-
Zhduket gjatë pandemisë nga një spital në Gjermani/ ‘Pa Gjurmë’ gjen Kristina Dautin në një kamp në Hamburg
Humbi kontaktet me familjen në Shqipëri më 4 nëntor të vitit 2020 gjendet në Hamburg Kristina Dauti. 64-vjeçarja me origjinë nga Korça, prej një viti ndodhej në shtetin gjerman e vetme, ku kishte shkuar për t’iu nënshtruar një operacioni. E transformuar, por fatmirësisht në gjendje të stabilizuar shëndetësore Krisitina flet pas 7 muajve nga humbja me kunatën e saj Vasilika Dauti e ftuar në ’Pa Gjurmë’.
26 Maj 2021, 17:53 -
-
Ekzekutohet me dy plumba ish-polici, dëshmitarët okularë dëshmuan ngjarjen. Familja: Shkurt Bocin e vrau vetë policia
Me 9 shtator te vitit 1999 një ngjarje e rëndë tronditi zonën e Fanit në Mirditë, kur 30-vjeçari Shkurt Boçi u ekzekutua dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje rikthehet në qendër të vëmendjes, në studion e emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV pas pretendimeve, që kanë familjarët, se i riu u vra nga policia gjatë një kontrolli në qendër të fshatit.
24 Maj 2021, 17:36 -
'Non grata', dosjet mbi aferat e klanit Berisha! Miliona euro në studion e familjes nga Lazareviç, të lidhur me trafiqe e parajsa fiskale e tendera dhe vendimet e firmosura nga Saliu për klientët e Argitës
Pas 30 vitesh jetë politike aktive, Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi Sali Berishën si person "non grata", duke akuzuar se ka përdorur institucionet publike për të pasuruar vetveten, aleatët e tij politikë dhe familjen e tij në vitet kur ishte kryeministër i vendit nga 2005 deri në 2013. Bashkë me të janë futur në listën e zezë edhe bashkëshortja Lirie, djali Shkëlzen dhe e bija Argita Berisha Malltezi.
23 Maj 2021, 21:53 -
-
-
23 raste të reja nga COVID, ndërrojnë jetë 2 qytetarë! Kryhen 700 mijë vaksinime në total në vend
Dy qytetarë të moshave 65 dhe 84 vjeç nuk kanë mundur ti mbijetojnë COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 3093 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 23 qytetarë. Kurse numri i të shtruarve në spitale është 68 pacientë nga të cilët 9 janë në terapi intensive.
20 Maj 2021, 17:08 -
-
8 viktima për 4 ditë nga aksidentet/ Makina çan bordurën në Milot-Mamurras e bie në ujë, humbin jetën 2 kushërinjtë dhe shoku i tyre, po ktheheshin nga një mort (VIDEO)
Nga morti në mort! Ky ka qenë fati i 3 viktimave të aksidentit të rëndë që ka ndodhur afër Laçit rreth orës 2 të natës. Saber Dunga 45 vjeç, Urim Pepa 39 vjeç dhe Nikoll Gjoni, 2 kushërinj dhe njëri shoku i tyre, po ktheheshin nga një ceremoni mortore kur makina me të cilën po udhëtonin ka humbur kontrollin duke çarë bordurën dhe më pas ka rënë në një kanal me ujë në aksin Milot-Mamurras të autostradës Fushë Milot- Thumanë.
19 Maj 2021, 07:17 -
Shifrat e frikshme! Në 7 ditë humbin jetën 4 qytetarë nga aksidentet! Policia gjobit mbi 11 mijë drejtues mjetesh
Shifrat e vdekjeve nga aksidentet janë të frikshme përsa i përket javës së kaluar, nga e hëna e 10 majit deri të dielën e datës 16 maj. Burime nga policia rrugore konfirmojnë për Report Tv se në shtatë ditë janë katër të vdekur si pasojë e përplasjeve nga aksidentet në të gjithë vendin. Në mesin e tyre është edhe përplasja fatale e Fatmir Avdillarit, i njohur si Xubi, në bulevardin “Migjeni” në Yzberisht
17 Maj 2021, 15:29 -
-
-
Si opozita humbi 5 mandate dhe 'fitorja' e Lulit
Zgjedhjet e vitit 2021 tashmë kanë prodhuar një rezultat electoral, i cili i ka dhënë 74 mandate Edi Ramës, 59 mandate Partisë Demokratike dhe koalicionit të Lulzim Bashës, 4 mandate LSI të çiftit Meta-Kryemadhit dhe tre mandate Tom Doshit.
13 Maj 2021, 13:33 -
-
-
-
-
Përballje live/ 45 vjeçari: E kapa duke më tradhëtuar, por vazhdoj ta dua akoma. Ish-gruaja: Kam krijuar familje, nuk mbaj dot dy burra!
Edhe pse e tradhëtoi disa herë radhazi, një 45-vjecar nga Dibra, Nebi Kukiçi i bën thirrje publike ish-bashkëshortes, në emisionin 'Pa Gjurmë', në Report TV, duke i kërkuar që ajo të kthehet për hir të fëmijëve.
10 Maj 2021, 17:43 -
-
Me flamurin shqiptar në dorë, Anxhela Peristeri niset drejt Holandës për në ‘Eurovision’
Me valixhe, flamurin shqiptar në dorë dhe bluzën “Karma”, këngëtarja Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë vendin tonë në “Eurovision” niset drejt Holandës, ku do të zhvillohet festivali muzikor.
9 Maj 2021, 17:36 -