduard Zaloshnja: Raportet e OSBE gjithnjë kritike kanë qenë, por këtë vit gropë gjigante e opozitës…
Gjithnjë ka patur kritika për mënyrën sesi i kemi zhvilluar zgjedhjet parlamentare – emëruesi i përbashkët i të gjithë raporteve ka qenë se qysh prej 1991-shit, ne nuk kemi zhvilluar dot zgjedhje në përputhje të plotë të me standartet e Kartës së Kopenhagenit për zgjedhje të lira e të ndershme.
24 Tetor, 14:37 -
55% e shqiptarëve kanë vështirësi të mbyllin muajin, por.. në Europë na e kalojnë grekët
Shqiptarët renditen të dytët në Europë në konceptin e varfërisë subjektive. A e dini se cilët banorë mendojnë që janë më të varfër? Ata janë fqinjët tanë grekët. 67% e grekëve e perceptojnë që janë të varfër, rekordi në Europë.
24 Tetor, 12:57 -
15 mijë euro garanci pasurore, lirohet nga qelia profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar! Dje u kthye në Itali
Vendimi për lirimin e profesorit italian u mor dy ditë më parë nga Gjykata e Fierit. Profesori Michele D’Angelo duhet të paraqitet të premten e fundit të çdo muaji para oficerit të Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Fierit.
24 Tetor, 12:10
