-
-
-
Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë, për çdo nevojë kontaktoni në këto numra
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën të ditur se është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael.
13 Prill 2024, 23:47 -
Piramida fiskale e dy vëllezërve indianë në Tiranë: Zbardhet skema e pastrimit të parave
Dy vëllezërit indianë, që kërkohen në të gjithë botën për pastrim parash, kanë sjellë në Shqipëri, veç familjarëve e bashkëpunëtorëve të tyre, edhe skemën e biznesit që kanë përdorur në Indi dhe në Nigeri. Në pesë vitet e fundit ata kanë themeluar një numër kompanish, nëpërmjet të cilave dyshohet se vazhdojnë aktivitetin e pastrimit të parave.
13 Prill 2024, 20:07 -
-
-
-
-
-
Tjetërsimi i tokave në Durrës, ‘koka’ e vjedhjes Ardit Kërtusha! Një pronë u regjistrua në emër të një të vdekuri, një tjetër s’kishte dijeni se ishte pronar
Ardit Kërtusha, ish-kandidati i PS, në Durrës në 2020-ën që iu bashkua PD-së së Lulzim Bashës në 2021 është koka e vjedhjes së tokave shtetërore pranë Universitetit të Durrësit. Në dosjen e siguruar nga Report TV, Kërtusha ndërhyn në dy raste për përfitimin e tokës me dokumente false
13 Prill 2024, 14:29 -
-
-
Japonia për 500 viteve do të ketë popullësi vetëm me mbiemrin Sato
Në studimin e tij Yoshida ka përllogaritur se nga viti 2022 deri në vitin 2023 numri i japonezëve me mbierin 'Sato' është rritur me 10.083 herë. Nëse kjo shifër mbetet konstante dhe ligji për mbiemrin nuk ndryshon pas 500 vjetësh në Japoni do të ketë vetëm njerëz me mbiemrin 'Sato' .
13 Prill 2024, 13:53 -
Historia/ Dy vëllezër investojnë miliona euro në klubin e fshatit, nga liga e nëntë kërkojnë Premier League në Angli
Vëllezërit binjakë Cameron dhe Tyler Winklevoss investuan deri në 4.5 milionë dollarë në klubin Real Bedford FC, i cili aktualisht luan në ligën e nëntë të futbollit anglez.
13 Prill 2024, 12:38 -
-
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor: Të vazhdohen hapat për krijimin e Asociacionit
I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin e ka vizituar dy herë Prishtinën brenda tre javëve për të diskutuar me autoritetet kosovare Procesin e Berlinit dhe zhvillimet rreth dialogut Kosovë-Serbi
13 Prill 2024, 09:03 -
-
-
Hamasi njoftoi se nuk merr pjesë në bisedimet për armëpushim: S’ka progres për fundin e luftës! Bie mbështetja për Netanyahun
Bisedimet që po mbahen në Kajro për vendosjen e një armëpushimi, kanë ngecur pasi Hamasi njoftoi se nuk do marrë pjesë për sa kohë nuk merret në konsideratë kërkesa e tyre për t’iu dhënë fund luftës në gaza dhe tërheqjen e trupave. Ndërkohë mes izraelitëve ka rënë mbështetja për kryeministrin Netanyahu, ku sipas një sondazhi, 47% e tyre duan si drejtues qeveri, Beny Gatz, aktualisht ministër i jashtëm.
12 Prill 2024, 19:40 -
-
Me depozitë kursimi por pa para, rreth 900 mijë shqiptarë me llogari bankare bosh! Vetëm 4% me kursime mbi 2.5 mln lekë
Në fund të vitit 2023, në sektorin bankar ishin aktive mbi 2.6 milionë llogari, por një e treta e tyre ishin bosh. Raporti i Agjencisë së Sigurimeve të Depozitave tregon se pjesa më e madhe e depozitave me vlerë mbi 698 miliardë lekë, disponohet nga 4% e qytetarëve që kanë një llogari kursimi.
12 Prill 2024, 16:49