-
Aksion antikanabis në Tropojë, zbulohen 686 bimë të kultivuara në zona të pyllëzuara! Nën hetim kryetari i fshatit dhe dy përgjegjës të shërbimit pyjor
Dronët kanë zbuluar 686 bimë kanabisi të kultivuara në zona të pyllëzuara, në fshatin Mserr të Tropojës, ku për pasojë u vunë nën hetim kryetari i fshatit dhe dy persona përgjegjës të shërbimit pyjor të kësaj zone, për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre.
20 Korrik 2023, 10:19 -
EMRI/ Iu zbuluan 150 bimët e kanabisit të kultivuara në Çinar të Krujës, arrestohet 32-vjeçari! Në kërkim vëllai i tij
Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi nga kontrollet e kryera në disa fshatra të Krujës, policia ka zbuluar 742 bimë kanabisi, ku 150 nga të cilat ishin kultivuar nga autori i dyshuar. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij.
20 Korrik 2023, 09:56 -
-
Sulm me armë në Zelandën e Re! Dy të vdekur dhe gjashtë të plagosur pak para nisjes së ceremonisë hapëse të Kupës së Botës për femra
Pak para nisjes së Kupës së Botës për Femra të FIFA-s në Zelandën e Re, dy persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë në një kantier ndërtimi në qytetin Auckland të Zelandës së Re.
20 Korrik 2023, 09:39 -
Greqia ‘në luftë’ me flakët! Pyje të mbuluara nga zjarri dhe banesa të shkrumbuara në Athinë! Evakuohen banorët
Nxehtë, thatësi dhe erë: një kombinim fatal se çdo shkëndijë mund të shkaktojë një zjarr të ri. 220 zjarrfikës nga vende të tjera të BE-së janë nisur drejt Greqisë për të ndihmuar.
20 Korrik 2023, 08:55 -
-
Qeveria rikthen bastet sportive online, 10 licenca në rang kombëtar! Rikthehen dhe reklamat në mediat elektronike e emisionet sportive në TV
Bastet online do të luhen nëpërmjet smartphone, tabletëve, Ipad-ëve. Këshilli i Ministrave miratoi më 19 korrik ndryshimet në pr/ligjin për lojrat e fatit sipas të cilit parashikohet që aktiviteti i lotarive sportive nuk do të jetë më në pika fizike të lotove, por vetëm online.
20 Korrik 2023, 08:04 -
Relacioni i agjentit 'Kalaja', shtator ‘84: Ditën e përvjetorit të Konferencës së Pezës, në Televizion ndodhi një ‘skandal i madh politik’...
Zakonisht, probleme të tilla, bile edhe për probleme të vogla, mblidhet kolegjiumi, njoftohet kolektivi. Në këtë rast, nuk është bërë kështu. Pse? Ka vend për të dyshuar për simpatira personale, për të zbuluar dobësitë, për të rrumbullakosur gjërat, për të shpërndarë përgjegjësitë. Jo pa arsye, ka punonjës që thonë se; ky ishte një gabim i rëndë dhe nuk mund të gëlltiste vetëm një njeri
20 Korrik 2023, 07:45 -
-
Nesër seanca e fundit në Kuvend, pritet miratimi i ‘kanabisit’ e ligji për diplomat e mjekësisë! Opozita paralajmëron ‘sherr’, studentët protestë
Nesër deputetët do të mbajnë seancën e fundit plenare për këtë sesion parlamentar. Në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme që po hasin kundërshti, ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e mjekësisë. Opozita paralajmëron debat brenda parlamentit, ndërkohë që jashtë tij pritet të mbahet protestë nga studentët.
19 Korrik 2023, 18:03 -
-
-
Banorët e Kaninës në protestë: Furnizohemi me ujë vetëm një herë në 4 ditë, e blejmë vetë me lek
Në ditët përvëluese të korrikut, banorët e fshatit turistik të Kaninës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata protestuan sot kundër Bashkisë së Vlorës, teksa ankohen se furnizohen nga ujësjellësi vetëm një herë në 4 ditë.
19 Korrik 2023, 16:30 -
-
-
Fluks i emigrantëve, Durrës-Bari 4 tragetë në ditë, një traget dhe Durrës - Ankona! Kapiteni: Çdo ditë në port 7 mijë udhëtarë
Nga nesër e deri në fund të shtatorit do të dyfishohet numri i trageteve në Durrës për të përballuar fluksin e emigrantëve që vijnë për pushime në vendlindje. Për linjën e Barit do të ketë 4 tragete në ditë dhe për Ankonën një traget çdo ditë. Kapiteni i Portit të Durrësit tha se në terminal do të punohet me 32 sportele pasi çdo ditë pritet të mbërrijnë 7 mijë udhëtarë.
19 Korrik 2023, 11:58 -
FSHF ndryshon edhe Kategorinë e Parë, shtohet faza e tretë! Nuk mungon faza play-off
Komiteti Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur të ndryshojë edhe formatin e Kategorisë së Parë, pas atij të Superligës. Tanimë me 12 ekipe, e Para do luhet me tre faza, teksa nuk mungojnë në fund të ediconit ndeshjet play-off dhe play-out.
19 Korrik 2023, 11:43 -
-
Ministri i Brendshëm takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë dhe strategjik me strukturat ligjzbatuese italiane
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit
19 Korrik 2023, 10:09 -
-
EMRAT/ Dogjën tre makina dje në Vlorë, në pranga porositësi dhe zjarrvënësi! Në kërkim një tjetër bashkëpunëtor
Julian Çobo, 32 vjeç, dhe Kreshnik Yzeiri 40-vjeç, janë arrestuar nga policia e Vlorës, pas djegies së tre makinave një ditë më parë në lagjen Pavarësia. Gjithashtu, u shpall në kërkim Elton Lushaj, 41 vjeç, banues në Vlorë dhe vijon puna për kapjen e tij
19 Korrik 2023, 09:30