-
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me COVID-19: Jam e vaksinuar dhe po përjetoj simptoma të lehta
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se doli pozitive në testin për COVID-19 të dielën, ndërsa theksoi se për herë të fundit është takuar me presidentin Joe Biden, të martën.
1 Nëntor 2021, 13:18 -
Integrimi në BE, Soreca: Klasa politike të punojë më shumë në fushat që KE rekomandoi se ka nevojë për progres
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka kërkuar më shumë punë nga Shqipëria në fushat ku raport i progresit të KE ka evidentuar se kanë nevojë ende për përmirësime. Soreca tha se BE mbështes integrimin e Shqipërisë dhe për këtë arsye kontribuon çdo vit me 100 mln euro, para, donacione apo grante për transformimin e të gjithë sektorëve të shoqërisë.
1 Nëntor 2021, 10:42 -
Rezultati i raundit të dytë i zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare, fituese absolute! Zaev dha dorëheqjen, LSDM rezultat zhgënjyes
VMRO-DPMNE është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Sipas rezultateve të para jo zyrtare, VMRO-DPMNE ka fituar në 20 komuna, LSDM në shtatë, BDI gjithashtu shtatë, Aleanca për Shqiptarët/Alternativa dhe Lëvizja Besa kanë fituar nga dy komuna, ndërsa nga një komunë kanë fituar PDSH, GROM dhe koalicioni PLD/RDM.
1 Nëntor 2021, 09:28 -
Sot nis vaksinimi i fëmijëve e dozat e treta antiCOVID, do e marrin dhe mjekët e mësuesit! Bino: 12-17 vjeçarët, dy doza Pfizer! Për +60 vjeçarët s'lejohet kombinimi i AstraZeneca me vaksinën ruse
Fëmijët e moshave 12-17 vjeç do të vaksinohen me të dyja dozat e Pfizer. Fillimisht do të vaksinohen fëmijët me sëmundje kronike dhe që kanë imunitet të dobët. Për dozën e tretë për +60 vjeç duhet të kenë kaluar të paktën 6 muaj nga doza e dytë. I vetmi kombinim vaksinash që nuk lejohet është ai mes vaksinës AstraZenca dhe asaj rusë Sputnik V.
1 Nëntor 2021, 09:11 -
Humbi në zgjedhjet lokale, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev jep dorëheqjen: Marr përgjegjësinë për këtë humbje politike
Kryetari i Lidhjes Socialiste Demokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev, në daljen e parë pas këtyre zgjedhje, ku vet ai i vlerësoi këto zgjedhje si një humbje të madhe, dhe me këtë ka dhënë edhe dorëheqjen si kryeministër i vendit dhe si kryetar i LSDM-së
31 Tetor 2021, 22:33 -
-
Humbin jetën 8 qytetarë nga COVID në 24 orët e fundit në vend, 17 në gjendje të rëndë! Shënohen 413 raste të reja
413 raste të reja me COVID u konfirmuan në 24 orët e fundit në vendin tonë dhe u shënuan 8 viktima të moshave 64- 77 vjeç . Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 163 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 7,756 qytetarë aktivë me virusin.
31 Tetor 2021, 17:01 -
Seanca e së enjtes, dalin shifrat! Opozita foli 2 orë më shumë se mazhoranca, gratë me pjesëmarrje më të lartë në debat (FOTO)
Në fillim të këtij sesioni parlamentar u bë një debat i madh për atë që opozita e quante si tentativë të mazhorancës për t'i mbyllur gojën në Kuvend, kur kërkohet që komisionet parlamentare të bëheshin online për shkak të masave anti COVID.
31 Tetor 2021, 13:48 -
Blenë autoshkallë zjarrfikëse 5.5 mln lekë por nuk funksiononte, GJKKO lë në burg 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 2 punonjës në kompani private! 1 grua në 'arrest shtëpie' e tjetra 'detyrim paraqitje'
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot masën e sigurisë 10 personave që sipas SPAK akuzohen se abuzuan me tenderin për blerjen e shkalles se një zjarrfikëse ne Bashkinë Durrës. Mes të arrestuarve 6 janë zyrtare të kësaj bashkie ndërsa pjesa tjetër të kompanisë fituese.
31 Tetor 2021, 12:04 -
Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë, Prefekti i Dibrës Shehu për Report Tv: Më shumë se 110 banesa të dëmtuara, një pjesë të amortizuara nga tërmetet e kaluara! Të gjitha ndërtesat janë të banueshme
Ndërkohë që nga emergjencat Civile njoftuan menjëherë se bëhet fjalë për disa dhjetëra banesa që kanë pësuar dëme, kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka konfirmuar për Report Tv se tani rreth 100 banesa të dëmtuara me plasaritje të lehta.
31 Tetor 2021, 10:01 -
-
COVID-19/ Pas aprovimit, SHBA nis shpërndarjen e vaksinës Pfizer për fëmijët
Të shtunën në Shtetet e Bashkuara filloi shpërndarja e vaksinave Pfizer për fëmijët, e cila të premten mori autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjeç.
30 Tetor 2021, 19:06 -
G-20 nis punimet, udhëheqësit botërorë në Romë thirrje: Të ketë më shumë vaksina për vendet e varfra
Në Romë nisën sot punimet samiti i G-20-ës. Udhëheqësit botërorë u përqëndruan në çështje si pandemia e koronavirusit, rimëkëmbja e ekonomisë pas COVID-19-ës, ndryshimet klimatike dhe norma minimale globale e taksës ndaj korporatave.
30 Tetor 2021, 15:12 -
Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë denoncojnë: Për ujësjellësin janë përdorur tuba nafte të marrë në Ballsh
Qytetarët në Krujë kanë hedhur akuza se helmimi nga uji i pijshëm erdhi për shkak se ujësjellësi ka vendosur tuba të përdorur, të marrë në Ballsh dhe Bulqizë. Dhjetëra qytetarë janë ngritur në protestë para Bashkisë, teksa shprehen se uji në rubinet i vinte në ngjyrë kaf për shkak të ndotjes. Ata kërkojnë që personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.
30 Tetor 2021, 14:20 -
Rama kritika për keqmenaxhimin në ujësjellës, PD: E mësoi gjendjen e rëndë pas 8 viteve në pushtet! Sistemi, pjellë e qeverisë për të përfituar e blerë vota
PD e konsideron sektorin e ujësjellës-kanalizimeve si "sistem pjellë e rilindjes për të përfituar vota". Me një reagim në Facebook, deputeti i PD-së, Helidon Bushati akuzon kryeministrin se i ka promovuar vetë ish-drejtuesit e fundit të ujësjellësve, e madje se i ka dhënë edhe poste më të larta.
30 Tetor 2021, 12:22 -
A është COVID-19 një armë biologjike e prodhuar në laborator? Zbardhet çfarë thotë raporti i Agjencisë Amerikane të Zbulimit
Raporti i ODNI-së thotë se katër nga agjensitë amerikane të zbulimit dhe një grup pune me pjesëmarrjen e disa agjensive kanë "besim të ulët" në versionin se COVID-19 e pati origjinën tek një kafshë e infektuar ose një virus tjetër i ngjashëm
30 Tetor 2021, 09:09 -
Dy vendime të KLGJ-së rrezikojnë t’u ofrojnë gjyqtarëve mburojë përballë ILD-së
Dy vendime të njëpasnjëshme të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) rrezikojnë të kthehen në një mburojë për gjyqtarët përballë Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë. Si për rastin e një gjyqtareje të Apelit të Tiranës, për të cilën ishte kërkuar shkarkimi, ashtu dhe më pas për dy gjyqtarë të Apelit të Vlorës, për të cilët ishte kërkuar masë disiplinore, KLGJ-ja ka vendosur pezullimin e procedimit disiplinor, me arsyetimin se duhej pritur vendimi i formës së prerë nga organet e Vettingut.
29 Tetor 2021, 21:04 -
LSI kundër PD-së, Xhixho: Ndryshimet kushtetuese nuk janë thelbësore! ‘Trekëndëshi i Bermudës’? S’merremi me njerëz që nuk dinë çfarë flasin
E ftuar ne Report Tv, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike
29 Tetor 2021, 18:23 -
Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinë në Portin e Durrësit, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit duke ndërruar kokën e kamionit! Në burg drejtuesi dhe pronari
Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit. Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën.
29 Tetor 2021, 09:49 -
Mbi 600 të helmuar në Krujë! Pas 4 ditësh,nis furnizimi me ujë, por jo për ta pirë e gatim! ISHP: Uji ka bakterin Enterokokus! Përgjegjësia e ujësjellësit, të kishin reaguar më shpejt
Pas katër ditësh, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus" që ka shkaktuar mbi 600 të helmuar. Ky bakter është gjetur në vetëm një depo uji, kjo sepse Ujësjellësi ka pastruar dhe ka hedhur klor në depot e tjera të qytetit, pa u marrë mostrat nga ISHP-ja. Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka bërë përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt.
28 Tetor 2021, 09:20 -