-
Presidenti Biden telefonatë me Von der Leyen, shpreh "mbështetje të fortë" për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor
5 Tetor 2021, 07:30 -
Kriza energjitike kineze rrezikon rimëkëmbjen ekonomike globale
Çmimet e larta të gazit natyror dhe energjisë elektrike në Evropë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, por një krizë energjetike e lidhur me pandeminë po godet edhe Kinën, ku rezervat e qymyrit janë në nivele shumë të ulta.
4 Tetor 2021, 22:16 -
Biden përpjekje për miratimin e dy projektligjeve me vlerë 4.7 trilionë dollarë
Presidenti amerikan Joe Biden këtë javë do të bëjë një përpjekje tjetër për të siguruar miratimin e dy prej nismave të tij më të rëndësishme ekonomike, që kanë ndeshur në kundërshtime edhe nga demokratët e partisë së tij.
4 Tetor 2021, 20:10 -
5 viktima dhe 207 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Infektimet me COVID-19 kanë shënuar një ulje në vendin tonë , ku në 24 orët e fundit janë shënuar 207 raste të reja dhe 5 humbje jete. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 185 pacientë, nga të cilët 38 janë në gjendje më të rënduar.
4 Tetor 2021, 19:03 -
Trondit në ‘Pa Gjurmë’ 35-vjeçarja gramshiote: Fëmijët m’i hiqte nga gjoksi me dhunë, për mua mbante një plumb të fundit
Një letër e dërguar në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, puntatën e 21 shtatorit nga Fatbardha Latifi në "Rubrikën e Letrave" na preku të gjithëve. Kjo histori na çoi në një fshat të thellë afro 1 orë gjysëm larg qytetit të Gramshit, në Duzhë, ku ndër rreshtat e kësaj letre 35-vjeçarja ishte munduar të rrëfente historinë e jetës. Atë të dhunës nga ish-bashkëshorti, ndërsa kërkon ndihmë.
4 Tetor 2021, 17:40 -
Ambasadori shqiptar në Londër përgënjeshtron lajmin e 'The Sun': Totalisht i pavërtetë, nuk ka negociata për emigrantët e paligjshëm
Kryediplomati shqiptar në Londër ka theksuar edhe njëherë pozicionin e Shqipërisë në lidhje me lajmin për ngritjen e një qendre të pritjes së emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë në Britaninë e Madhe. Në një intervistë për "The Guardian", ambasadori Qirjako Qirko tha se lajmi që qarkulloi është i pavërtetë.
4 Tetor 2021, 16:12 -
EMRAT/ Zbulohet kompania e parë me pronar shqiptar, e lidhur me 'Pandora Papers'! Kontraktori i OST-së transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’ të konsulencës
'Pandora Papers' fillon të bëjë 'kurbanët' e parë që lidhen me Shqipërinë. Pasi dje u raportua për një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, sot është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për një kompani ‘offshore’ të konsulencës
4 Tetor 2021, 12:01 -
-
Rrëzimi i avionit në Itali, zbardhet komunikimi i fundit i Kullës së Vrojtimit me pilotin: Pse devijove? Përgjigja e çuditshme që mori...2 pistat kryesore të hetimit
3 minuta pasi u nis, avioni ka devijuar rrugën në mënyrë krejt të papritur pa njoftuar kontrollorët që menaxhojnë trafikun ajror në veri-perëndim të Italisë. Më pak se 1 minutë nga ai komunikim, që nuk thoshte asgjë, avioni u zhduk nga radarët dhe më pas humbet mes lartësisë. Në atë momente, ai u rrëzua dhe u përfshi nga flakët, ku për pasojë u regjistruan 8 viktima.
4 Tetor 2021, 09:05 -
Varfëri ekstreme në Brazil! Imazhet që po shokojnë botën të njerëzve që kërkojnë ushqim në mishin që u jepej kafshëve
"Brazil 2021: dhimbja e urisë", ishte titulli që hapi një prej gazetave më prestigjioze në vend. Brazili po vuan një varfëri ekstreme dhe gjendja është më alarmante sa çdokush prej nesh mund ta mendojë. Rreth 19 milionë njerëz vuajnë nga kequshqyerja pas shpërthimit të një "pandemie" që ka marrë jetën e më shumë se gjysmë milioni njerëzve.
3 Tetor 2021, 22:13 -
Bilanc më i rëndë se lufta/ SHBA: Arrin në 700 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19
Numri i vdekjeve në SHBA nga COVID-19 ka arritur në 700,000, një shifër e zymtë ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve dhe vdekjeve të shkaktuara nga varianti Delta dhe refuzimi i miliona amerikanëve për t'u vaksinuar. 100,000 vdekjet e fundit u regjistruan vetëm në 3 muaj e gjysëm dhe ndodhën në një kohë kur vaksinat ishin në dispozicion për cilindo mbi moshën 12 vjeç që i dëshironte ato.
2 Tetor 2021, 22:23 -
Greqia refuzon propozimin e BE-së për monitorimin e kufijve
Greqia ka refuzuar një kërkesë nga Bashkimi Evropian për të krijuar një proces të pavarur për të monitoruar kontrollet kufitare dhe emigracionin e paligjshëm. Refuzimi grek thuhet se ka zemëruar Brukselin, i cili ka qenë jashtëzakonisht kritik ndaj Athinës për praktikën e saj të dyshuar si ilegale në refuzimin e emigrantëve.
2 Tetor 2021, 21:29 -
Pas rindërtimit të dy shtëpive, Xhesika Berberi ndërton fusha sportive në Kombinat, Veliaj: Faleminderit që mendon gjithmonë për Tiranën
Xhesika Berberi nuk është vetëm një nga modelet më të suksesshme shqiptare, por tregon se ka edhe një zemër të madhe. Pas kontributit për ndërtimin e dy shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, Xhesika Berberi i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e fushave sportive për fëmijët dhe të rinjtë e Kombinatit.
2 Tetor 2021, 16:03 -
U gjet pa shenja jete, e vetmuar, pas disa ditësh në shtëpi! Peshëngritësi Piro Dhima i jep lamtumirën e fundit nënës
Peshëngritësi, kampion bote dhe disa herë kampion olimpik, Piro Dhima ka mbërritur nga SHBA-ja ku dhe jetonte prej vitesh dhe mes lotëve, i ka dhënë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila vdiq e vetmuar në banesën e saj në Himarë. Në këtë ceremoni kanë qenë të pranishëm një numër i vogël të të afërmish, në respekt të masave anti-COVID, ku shihen edhe teksa mbajnë maskën.
2 Tetor 2021, 14:36 -
Ilaçi anti-Covid funksionon: Përgjysmoi shtrimet në spital dhe vdekjet!
Kompania farmaceutike Merck & Co njoftoi se ilaçi i saj eksperimental kundër COVID-19 përgjysmon shtrimet në spital si dhe vdekjet te njerëzit e infektuar kohët e fundit me koronavirus dhe se së shpejti do të kërkojë nga zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën që të autorizojnë përdorimin e tij
2 Tetor 2021, 14:04 -
Nju Jork, fillon pushimi nga puna i punonjësve shëndetësorë të pavaksinuar
Mijëra punonjës të kujdesit shëndetësor në Nju Jork morën të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 para hyrjes në fuqi të vaksinimit të detyruar në të gjithë shtetin. Punonjësit e spitaleve dhe shtëpive për të moshuarit në Nju Jork kishin afat deri të hënën për të marrë dozën e parë të vaksinës ose do të përballeshin me pushime nga puna
1 Tetor 2021, 21:54 -
'Fenomeni Aldi Rama', familja shqiptare 'ka dalë nga binarët'! Debati në Report Tv, sociologu: Krimi 'rinor' alarmant! Avokati: Pas divorcit, disa prindër braktisin fëmijët
Familja tradicionale shqiptare duket se ka humbur rolin e fortë që kishte dikur, e pasojat e kësaj po ndihen më shumë se kurrë tek të rinjtë e ditëve të sotme. Gjatë diskutimit në "Sot Live në Shqipëri", sociologu i njohur, Gëzim Tushe thotë se mungesa e edukimit në familje, po prodhon të rinj që nuk hezitojnë t'i bashkohen botës së krimit.
1 Tetor 2021, 13:32 -
-
Studimi britanik/ Vaksinat e gripit dhe COVID-19 mund të merren njëkohësisht
Një studim britanik rezultatet e të cilit u bënë publike të enjten, arrin në përfundimin se është e sigurt që të merren njëkohësisht vaksina kundër COVID-19 dhe gripit dhe se një gjë e tillë nuk ndikon negativisht në reagimin e imunitetit ndaj asnjërës prej tyre.
1 Tetor 2021, 07:31 -
Mbyllet censusi në Maqedoninë e Veriut
Të enjten përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Enti i Statistikave pret që numri i banorëve rezidentë të arrijë në 1 milion e 850 mijë. Ndërkohë, si banorë jorezidentë në diasporë janë regjistruar pak mbi 200 mijë shtetas të këtij vendi.
30 Shtator 2021, 22:51 -