-
-
Vaksina anti-COVID/ Në 7 ditët e para u vaksinuan 405 personel mjekësor! Brenda janarit pritet mbërritja e 10 mijë dozave nga Pfizer
Procesi i vaksinimit anti-COVID i personelit shëndetësor në Shqipëri vijon normalisht. Në 7 ditët e para në vendin tonë janë vaksinuar në total 405 personel shëndetësor në të 4 spitalet të posaçme COVID.
18 Janar 2021, 09:58 -
-
Basha përkujton 'Mandelën e Ballkanit': Pjetër Arbnori ishte politikan i rrallë, nuk bëri kompromis me të keqen
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar këtë të hënë ditëlindjen e ish-politikanit Pjetër Arbnori. Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Arbnori i përkiste kategorisë së politikanëve të rrallë që nuk bënë kurrë kompromis me të keqen dhe që nuk u ndal përpara presioneve apo privilegjeve.
18 Janar 2021, 08:53 -
Kuvendi miraton marrëveshjen me Pfizer, Rama: Mund të porositim sasi të tjera! Tre skenarët e vaksinimit, gjithçka për përfundimin brenda 14 muajve!(VIDEO)
Parlamenti miratoi me 94 vota tre aktet normative për sigurimin e vaksinës anti covid. Kryeministri Edi Rama tha se procesi i vaksinimit synohet të mbyllet brenda 14 muajve dhe zbuloi se sapo është firmosur marrëveshja me Pfizer për 500 mijë dozat e para.
18 Janar 2021, 08:17 -
Pas ditëve të ftohta, fundjavën e ardhshme pritet rikthimi i reshjeve të shiut! KESH: Po marrim masa t’i paraprijmë situatës
Pas temperaturave të ulëta dhe ditët e ftohta që po kalon vendi ynë, pritet rikthimi i reshjeve të shiut. KESH njofton se reshjet e shiut do të rikthehen gjatë fundjavës së ardhshme ku për datat 22-26 janar priten reshje intensive në vend.
17 Janar 2021, 18:39 -
-
Ulen temperaturat, Ministria e Arsimit njofton rregullat e reja anti-COVID nëpër shkolla
Ministrja e arsimit Evis Kushi, përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka njoftuar rregullat e reja për sa i përket masave anti-COVID nëpër shkolla në kuadër të uljes së temperaturave.
17 Janar 2021, 16:51 -
Infektohet me COVID piktori Mustafa Arapi, shtrohet tek ‘Shefqet Ndroqi’! E bija thirrje Ramës e Manastirliut për vëmendje në trajtim
Piktori dhe restauratori i njohur Mustafa Arapi është infektuar me COVID-19. Vajza e tij, studiuesja Dorina Arapi bën me dije se i ati është i shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
17 Janar 2021, 16:29 -
-
Në përvjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar, përdhoset busti i Skënderbeut në Korçë
Në 553 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, disa qytetarë në Korçë kanë zhgarravitur bustin e këtij të fundit. Analisti Kreshnik Spahiu ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook një foto nga busti teksa shkruan se disa barbarë e kanë sulmuar.
17 Janar 2021, 15:24 -
-
-
Balluku: Në Qafë-Plloçë dhe Qafë-Thanë, rruga ka ngrirë! Shoferët të bëjnë kujdes! 1000 punonjës dhe 350 makineri në punë
1000 punonjës dhe 350 makineri janë aktualisht në terren për të shmangur bllokimin e rrugëve si pasojë e reshjeve të dendura të shiu. Kapacitet anë më të mëdha, bëri me dije ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë një inspektimi në segmentin e Qafë Plloçës së bashku me Drejtorin e ARRSH, Ergys Verdho.
16 Janar 2021, 19:23 -
-
-
Dita e gjashtë e vaksinimit për COVID/ Koordinatorja: Procesi do vijojë dhe gjatë fundjavës
Gjatë gjashtë ditëve të para të vaksinimit, në vendin tonë janë vaksinuar 369 mjekë, infermierë e personel shëndetësor. Koordinatorja e vaksinimit, Manjola Shtylla për Report Tv shprehet se ky proces do vijojë pa ndërprerje dhe gjatë fundjavës. Ajo tha se në stadiumin 'Air Albania' janë 8 postacione ku kryhen mbi 50 vaksina në ditë.
16 Janar 2021, 12:10 -
Denoncimi i PD-së për pezullimin e shërbimeve spitalore në Kurbin, Spahia: Shembull pa vizion i menaxhimit të shëndetësisë nga qeveria
PD ka denoncuar mungesën e shërbimit shëndetësor të specializuar në qytetin e Kurbinit. Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ka publikuar në faqen e tij në Facebook, njoftimin e Drejtorisë së Shërbimit Spitalor Kurbin e cila thotë se shërbimi i mjekëve specialist, grafi, fizioterapi është pezulluar për shkak të shembjes së godinës aktuale e deri në marrjen me qira të një ambienti tjetër.
16 Janar 2021, 11:14 -
COVID-19/ OBSH sjell 1000 oksimetra të dhuruara nga Gjermania për Shqipërinë! Manastirliu: Së bashku do ia dalim! Ambasadori Zingraf: Do vazhdojmë mbështetjen tonë
Gjermania i dhuron Shqipërisë 1000 pajisje oksimetra të pulsit në kuadër të 'luftës' kundër koronavirusit. Sjellja e këtyre pajisjeve u realizua nga zyra e OBSH-së në vendin tonë. Oksimetrat i’u dorëzuan autoriteteve shqiptare në një ceremoni të organizuar të premten me praninë e ministres Ogerta Manastirliu, ambasadorit gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, dhe Dr. Bettina Menne, Përfaqësuese e OBSh-së në vendin tonë.
16 Janar 2021, 10:11 -
“Pfizer” vonon shpërndarjen e vaksinave 6 vende anëtare kërkesë për transparencë, dyshime çfarë do të ndodhë me vendet e tjera
Në një kohë kur mbi 2 milionë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 që nga rënia e pandemisë, kompania “Pfizer” ka paralajmëruar një vonesë në shpërndarjen e vaksinave të saj në Evropë për shkak të përgatitjeve për rritjen e kapaciteteve prodhuese.
16 Janar 2021, 10:06 -
Ahmetaj për Report Tv: Rindërtimi mbyllet në maj të 2022! Në 1 vit janë ndërtuar më shumë shkolla se ç'janë bërë në 30 vite! Opozita të vërtetojë në terren punën tonë
Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj në një intervistë për Report Tv tha se nga 11 000 mijë familje që ishin në çadra aktualisht janë 865 të tilla. Ahmetaj tha se po punohet me një ritëm të shpejtë me shkollat, ku në një vit janë ndërtuar më shumë shkolla se ç'janë bërë në 30 vite.
15 Janar 2021, 19:05
