-
Dyshohet se luftuan në Irak e Siri
Policia e Kosovës ka arrestuar 40 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë në luftimet në Siri dhe Irak pas një operacioni në gjithë vendin. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, thuhet se personat e arrestuar kanë luftuar “përkrahë organizatave të shpallura terroriste (ISIS dhe Al Nusra)”. Kryeprokurorja Morina: Edhe imamët nën hetime për nxitje të terrorizmit VIDEO PDF - Vendimet me arsyetimin e Gjykatës që ka dhënë për këtë masë
arrestohen 40 persona në Kosovë
11 Gusht 2014, 09:24 -
Babai i xhihadistit: S'do derdhja
Babai i xhihadistit 19-vjeçar nga Gjilani i Kosovës, i cili gjeti vdekjen dy ditë më parë gjatë një beteje në Irak, thotë se nuk do të kishte derdhur asnjë pikë loti për të birin nëse do të kishte dhënë jetën në luftë për territoret shqiptare. Vritet 19-vjeçari shqiptar në Irak Fjalët e tij para betejës së funditFOTOLAJM/Lavdrim Muhaxheri shfaqet duke krijuar bomba në SiriVIDEOLAJM/ Një tjetër xhihadist shqiptar: Presim koka për SheriatPas Irakut kush e ka radhën? FT: ISIS kërcënim për Shqipërinë
pikë loti nëse vritej për Kosovën
11 Gusht 2014, 08:01 -
Fotolajm/ Fluks turistësh, bllokohet
Sezoni turistik veror është në kulmin e tij dhe turistë shqiptarë e të huaj kanë ‘pushtuar’ bregdetin shqiptar, veçanërisht atë të jugut. Megjithatë pasoja e tij, janë vënë re pasditen e sotme në Vlorë, ku aksi Levan-Vlorë, ka qëndruar për më shumë se 1 orë i bllokuar për shkak të trafikut të rënduar.
mbi 1 orë aksi Levan-Vlorë
10 Gusht 2014, 23:01 -
Fotolajm/ Superhëna shfaqet dhe
Fenomeni i ‘Superhënës’ ndriçoi mbrëmjen e sotme jo vetëm qiellin shqiptar, por të gjithë globin. Qytetarë nga e gjithë bota dhe në qytetet më të mëdha, kanë shijuar pamjen e mrekullueshme të një Hëne 14% më të madhe dhe 30% më të shndritshme.FOTO
mahnit nga Athina në Hong Kong
10 Gusht 2014, 22:32 -
Erdogan bëhet Presidenti i ri i
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ka fituar zgjedhjet e para të drejtpërdrejta presidenciale me votim nga populli, duke u shpallur kështu për herë të parë President i Turiqsë. Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Erdogan ka arritur të marrë rreth 52% të votave, ose mbi 20 milionë vota.VIDEO
Turqisë, merr mbi 20 milionë vota
10 Gusht 2014, 21:03 -
Tragjedia e Elbasanit, flet gjyshi i
4 vjeçari nga fshati Godolesh i Elbasanit, i cili mëngjesin e sotëm u masakrua me thikë nga nëna e tij, 26 vjeçarja, Nexhmije Dushku, vetëm pas 6 ditësh do të festonte ditëlindjen e tij të pestë. Këtë fakt e konfirmojnë të afërmit e viktimës që shtojnë se kishin nisur përgatitjet për t’i bërë atij një festë të madhe. Murati: Fëmija për 1 javë do festonte 5 vjetorinVIDEO FOTO
viktimës: Tentoi të më vrasë dhe djalin
10 Gusht 2014, 17:48 -
-
Vritet 19 vjeçari shqiptar, xhihadist
Patriot Matoshi, 19 vjeç, shqiptari nga Kosova pjesë e organizatës terroriste ISIS, i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e djeshme në Irak, ishte krahu i djathtë i shqiptarit tjetër terrorist, Lavdrim Muhaxheri.FOTOPas Irakut kush e ka radhën? FT: ISIS kërcënim për Shqipërinë
i ISIS, krahu i djathtë i Muhaxherit
10 Gusht 2014, 16:57 -
-
Fotolajm/ Berisha pushime në vilën
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vendosur më në fund që edhe ai të nisë pushimet, teksa ka vendosur ta kalojë fundjavën në Gjirin e Lalzit me familjen e tij. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale, bashkë me bashkëshorten e tij, Liri Berishën, dhe nipin e tij të vogël.Balla: Argita po shton një kat në Lalz Dashoja po i çon kondicionerët e rinj
në Lalz, që muaj më parë e mohonte
10 Gusht 2014, 16:06 -
-
Rama në "Telajot e Vlorës", kthim
Edhe pse me pushime, Rama ka zgjedhur të marrë pjesë në ekspoziten "Vlora ne telajo" të organizuar në qytetin bregdetar, nda deputeti tjeter socialit, Fatmir Toci. Si një artist që nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij, Rama shpreh bindjen se aktivitete të tilla kulturore, duhet të jenë prezente në gjithë qytetet bregdetare në sezonet e ardhshme verore.VIDEO
të kulturës në zonat bregdetare
10 Gusht 2014, 14:57 -
-
-
-
Tiranë-Durrës, drejt plazhit në trafik
Trafiku i rënduar dhe bllokimi në mes të rrugës për në më shumë se një orë për kryeqytetasit është kthyer në një ritual teksa zgjedhin që në fundjavë t’i drejtohen plazheve. Kamera e A1report sjell pamjet e autostradës Tiranë-Durrës ku dalja për në plazhin e Gjirit të Lalëzit bllokon trafikun, e paçka menaxhimit nga policia si një “njollë e zezë” në akset e rënduara masat e marra duket se janë të pamjaftueshme. Këtë herë trafiku ka penguar jo vetëm plazhistët por dhe dasmorët.VIDEO
të rënduar, nuses i vonohet dasma
10 Gusht 2014, 13:49 -
-
Pollo: Duhet transparencë për
Përmes deputetit Genc Pollo, Partia Demokratike ka reaguar për masat e marra ndaj disa universiteteve private dhe për mbylljen e disa filialeve. Pollo ka pranuar se në Arsimin e Lartë ka probleme, por sipas tij Kontrolli i Ministrisë së Arsimit në universitetet e vendit duket se është bërë me nxitim.VIDEO
Universitetet, skema korruptive
10 Gusht 2014, 13:23 -
-
Peleshi: Vora, rast i keqmenaxhimit
Problemet me furnizimin e ujit të pijshëm në Bashkinë Vorë, sipas zëvendskryeministrit Niko Peleshi është ndër rastet tipike të keqmenaxhimit të investimeve, që ndarja e re territoriale me bashkim ë të mëdha, pritet t’i japë zgjidhjeVIDEO
të fondeve, fund me bashkitë e reja
10 Gusht 2014, 12:34 -