-
10 viktima dhe 664 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit! Humb jetën një 36-vjeçar nga Vlora
Në Shqipëri vijojnë të jenë të larta rastet e infektimeve dhe viktimave në vend. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 10 viktima është edhe një 36-vjeçar nga Vlora. Gjithashtu nga 4875 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 664 qytetarë ku Tirana shënon infektimet më të mëdha.
25 Shtator 2021, 16:32 -
Ndihmoi bosin turk të kriptomonedhave, gjykata lë të lirë nipin e Armand Dukës: Nuk e njoh, se kam takuar kurrë
Gjykata e Tiranës ka dhënë masën ‘arrest shtëpie’ Edevaldo Haxhiun, i cili ndihmoi biznesmenin turk kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer. Edevaldo Haxhiu ka mohuar të ketë njohje me Faruk Ozer dhe ka deklaruar se nuk e ka takuar kurrë shtetasin turk
25 Shtator 2021, 11:53 -
Berisha ‘non grata’, zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit: Të gatshëm t'i japim informacion gjykatave shqiptare! Shpresojmë që javën që vjen të shohim lëvizje në Bruksel për dialogun Serbi-Kosovë
Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar thotë se përparësia kryesore në këtë detyrë do të jetë integrimi më i shpejtë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
25 Shtator 2021, 07:33 -
-
10 qytetarë humbin jetën me COVID-19 në 24 orë, regjistrohen 826 raste të reja infeksioni në vend
Në 24 orët e fundit në vendin tonë, 10 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin. Si rezultat i 5.150 testimeve, 826 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19. Tirana mban numrin më të lartë të infektimeve, e ndjekur më pas nga Fieri, Lushnja e Durrësi.
24 Shtator 2021, 18:04 -
Afganistan/ 'Prerja e duarve është shumë e nevojshme', zyrtari taleban: Do të rikthehen ndëshkimet e rënda dhe ekzekutimet
Një nga themeluesit e lëvizjes së Talebanëve dhe zbatuesi kryesor i interpretimit të ashpër të ligjit islam kur ata sunduan për herë të fundit Afganistanin, tha se kjo lëvizje e linjës së ashpër do të kryejë sërish ekzekutime dhe gjymtime të duarve, edhe pse ndoshta jo në publik
23 Shtator 2021, 22:17 -
8 qytetarë ndërrojnë jetë nga COVID në vendin tonë, mes tyre dhe një 33-vjeçare! Shënohen 768 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
768 raste të reja janë shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid. Ndërkohë 8 qytetarë kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe një 33-vjeçare
23 Shtator 2021, 18:11 -
E pazakontë/E dinin të vdekur prej 7- vitesh, ‘Pa Gjurmë’ gjen gjallë Ifete Sherifin! Shokohet i vëllai kur i dëgjon zërin, e motra nuk e njohu
E pazakontë, por e vërtetë historia që u prezantua këtë të enjte në programin investigativ ‘Pa Gjurmë’. Familja e dinte të vdekur, shokohen kur shikojnë motrën e tyre gjallë në Report Tv. Ifete Sherifi u gjet pa ndjenja në një rrugicë të Tiranës, në mars të vitit 2014, ku me pas përfundoi në Shtëpinë e të Moshuarve Poliçan. Plagët në kokë i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara prej 7 vitesh ishte një zonjë e paidentifikuar. ‘Pa Gjurmë’ i gjen familjen.
23 Shtator 2021, 17:18 -
-
Zvicër/ Referendum për martesat mes së njëjtës gjini
Votuesit zvicerianë do të vendosin të dielën nëse çiftet e së njëjtës gjini do të lejohen të martohen dhe adoptojnë fëmijë, pas një fushate të ngarkuar emocionalisht në një nga vendet e fundit të Evropës Perëndimore që ende ndalon martesat mes homoseksualëve.
22 Shtator 2021, 21:13 -
Dënimi i Adriatik Llallës, Ledio Braho për Report TV: Rast suksesi, si veprohet për ekzekutimin e vendimit me burg dhe kur ndërhyn Interpoli
Juristi Ledio Braho e konsideroi një rast suksesi vendimin për dënimin me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në një intervistë për Report Tv, Braho shpjegoi procedurën ligjore që ndiqet në rastin e ekzekutimit të vendimit, kur ai ndodhet në Shqipëri dhe jashtë saj.
22 Shtator 2021, 19:09 -
-
Viti i ri shkollor, Rakacolli: Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, test PCR çdo javë! Shitja e pasaportave të vaksinimit? 'E rëndë, të denoncohet'
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se nëse zbatohen masat antiCOVID që janë aktualisht situata e pandemisë do të përmirësohet edhe më shumë, kjo pasi edhe vaksinimi ka ecur mirë. Studentët dhe mësuesit që s’pranojnë të vaksinohen, Rakacolli shtoi se duhet të paraqesin test PCR çdo javë
22 Shtator 2021, 17:10 -
Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm
Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.
22 Shtator 2021, 14:07 -
Rritje domethënëse në rastet e terrorizmit të brendshëm në Shtetet e Bashkuara
Agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare dhe të zbatimit të ligjit po luftojnë me atë që ata e përshkruajnë si një "rritje domethënëse" të kërcënimit nga terroristët vendas, shumë prej të cilëve po veprojnë të vetëm dhe të motivuar nga armiqësia racore ose ideologjia anti-qeveri.
22 Shtator 2021, 08:50 -
OBSH: Varianti Delta i COVID, dominues në mbarë globin! Ka zëvendësuar të gjithë variantet e tjera
Varianti delta i koronavirusit ia ka kaluar të gjitha varianteve të tjera të COVID-it, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Delta është aq i transmetueshëm sa ka zëvendësuar variantet e tjera që qarkullojnë në të gjithë botën.
22 Shtator 2021, 08:05 -
Roli i Gjermanisë në arenën ndërkombëtare pas largimit të Kancelares Merkel
Gjermania do të votojë me 26 shtator për të zgjedhur një udhëheqës të ri pas 16 vitesh drejtimi të vendit nga Kancelarja Angela Merkel. Pasardhësi i saj do të përballet me një sërë sfidash të menjëhershme gjeopolitike, që nga forcimi i Kinës e deri tek balancimi i marrëdhënieve transatlantike.
21 Shtator 2021, 21:33 -
Restorantet në Nju Jork nuk i shërbejnë të pavaksinuarve, presidenti i Brazilit ha picë në trotuar
Krerët e pavaksinuar të shteteve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë javë mund t'u duhet të ushqehen me një pica në trotuar, në vend që të hanë ushqimet e shkëlqyera të restoranteve të Nju Jorkut. Kështu është ushqyer Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro natën e tij të parë në Nju Jork.
21 Shtator 2021, 08:06 -
COVID-19 ka vrarë po aq amerikanë sa edhe gripi spanjoll
Numri i personave që kanë vdekur nga Covid-19 në Shtetet e Bashkuara tashmë është i barabartë me numrin e amerikanëve që humbën jetën nga pandemia e gripit spanjoll të viteve 1918-1919, pra rreth 675,000. Ashtu si fatkeqësia mbarëbotërore e një shekulli më parë, edhe koronavirusi nuk mund të zhduket kurrë plotësisht.
20 Shtator 2021, 22:36 -
Përurohet qendra kulturore shqiptare në New York
Të dielën në lagjen Bronks të New York-ut u përurua qendra kulturore dhe e mirëqenies për komunitetin shqiptaro-amerikan. Qendra Illyria shtrihet në një hapësirë prej mbi 10 mijë metrash katrorë, ku do të ofrohen klasë për mësimin e gjuhës shqipe dhe shumë mjedise për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive. Investimi kap vlerën e mbi 8.7 milionë dollarëve.
20 Shtator 2021, 21:10 -
Burri vrau gruan e më pas veten në Divjakë, zemërthyer i biri Leonardi tregon si e largoi i ati para krimit: Kur vajta në shtëpi, dera ishte mbyllur! Nga dritarja pashë mamanë të larë në gjak
Dy krisma që u dëgjuan të shtunën e kaluar rreth orës 17:00 tronditën fshatin Babunjë të Divjakës dhe mbarë opinionin publik. Krim i dyfishtë në familje, një ngjarje e përsëritur kjo në vendin tonë, në vetëm pak ditë.
20 Shtator 2021, 18:31