-
-
-
-
Zgjedhjet vendore, PD denoncon: Në Dimal administratorët e njësive vendore po firmosin vërtetime për të lejuar votimin familjar! Shkelje e Kodit Zgjedhor
Partia Demokratike ka denoncuar në rrjetin e saj social votimet për zgjedhjet vendore në Bashkinë e Dimalit. PD shkruan se administratorët e njësive vendore të Bashkisë po firmosin vërtetime për shumë qytetarët që të lejojnë votimin familjar.
14 Maj 2023, 08:54 -
Zgjedhjet vendore në Shqipëri, krahasim i pjesëmarrjes ndër vite! Më e larta në 1992 me 70%, më e ulëta në 2019, votuan vetëm 20% e zgjedhësve
Nga historiku i proceseve zgjedhore të zhvilluara në vendin tonë, pjesëmarrja më e lartë e qytetarëve shqiptarë në votime është shënuar në vitin 1992, ku kanë marrë pjesë 70% e votuesve më të drejtë vote. Rekordi i pjesëmarrjes më të ulët ishte në zgjedhjet lokale të 2019 me vetëm 22% të votuesve. Statistikat tregojnë se vitet e fundit numri i pjesëmarrësve në zgjedhje ka ardhur duke u ulur.
14 Maj 2023, 07:47 -
Kreu i KQZ, Celibashi informon delegacionet vëzhguese të disa shteteve me veçoritë e sistemit tonë zgjedhor
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka pritur sot në një seancë informuese anëtarë të delegacioneve të trupave të administrimit të zgjedhjeve nga shtatë vende të ndryshme, Los Angeles, SHBA, Estonia, Kosova, Gjeorgjia, Bosnjë Hercegovina, Moldavia dhe Kirgistani.
13 Maj 2023, 22:10 -
Thyhet heshtja zgjedhore, Sali Berisha shkel ligjin dhe bën thirrje për të votuar Fredi Belerin! Kandidati i 'BF' për Kavajën çon mesazhe në celular
Sali Berisha ka shkelur Kodin Zgjedhor ditën e sotme teksa nuk ka respektuar ditën e heshtjes zgjedhore. Ai ka bërë thirrje në Facebook për të votuar Fredi Belerin për të gjithë qytetarët e Himarës, duke përdorur gjoja një reagim në lidhje me vendimin e Gjykatës për ta lënë në burg kandidatin e tij për Bashkinë Himarë.
13 Maj 2023, 21:15 -
Zhdukja e Koçoles e Sulovarit, pamjet ekskluzive të vilës në Himarë ku u strehuan autorët! Rrethuar me mure dhe pemë të dendura
Report TV sjell për herë të parë pamjet ekskluzive të vilës në Himarë, që dyshohet se ka shërbyer si bazë e fshehtë e autorëve që dyshohet se rrëmbyen Leonard Thodhorin dhe Fatmir Sulovarin. Në rrethana të panjohura, ata u morën me makinë Mercedes Benz G Class mesditën e 6 Prillit në qytetin e Sarandës dhe ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre.
13 Maj 2023, 20:04 -
Shqipëria ‘trampolinë’ punësimi për të huajt që synojnë BE-në
Shkuarja e punëtorëve të huaj në Shqipëri nisi rreth dy vjet më parë, si zgjidhje për mungesën e fuqisë punëtore.Bizneset që operojnë kryesisht në turizëm apo fabrika rrobaqepësie, që njihen si fasoneri, morën punëtorë nga vendet aziatike, afrikane apo edhe të Amerikës së Jugut.
13 Maj 2023, 15:34 -
-
-
Përfituan 1.5 mln euro nga aktiviteti kriminal, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim tre biznesmenët! Një prej tyre, Gëzim Sallaku, ish-pronar i një klubi futbolli
Prokuroria e Durrësit ka dërguar për gjykim tre biznesmenët, Gëzim e Saimir Sallakun dhe Rabi Kurtin, nën akuzën për pastrim parash. Tre biznesmenëve në vitin 2021 i janë sekuestruar 1.5 milionë euro pasuri të cilat dyshohet se i kanë vënë përmes aktivitetit kriminal.
13 Maj 2023, 11:21 -
Rama podcast me Arjeta Pucën, sipërmarrësja që u rikthye në Shqipëri: Në të ardhmen mund të prodhojmë makinat tona! Kryeministri: Të kemi ‘Ferrarin Ballkanas’
Sipërmarrësja Arjeta Puca, e cila prodhon makina në fabrikën e saj në Shqipëri e që është përzgjedhur nga OKB-së për të prodhuar 500 autoambulanca që do të dhurohen për Ukrainën, ishte e ftuara e kryeministrit Edi Rama në podcastin e ‘Flasim’
13 Maj 2023, 09:07 -
Rama jep mesazhin e fundit në mbyllje të fushatës: Do arrijmë fitore spektakolare, po ndërtojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër
Në prag të mbylljes së fushatës për zgjedhjet vendore, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook një mesazh të fundit, dedikuar të gjithë qytetarëve, ndërsa një falënderim e ka për të gjithë ata që u angazhuan në fushatën zgjedhore.
12 Maj 2023, 23:45 -
SKANDALI/ Kandidati i Metës dhe Berishës për Belshin falsifikoi deftesën e shkollës së mesme
Kandidati i koalicionit të Ilir Metës dhe Sali Berishës për Bashkinë e Belshit Bedri Skënder Qypi rezulton të ketë konsumuar veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare shtetërore.
12 Maj 2023, 15:44 -
Patëllxhanë të mbushur nga Silvana Musej, shefe kuzhine në Itali
Në këtë hapësirë të faqes tonë do të gjeni mënyrën e përgatitjes së recetave të gatimit të ideuara nga Zonja Albana. Këto receta Zonja Albana i gatuan çdo ditë në emisionin Rreze Dielli nga ora 09:00 – 10:00. Herë pas here rubrikës së gatimit i bashkohen amvisa dhe shefa të ndryshëm kuzhine.
12 Maj 2023, 11:55 -
Bylykbashi: Në zgjedhjet e shkuara, disa persona votuan pa u identifikuar me gjurmë gishti! SPAK dhe KQZ të marrin menjëherë masa
Rithemelimi pretendon se ka zbuluar skema të manipulimit të votës nga PS në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit 2022. Në një deklaratë për media, Oerd Bylykbashi tha se rreth 9.600 persona kanë votuar pa u identifikuar me gjurmë gishti.
12 Maj 2023, 10:47 -
Misioni i KFOR, dështim apo përparim? Debati në Parlamentin Gjerman për pjesëmarrjen e ushtrisë në Kosovë
Parlamenti gjerman debatoi për zgjatjen e angazhimit të Bundesëehr-it në Kosovë. Pas agresionit rus në Ukrainë, qeveria gjermane e sheh stabilizimin e paqes në Ballkanin Perëndimor me interes të madh gjeostrategjik.
12 Maj 2023, 07:50 -
Mund të ketë ndërhyrje të jashtme, ambasadori amerikan në OSBE: Do vëzhgojmë me kujdes zgjedhjet në Mal të Zi
Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Michael Carpenter tha se vëzhguesit e tyre do t'i “ndjekin me shumë kujdes” zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi, për shkak të ndërhyrjeve të jashtme të mundshme.
11 Maj 2023, 22:49 -
Fluks emigrantësh, FRONTEX do të sigurojë tërë kufirin e Malit të Zi me vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë
Ekipet për negocim të Malit të Zi dhe Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje, sipas së cilës i gjithë kufiri i Malit të Zi me fqinjët e tij do të sigurohet nga oficerët e Agjencisë së Bashkimit Evropiane për ruajtjen e kufirit dhe bregdetit – FRONTEX , së bashku me policinë dhe ushtrinë malazeze.
11 Maj 2023, 16:49 -
