-
VIDEOLAJM/ Po mbante fjalim
Pasi xhihadisti fillon të mbajë fjalimin të cilin gjithashtu po e regjistrojnë për ta publikuar paprimtas nje raketë që mendohet të jetë nisur nga një një avion rus, i shpërthen pikërisht në vëndin ku ai po qëndronte.
Xhihadistit i shpërthen raketa live
9 Nëntor 2015, 09:54 -
Katastrofa në det, Panariti:
Dy ditë pas katastrofës në bregdetin e Durrësit, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti largon alarmin dhe thotë se situata është përmirësuar dukshëm. Panariti tha se është hequr pjesa e rërës së ndotur si pasojë e vajrave të djegur që nxinë thuajse 3 kilometër vijën bregdetare të Durrësit. Sipas Panaritit është e pavend që kjo ngjarje të politizohet nga ana e opozitës, pasi nuk bëhet fjalë për neglizhencë të strukturave ligjore, por për njerëz të papërgjegjshëm që sipas ministrit duhet të ndëshkohen sa më parë. VIDEONdotja e bregdetit, ushtria 'zbarkon' në Durrës
Kriminale! Jo rasti për politizim
9 Nëntor 2015, 09:46 -
Itali, i vunë flakën lokalit të
Ka ndërruar jetë në spital shqiptari i dytë i cili së bashku me dy bashkatdhetar të tjerë tentuan t'i vinin flakën një lokali bastesh më 2 nëntor, por përfunduan duke lënduar veten. Bilanci tashmë shkon në dy të vdekur dhe një i plagosur. Shqiptari që u dogj pjesë e mafies italiane, zjarr lokalit për gjobvënie Itali, i shkoi grabitja huq, vdes shqiptari pas 2 muajsh në koma
basteve, vdes shqiptari i dytë
9 Nëntor 2015, 08:40 -
Itali, vetëvaret në qeli shqiptari
Trembëdhjet vjet më parë kishte vrarë me kazëm gruan e tij nga xhelozia. U rikthye në liri pasi kreu dënimin prej 9 vitesh, por vetëm një vit më parë vrau të dashurën e tij të re me shtatë goditje thike si dhe tentoi më tej vetëvrasjen. Por pasditen e së dielës 54-vjeçari shqiptar Asllan Agoj i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dritaren e qelisë me llastikun e tutave.
që vrau gruan dhe të dashurën
9 Nëntor 2015, 08:22 -
FOTOLAJM / Ish-guvernatori
Ardian Fullani ka kaluar një periudhë jo pak të vështirë, duke nisur nga arrestimi, akuzat për shpërdorim detyre dhe kërkesa për dënim me burg nga prokuroria. Ndoshta kjo është një nga arsyet që Fullanin ë lënë natën pa gjumë dhe përfiton nga rasti gjatë udhëtimit me avion për të dremitur paksa.
Fullani ia fut gjumit në avion
8 Nëntor 2015, 19:33 -
VIDEOLAJM / Presidenti Nishani
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka marrë mjaft kritika në rrjete sociale për shkak të përdorimit të automjetit në Parkun e Liqenit. Ishte deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe i cili publikoi një video të makinës së Nishanit.
me makinë në Parkun e Liqenit
8 Nëntor 2015, 19:13 -
-
Tenderi, Koçi: Akuzat e PD-së
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave për shpalljen e kompanisë fituese në tenderin për monitorimin e hapësirës detare. Zv.ministri, Petro Koçi u shpreh në një dalje për mediat se, PD duhet të verifikojë faktet para se të ngrejë akuza. VIDEO
vijnë nga raporti politik i KLSH-së
8 Nëntor 2015, 16:06 -
-
Ndotja e bregdetit nga vajrat
Derdhja e vajrave te djegura në vijën bregdetare të plazhit të Durrësit ka ndezur debatet dhe mes Partisë Demokratike dhe drejtuesëve vendor në qytetin e Durrësit. Një angazhim skandaloz të strukturave shtetore e ka cilësuar deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, planin e masave për largimin e vajrave te djegura nga vija bregdetare. Ndërkohë Dako pohoi se situata është menaxhuar mirë, ndërsa shtoi se mbetjet e varjave të djegura së bashku me rërën janë dërguar në fushën e mbetjeve urbane ku po asgjesohen.
përplas PS-PD në Durrës
8 Nëntor 2015, 14:20 -
Kodheli: Helikopter, anije dhe 30
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ben te ditur se Forcat e Armatosura dhe Forcat Detare me dy anije anti-ndotje, nje anije patrulluese, nje helikopter te Forces Ajrore dhe nje kontigjent prej 30 trupash, po patrullojnë për të evidentuar dhe për të ofruar ndihmë për qytetarët e Durresit pas ndotjes se ujrave detare gjate dites se djeshme.
trupa të FA, në plazhin e Durrësit
8 Nëntor 2015, 14:08 -
PD për tenderin e anuluar: Djali i
Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se po i jep jep 700 milion lekë djalit të nënkryetares së Kuvendit, Valentina Leskaj, për një trajnim të punonjësve të OSHEE. Nga selia e PD-së sekretarja për marrëdhëniet me publikun Grida Duma tha se kjo provohet me fakte, ndërsa sipas saj të pamundurit burgosen nga kjo qeveri. Ndërkohë që prej një jave tenderi në fjalë është i anuluar. VIDEO Konçension djalit të Leskajt,PD letër kuvendit: Hiqini mandatin
Leskaj, 700 mln lekë nga OSHEE
8 Nëntor 2015, 12:27 -
Dita e Rinisë, Klosi:200 të rinj do
Në kuadër të 25 vjetorit të Ditës së Rinisë, Ministria e Mirëqënies Sociale ka publikuar programin e saj me 25 aktivitete. Ministri Blendi Klosi tha se 8 dhjetori është një datë që nuk harrohet, pasi ndryshoi qasjen politike në Shqipëri. Klosi bëri të ditur se e gjithë kjo fushatë aktivitetesh do të finalizohet me certifikim e 900 praktikantëve të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, dhe me shpërndarjen e kontratave të punës për 1 vit në administratën publike të 200 praktikantëve më të mirë në punën e kryer. VIDEO
punojnë në administratën publike
PDF/Kalendari aktiviteteve për 25 vjetorin
8 Nëntor 2015, 12:00 -
Foto/ Ja sms që vuri në alarm
Mund të ndodhë qe te lajmerohesh per mbledhje, por numri që ka bere lajmerimet nuk ekziston. Kjo ka ndodhur në Partine Socialiste ku strukturat e kësaj force politike në qytetin e Shkodrës kanë shkuar për mbledhje por kanë takuar vetem deputetin e kesaj force politike ne qarkun e Shkodres, Namik Kopliku, i cili i çuditur u ka komunikuar se këtë të shtunë nuk ka mbledhje.
kryesinë e PS-së në Shkodë
8 Nëntor 2015, 11:35 -
-
Vajrat e djegura në bregdet, dy
Ndërkohë kanë kaluar mbi 24 orë nga ndotja e bregut të detit në Durrës, një pjesë e mirë e vajit të derdhur është hequr nga bregu, ndërsa anija që ka shkaktuar këtë dëm nuk është identifikuar ende. Autoritetet shtetërore kanë sekuestruar ndërkohë dokumentacionin e anijeve që kanë kaluar breda 24 orëve nga ngjarja. Paraprakisht dyshohet se janë dy anije që mund të kenë derdhur vajrat e djegura në ujrat tona. Këta anije mësohet se kanë hyrë në hapësirën ujore shqiptare për të bërë derdhjen e vajrave te djegur dhe më pas janë larguar në destinacione të ndryshme.Koka: Hetimet janë drejt fundit. FOTO/Ndotja e bregdetit Video/Ndotja e bregdetit të DurrësitMinistria e Bujqësisë pezullon peshkimin
anije të dyshuara, priten analizat
8 Nëntor 2015, 08:57 -
Pasuritë, Bode dhe Ruli investojnë
Ish-Ministri Genc Ruli përgjatë vitit 2014, duket se ka një ulje të ritmit të kursimeve, pasi nuk rezulton të ketë rritje të kontove bankare apo të blejë prona të tjera. Në vitin 2012 Ruli do të deklaronte investime në Bono Thesari që kapin vlerën e 6 050 000 lekë. Në vitin 2013 Bonot e Thesarit prekin shumën e 9.840 mijë lekë, ndërsa në vitin 2014 nuk rezulton të ketë investime në këtë fushë.Ridvan Bode në deklarimin e pasurisë shton të ardhurat nga paga prej 1 821 819 lekë, të ardhurat nga interesat në Bono Thesari 570 mijë lekë dhe ato nga dhënia e shtëpisë me qira, 2 100 000 lekë
shuma të mëdha në bono thesari
8 Nëntor 2015, 08:20 -
-
FOTOLAJM / Kreu i PBDNJ-së
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka shfrytëzuar dekorimin e zv.presidentit amerikan, Joe Biden me çmimin “Athenagorac” për ta takuar atë në Ju-Jork. Dule, i cili ka publikuar dhe foton me Biden thotë se e ka falënderuar për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në luftën për të drejtat e njeriut.
me zv.presidentin amerikan Biden
7 Nëntor 2015, 22:11 -
-