-
Romanca e Taulant Xhakës me
Kthimi i Taulant Xhakës nga Euro 2016 në Shqipëri, është shoqëruar me një sërë thashethemesh sa i takon jetës së tij sentimentale. Futbollisti i kombëtares është përfolur për një histori dashurie me aktoren e “Pa Limit”, Ana Lika.
mbesën e Inis dhe Ingrid Gjonit
30 Qershor 2016, 17:09 -
-
Artisti spanjoll Navia, 50 fotografi
Ekspozita ‘Migel de Servantes ose dëshira për të jetuar’ e fotografit spanjoll José Manuel Navia është çelur në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Projekti, i konceptuar dhe i realizuar nga Navia, paraqet përmes 50 fotografive, një udhëtim pamor nëpër vendet dhe shtigjet ku kaloi Migel de Servantes përgjatë jetës së tij. VIDEO FOTO
në Tiranë për Servantesin
30 Qershor 2016, 16:33 -
-
Dështojnë masat ndaj terrorizmit
Në vetëm 7 minuta, nga një prej portave hyrëse e aeroportit "Nënë Tereza" e cila përdoret për futjen e autoboteve të naftës, e deri në pistën e avionëve në Rinas, 3 grabitës të armatosur me armë kallashnikov kanë arritur të marrin mbi 995 mijë euro dhe të largohen pa u pikasur nga forcat e sigurisë së kompanisë private ICTS. Prej orësh të tëra Policia e Shtetit po kryen një operacion masiv por nuk ka arritur në gjurmët e autorëve të cilët pas grabitjes kanë djegur dhe automjetin. Kjo ngjarje ndodhi vetëm 24 orë pasi aeroporti "Nënë Tereza" në Rinas shtoi masat e sigurisë pas shpërthimeve terroriste në aeroportin "Ataturk" të Stambollit në Turqi, që i morën jetën 42 personave. FOTO VIDEO Një helikopter dhe RENEA në kërkim të grabitësve
3 të armatosur në pistën e Rinasit
30 Qershor 2016, 15:14 -
91 mijë biznese kanë pezulluar
Në muajin prill të këtij viti, ka arritur në 91.150 numri i bizneseve që kanë pezulluar aktivitetin. Këto biznese janë regjistruar në Drejtorinë e Përgjithëshme të Tatimeve si subjekte pasive, që do të thotë se nuk kryejnë asnjë aktivitet e as derdhin taksa në arkat e shtetit. 35 mijë prej këtyre bizneseve gjenden në Tiranë.
aktivitetin, s'përballojnë dot kostot
30 Qershor 2016, 14:36 -
-
-
Skandali seksual, tjetër kallëzim
Pa kaluar 24 orë nga Skandali seksual në të cilin u përfshi gjyqtari Shyqyri Çobo teksa kërkonte favore seksuale ndaj një të reje që ishte në proces divorci në gjyq, një tjetër denoncim është bërë për Çobon.Gjyqtari-gruas: Bëhu dashnorja imeKërkoi seks, pezullohet gjyqtariNë 2013 u hetua për pasuri, KLD e fali
për gjyqtarin Çobo, ja sms në FB
30 Qershor 2016, 13:50 -
Policia italiane sekuestron 165 kg
Paraditen e së mërkurës, 29 qershor, në bregdetin italian u identifikua një gomone e dyshimtë, që kishte në bord një sasi lënde narkotike. Trafikantët hodhën në det ngarkesën e drogës, të futur në 10 thasë me peshë totale 165 kg, gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar policisë. E gjithë ngarkesa narkotike, cannabis sativa, u gjet në hapësirën detare italiane afër Brindizit dhe u sekuestrua.
marijuanë, arrestohen shqiptarët
VIDEO/Aksioni i policisë me helikopte
30 Qershor 2016, 13:31 -
Ish gjyqtares Ademi i falen 2 muaj
Ish gjyqtares Parashqevi Ademi ju refuzua disa herë amnistia por kjo se pengoi aspak të përfitojë ulje dënimi, këtë herë dy muaj nga më pak se 1 vit e gjysëm burg që i ka mbetur për të shlyer. Falje të dy muajve burg apo 60 ditëve kalendarike ka përfituar gjyqtarja Ademi një ditë më parë në dhomën penale të kryeqyteteti aty ku është shqyrtuar kërkesa e saj.
burg, e dënuar 4 vite për korrupsion
30 Qershor 2016, 13:09 -
Berisha: Pranoni rekomandimin
Ish kryeminsitri Berisha pa të drejtë fjale i është drejtuar foltores së Kuvendit menjëherë sapo ka hyrë në sallën e Parlamentit. Berisha tha se 'drejtësia' ka mbetur peng i mazhorancës që kërkon të përjashtojë opozitën nga procesi. Sipas ish-kryeministrit “edhe opozita ka përgjegjësitë e saj në këtë çështje, por është mazhoranca që duhet të reflektojë”. VIDEO
88 që të mos humbasim statusin
30 Qershor 2016, 13:01 -
Skandali seksual në Berat, ja sa
Gjyqtarit Shyqyri Cobo përfshirë në skandalin seksual ku ky i kërkonte favore seksuale gruas që ishte në proces divorci i komunikohet vendimi i pezullimit nga detyra, ndërsa ky i fundit rezulton nga 3 deri në 10 vite burg. Ajo që mbetet mister në skandalin seksual ku është përfshirë gjyqtari është fakti se përse ai sështë vënë në pranga kur akuza e ngritur për të sipas nenit 319/ç ka një dënim të lartë. VIDEO
vite burg rrezikon gjyqtari Çobo
30 Qershor 2016, 12:38 -
Himarë, sherr mes 2 personave
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës që u zhvillua këtë të enjte është shoqëruar me debate dhe konflikt fizik. Banorët e lagjes Spille kishin shkuar për të parashtruar ankesën e tyre në Këshill për planin e ri urbanistik dhe cenimin e pronave të tyre nga një fshat turistik, por janë hasur me dhunën e disa personave. Sipas dëshmitarëve, agresorët nuk ishin të zonës por të ardhur nga Tirana. Për këtë ngjarje edhe policia ka nisur hetimet dhe ka shoqëruar dy persona, një nga Himara dhe një tjetër nga Tirana.
tension në Këshillin Bashkiak
30 Qershor 2016, 12:30 -
Përfundon rikonstruksioni i rrugës '5
Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar plotësisht me trotuare të reja, ndriçim dhe sinjalistikën e nevojshme rrugën “5 Maji”, e cila lidh zonën e Medresesë me tregun industrial. Punimet në rrugën e lënë prej vitesh në një gjendje të mjerueshme të realizuara nga Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit Nr.2 u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se punimet në infrastrukturë jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve, mjeteve dhe mallrave, por i japin një vlerë tjetër pronës. VIDEO
Maji', Veliaj: Ndërhymë në 50 të tilla
30 Qershor 2016, 12:06 -
SHBA boton variantin e Kushtetutës
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë njohur sot me versionin e integruar të Kushtetutës së Shqipërisë që përfshijnë edhe ndryshimet siç janë miratuar nga Komisioni i posaçëm i Drejtësisë më datë 14 qershor.
së re, e shpërndarë sot në Kuvend
30 Qershor 2016, 12:04 -
85-vjetori i Agjencisë së Sistemeve
Në mjediset e Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes së Informacionit (ASNI) është zhvilluar ceremonia e kremtimit të 85–vjetorit të krijimit të kësaj strukture mjaft të rëndësishme të Forcave të Armatosura.
të Ndërlidhjes, Koçi: Ditë me rëndësi
30 Qershor 2016, 10:20 -
Vendimi i qeverisë/Klosi:Njihen
Ministri Klosi në një deklaratë për mediat ka bërë me dije një vendim të qeverisë e cila u njeh vitet e punës para janarit 1994 të gjithë personave që rezultojnë me dokumentacion të rregullt.Ministri Klosi u ndal tek një tjetër vendim i rëndësishëm për pensionistët në disa zona rurale, të cilët do të përfshihen në skemën lehtësuese për pagesën e energjisë, ku hiqet fasha prej 300 kilovatësh. VIDEO
vitet e punës para janarit të 1994
30 Qershor 2016, 10:16 -
Video/ 24 orë pas tragjedisë në
Të paktën 250 ushtarë të Shtetit islamik janë vrarë gjatë një sulmi ajror në Falluxha të Irakut. Sulmi vjen 24 orë pas sulmit në Stamboll ku dyshohet se ISIS ëshë përgjegjës i sulmit. Mediat ameriakne raportojnë se gjatë aksionit janë shkatërruar 40 avionë.
Turqi SHBA vret 250 ushtarë të ISIS
30 Qershor 2016, 09:58 -
-
Trafiku italo-shqiptar, policia
Një varkë e vogël është parë 20 milje nga bregu midis Brindizit dhe Leçes prej një helikopter gjerman i përfshirë në një operacion të quajtuar Triton ndërmarrë nga Komuniteti Europian, shkruan Leccesette. Helikopteri po kryente patrullimin rutinë përgjatë ujrave të Adriatikut në momentin që ka zbuluar një gomone të vogël e cila transportonte 170 kilogramë marijuanë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
sekuestron 170 kg marijuanë në det
VIDEO/Operacioni i policisë me helikopte
30 Qershor 2016, 08:21