-
-
Myslim Murrizi çon në SPAK Edmond Panaritin e Vojo Bregun për 2 tendera në Divjakë! Ish ministri shmang akuzën për lopët, flet për vaditjen: S'ka asnjë tender të tillë, padi qesharake
Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi ka depozituar sot në SPAK një kallëzim penal për abuzimin me dy tendera në Divjakë. Murrizi hedh akuza për abuzim me paratë publike lidhur me dy tendera, atë 6 milionë euro per projektin e sistemit te ujitjes në Divjakë për ujitjen e 2800 hektareve tokë dhe për tenderin 4.5 milionë euro për blerjen e 1912 lopëve nga Danimarka.
10 Gusht 2021, 11:04 -
Surprizojnë trafikantët, kokaina nga bananet 'kalon' te peshku! Kapen 7 kg në një kontejner në portin e Durrësit! I ishte vënë GPS, vinte nga Ekuadori, arrestohet pronari i firmës! Sinjalizimi nga DEA
Kapen 7 kg kokainë në Portin e Durrësit. I vetmi ndryshimi në dërgesën e fundit të kapur ishte se nga fshehja e saj në kontejnerët me banane ka 'kaluar' në kontejnerët me peshk dhe nënproduktet e tij. Ngarkesa vinte në vendin tonë për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë, ndërsa në pranga u vu pronari i saj, Denis Doda, 35 vjeç.
6 Gusht 2021, 14:52 -
Buxheti 2021/A mjaftojnë 22.2 mln euro për shuarjen e zjarreve? Vetëm për përballjen me flakët bashkitë marrin 10 mln euro, 8.1 mln për ‘Mbrojtjen' dhe 4.1 mln për emergjencat civile
22.2 milionë euro është buxheti i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit vetëm për emergjencat civile në vend, për të përballuar përmbytjet, zjarret apo dhe tërmetet. Nga ky fond 10 milionë euro janë posaçërisht për zjarret, që mesa duket janë të pamjaftueshme për të shuar zjarret që janë përhapur thuajse në të gjithë vendin.
4 Gusht 2021, 16:37 -
Ulet numri i rasteve të reja me COVID, 25 të infektuar në 24 orët e fundit! Asnjë humbje jete
Pavarësisht konfirmimit të pranisë së variantit Delta, sërish situata me pandeminë në vend duket e qëndrueshme. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbe jete, ndërsa janë regjistruar 25 raste të reja infeksioni.
2 Gusht 2021, 17:36 -
Kokaina në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’, SPAK merr në dorëzim dosjen, debate në seancë! GJKKO lë në burg administratorin e kompanisë, në kërkim pronari
Këtë të shtunë, në GJKKO është zhvilluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj pronarit të kompanisë Alba Exotic Fruit Eduart Dautin dhe administratorit Bajron Gumeni, ky i fundit i arrestuar për sasinë 11 kg e 675 gram të kapura në kontejnerët e kompanisë më 13 korrik. Gumeni u la në burg nga GJKKO ndërsa Dauti është ende në kërkim.
31 Korrik 2021, 11:18 -
-
Të dehur dhe me shpejtësi, arrestohen 10 shoferë, pezullohen 44 patenta! E pësojnë të rinjtë në Tiranë që kthyen fuoristradën në 'kabriolet'
Janë pezulluar 44 leje drejtimi, nga të cilat 30 për shpejtësi mbi normat e lejuara (deri në 156 km/h në rrugën interurbane Elbasan-Tiranë ) dhe 14 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur (deri në 1.16 mg/l)
30 Korrik 2021, 17:16 -
Hidhet shorti i Superligës, në javën e parë spikat Teuta-Partizani, ja kur luhen derbet e kryeqytetit
Merr jetë sezoni 2021-2022 i futbollit shqiptar. Këtë të premte u hodh shorti dhe u zbulua kalendari i plotë për Superligën dhe Kategorinë e parë. Në javën e parë spikatin duelet Teuta-Partizani e Laçi-Vllaznia. Kukësi do luajë në transfertë ndaj Egnatias së sapo ngjitur në Superiore dhe Dinamo e rikthyer në elitë pas vitesh në ligat inferiore do të përballet me Kastriotin.
30 Korrik 2021, 11:26 -
Hera e 3-të brenda 1 muaji, sekuestrohen 7.25 kg kokainë në kontejnerët e ‘Alba Exotic Fruit’ në Portin e Durrësit! 2 vite më parë zëvendësoi 137 kg drogë me oriz
"Alba Exotic Fruit" si duket është kompania që po thyen rekord në transportin e kokainës në vendin tonë. Ditën e sotme në disa kontejnerë për llogari të kompanisë "Alba Exotic Fruit", u gjetën dhe u sekuestruan 7.25 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
29 Korrik 2021, 19:32 -
-
-
-
-
Bilanc tragjik, 105 viktima në 6 muajt e parë të 2021! Rritet me gati 33% numri i aksidenteve, fajtorët më të mëdhenj moshat e reja
105 persona humbën jetën në aksidentet rrugore në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, nga 74 që ishte numri vitin e kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT numri i aksidenteve rrugore në këtë periudhë të parë të vitit është rritur me 32.9%.
21 Korrik 2021, 20:45 -
Temperaturat përvëluese, Dubai stimulon reshje shiu me dron
Në një kohë që një pjesë e madhe e vendeve të Evropës po vuan nga përmbytjet e shumta që kanë përfshirë rajonin dhe Kina po ashtu, në anën tjetër në Dubai jemi dëshmitarë të ekstremit tjetër të motin një mungesë totale të reshjeve dhe temperaturave ekstreme të motit.
21 Korrik 2021, 10:36 -
Përmbytjet në Europën Perëndimore, shkon pothuajse në 200 numri i viktimave! Ambasada Gjermane në Tiranë: Faleminderit shqiptarëve për mbështetjen
Pjesë të Gjermanisë perëndimore vazhdojnë të vuajnë përmbytjet masive që kanë përfshirë rajonin që nga e mërkura e javës së kaluar. Ndërkohë që deri më tani, kanë humbur jetën të paktën 160 persona. Vetëm në Rheinland-Pfalz janë shënuar 112 viktima nga përmbytja.
19 Korrik 2021, 11:40 -
Rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane, lihet në burg administratori i kompanisë 'Alba Ekzotik Fruit'! Prokuroria e Durrësit shpall moskompetencë: T'i kalojë SPAK
Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka lënë në burg Barjon Gumenin, administratorin e kompanisë "Alba Ekzotik Fruit", në kontejnerët e së cilës u kapën 11 kg e 675gram kokainë 3 ditë më parë. Në hetuesi, Gumeni nuk ka pranuar akuzat, duke mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës, ndërsa ka thënë se nuk ka patur dijeni për sasinë e kokainës që u gjet në kontejner. Ndërkohë Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë, me argumentin se trafiku është kryer ng akrimi iorganizuar dhe duhet t'i kalojë SPAK.
16 Korrik 2021, 11:16 -
Kapen rreth 12 kg kokainë në kontejnerin me banane në Portin e Durrësit! Erdhi nga Ekuadori 2 ditë më parë, u mbajt nën vëzhgim! Ndalohen shoferi e menaxheri i firmës, Report Tv zbardh itinerarin
Një sasi kokaine prej rreth 11 kg e 675 gram është kapur në Portin e Durrësit mesditën e sotme, në një kontejner të ngarkuar me banane që vinte nga Ekuadori. Kokaina u gjet pas një kontrolli të Policisë Kufitare, ku nga skaneri rezultoi se droga ishte e fshehur në pjesën e motorit të frigoriferit të kontejnerit. Policia ka shoqëruar shoferin e kamionit që shkoi të tërhiqte kontejnerin si dhe menaxherin e firmës shqiptare që e kishte porositur.
13 Korrik 2021, 12:56 -
Procesi i rindërtimit, ministri Ahmetaj inspekton punimet në Shijak: Në lagjen e re Lugina do të ndërtohen 21 pallate, banesat përfundojnë në fund të vitit
Procesi i rindërtimit të banesave pas tërmetit të 26 nëntorit, vijon në zonat e prekura. Ditën e sotme ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj ishte i pranishëm në zonën e Shijakut ku inspektoi nga afër punimet që po bëhen në kuadër të rindërtimit
11 Korrik 2021, 15:15 -
Klemend Balili 'lirohet' nga Burgu i Peqinit, Gjykata e transferon në një qeli të sigurisë së zakonshme! Është përkeqësuar gjendja shëndetësore! U dënua për trafik droge
Gjykata e Elbasanit ka pranuar kërkesën e Klemend Balilit për ndryshimin e burgut për vuajtjen e dënimit. Me vendim të gjyqtares Pajtime Fetahu, Klemend Balili ka mundur të marrë dakordësinë për të lëvizur nga një burg i sigurisë së lartë siç është ai i Peqinit, të shkoj në një burg të sigurisë së zakonshme.
11 Korrik 2021, 12:09
