-
-
-
-
Kokaina, Basha: U kap hamalli,
Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Xhafaj si të implikuar në sasinë prej 613 kg kokainë që u bllokua në Durrës pak ditë më parë. Basha u shpreh se u kap vetëm hamalli dhe jo bosi i kokainës, ndërsa meritë për operacionin sipas tij kanë ndërkombëtarët dhe jo pala shqiptare. VIDEO
jo bosi, Rama-Xhafaj të implikuar
5 Mars 2018, 13:09 -
Plotësimi i Kushtetueses,
Presidenca ka dorëzuar listën e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka mbetur me 5 nga 9 që duhet të ketë. KED ka në dorë procesin për 4 vendet vakante, por kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja thotë se ky institucion nuk mund të mblidhet pa kaluar filtrin e Vettingut. VIDEO
PS kundër mbledhjes së KED
5 Mars 2018, 12:18 -
-
Durrës, gjykata rrëzon kërkesën
Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën për ekstradimin e Alket Hatisë në Itali. Sipas gjykatës së Durrësit, Hatia e ka kryer dënimin 16 vite në Shqipëri për të njëjtat vepra penale. Vendimi është marrë nga gjyqtari Paulin Çera, ndërsa Hatia, që deri tani ka qenë në kërkim, lirohet nga të gjitha akuzat. VIDEO
për ekstradimin e Alket Hatisë
5 Mars 2018, 10:28 -
Grabitën dhe vranë, autorët:
Gjykata ka lënë në burg tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor dhe vrasjes së Agur Vrenozit ditën e premte në mesditë. Autorët janë Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali. Autori i vrasjes së Vrenozit është Lulëzim Demiraj, ndërsa dy personat e tjerë janë bashkëpunëtorë në krim, ndërsa akuzohen edhe për grabitjen. Vrasësi dhe dy personat e tjerë kanë shfaqur shenja pendese para gjykatës. Ata kanë kërkuar falje publike, ndërsa Demiraj ka deklaruar se nuk kanë pasur qëllim që të vrisnin Vrenozin VIDEO FOTO
Jemi penduar, kërkojmë falje
Gjykata në Fier lë në burg tre autorët e grabitjes
5 Mars 2018, 09:30 -
Ekskluzive/Lupenët e F.Krujës si
Burime për Report TV kanë zbardhur më qartë dinamikën e tentativës së grabitjes që u bë dje rreth orës 02 të mëngjesit në qytetin e Fushë-Krujës. Fillimisht u mendua se grabitësit ishin larguar pasi kishin dëgjuar afrimin e policisë. VIDEO
hijena në dyqan, i spraps xhami
4 Mars 2018, 22:48 -
Familja në Krujë në kushte të
Në fshatin Mafsheq të malësisë së Krujës, një familje me 9 anëtarë jeton në kushte të mjerueshme. Familja Ferra përbëhet nga kryefamiljari Bashkimi me bashkëshorten, prindërit e tij në moshë të vjetër, 4 fëmijët e vegjël dhe një motër invalide. Të ardhurat totale të kësaj familje janë 330 mijë lekë të vjetra në muaj me të cilat duhet të përballojnë jetesën, ilaçet e nevojat jetësore. VIDEO
mjerueshme: Do të na zërë shtëpia brenda
4 Mars 2018, 21:43 -
Berat, 51-vjeçari zhduket prej 6 ditësh
51-vjeçari Kasëm Brisku banues në fshatin Fier-Mimar të ish-komunës Kozare është zhdukur nga banesa prej 6-ditësh dhe askush nuk di asgjë për fatin e kryefamiljarit. Ka qenë mëngjesi i së martës së dt.27 Shkurt,hera e fundit që është parë nga familjarët e tij,që kur janë zgjuar në mëngjes nuk e kanë gjetur në shtëpi dhe nuk e kanë parë më që prej asaj dite. VIDEO
gruaja:E nxorën nga shtëpia pa gdhirë
4 Mars 2018, 19:45 -
Barazim dramatik në Durrës, portieri
Partizani nuk arrin të bëjë dy fitore radhazi dhe të ngjitet në vendin e katërt në renditjen e Kategorisë Superiore. Pas suksesit 6-0 ndaj Lushnjës, sot Partizani po udhëhiqte me një gol në Durrës ndaj Teutës deri në sekondat e fundit. Një transfertë e vështirë për të besuarit e Starovës, që nuk e kanë zgjidhur me sukses në sekondat e fundit.
Moçka ndëshkon Partizanin/VIDEO
4 Mars 2018, 19:08 -
Deputetët e rinj,zbardhet pasuria
Deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë rezultojnë pasanikë, biznesmenë të mëdhenj, pronarë asetesh, aksionesh, pasurish të patundshme dhe me koleksione arti. Open Data Albania ka publikuar deklarimet e deputetëve që kanë hyrë në Parlament për herë të parë.
e Dumës, Salianjit dhe Gjebreas
4 Mars 2018, 18:07 -
VD-ekskluzive/ Ja si grabiten në
1 minutë e 10 sekonda. Kaq i është dashur 4 grabitësve për të nxjerrë 3 kasafortat e filialit të postës në Rrëshen. Grabitja spektakolare si në filma ndodhur më 14 shkurt, është fiksuar nga kamerat e sigurisë. Report TV ekskluzivisht sjell videon e kësaj grabitje ekzekutuar me përpikmëri. Autorët ende të lirë. Policia gjen vetëm kasafortat e boshatisura. VIDEO
1' e 10'' kasafortat në Rrëshen
4 Mars 2018, 17:16 -
''Ja si i shpëtuam hebrenjtë''
Kryeministri i Shqipërisë Edi Raama, mbajti fjalën e tij sot në Konferencën Vjetore të Komitetit Izraelito-Amerikan të Çështjeve Publike në Washington DC. Me këtë rast Rama përmendi historinë e shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, si dhe miqësinë e konsoliduar mes dy shtetve. VIDEO
Rama prek 18.000 izraelitë
4 Mars 2018, 16:14 -
VD/“Berlusconi ke skaduar”,
"Berlusconi ke skaduar", ka ulëritur një vajzë e lëvizjes protestuese Femen me gjoksin e zbuluar duke hyrë në qendrën e votimit ku Silvio Berlusconi shkoi për të votuar në Milano. Kundërshtuesja, u largua më pas nga forcat e rendit.
protesta topless e aktivistes
4 Mars 2018, 15:27 -
U shpëtua me helikopter, Manastirliu
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe deputeti Taulant Balla vizituan sot Deanin, fëmijën 18 muajsh që u shpëtua dje nga ekipi i mjekëve dhe Njësia e Helikopterëve në fshatin Qarrishtë të Librazhdit. VIDEO
dhe Balla vizitojnë fëmijën në spital
4 Mars 2018, 14:02 -
Zgjedhjet në Itali, Sondazhi:
Një sondazh i Institutit Piepoli cili është realizuar gjatë dy javëve të fundit në Itali, ka parashikuar se koalicioni i qendrës së djathtë, i cili udhëhiqet nga Silvio Berlusconi, do të jetë forca e parë në vend, ndërkohë që në vend të në senat do të jetë Koalicioni i qendrës së majtë dhe në të tretë lëvizja “5 Yjet”. VIDEO
Koalicioni i qendrës së djathtë i pari
PDF/Sondazhi i Institutit Piepoli
4 Mars 2018, 13:28 -
-
Tre grabitje në Korçë, autorët
Tre grabitje në Korçë. Autorët, që dyshohen se kanë qenë të njëjtët kanë vepruar me shpejtësi në tria fabrikat, por vetëm në njërën prej tyre kanë arritur që të marrin kasafortën me para, e cila kishte brenda 7 milionë lekë. Pronari i firmës së mjaltit ‘Morava’ deklaroi se autorët thyen gjithçka dhe morën kamerat e sigurisë për të mos u identifikuar, por pasi nuk gjetën para u drejtuan për në banesën e tij, por ky i fundit doli me armë. Ndërkohë që janë gjetur gjurmë gishtash nga policia. VIDEO
morën kasafortën me 7 mln lekë
4 Mars 2018, 10:58 -
93 vjet pas vrasjes, Luigj
Me shpalljen e pavarësisë dhe formimin e shtetit të ri shqiptar, Shqipërisë nuk do t’i mungonin njerëzit e mëdhenj, ata që do përkushtoheshin në veprën e shenjtë kombëtare dhe që e meritojnë katërçipërisht epitetin e lartë “burrë-shteti”.
Gurakuqi burrë-shteti i vërtetë
4 Mars 2018, 08:44