-
KE: OK statusit, Fyle: BE mbajti
Bashkimi Europian vendos t'i hapë dritën jeshile Shqipërisë drejt anëtarësimit në familjen europiane, duke vendosur sot pro statusit të vendit kandidat. 28 ministrat e Jashtem te vendeve anetare te BE kane vendosur unanimisht pro statusit per Shqiperine, duke vleresuar reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare. Komisioneri Europian per Zgjerimin, Stefan Fyle foli shqip ne Twitter, kur njoftoi kete vendim pozitiv per Shqiperinë: Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje e përpjekjeve për reforma, nxitje për më shumë. Ndërsa në konferencën e mbajtur në Luksemburg, Fyle tha se "BE mbajti premtimin, vijoni reformat".Stano për A1 Report: Statusi është i merituar, progres i bërë këto muaj"Kjo nuk është drita jeshile për anëtarësim në BE, duhen reforma"
premtimin, vijoni reformat
24 Qershor 2014, 18:15 -
Rama: Shumë 'Gate' në gjyqësor
Pas triumfit të Lazaratit, kryeministri Edi Rama deklaron vendosmërinë e qeverisë për “përballje frontale” me çdo element të kriminalizuar të gjyqësorit. Atij gjyqësori që kreu i mazhorancës e vlerësoi të pakrahasueshëm me trafikantin Gate Mahmutaj, të kapur në Lazarat. “Gatet” e gjyqsorit, tha Rama, me një të rënë të çekiçit lirojnë “Gatet”. "Krimi gjeti nje aletat, opoziten e sotme". "Tahiri meriton ndjesën e heshtur të disa deputetëve" "Me këtë system drejtësie, as me dylbi nuk e shohim anëtarësimin në BE" VIDEO
Pas Lazaratit, radha e drejtësisë
23 Qershor 2014, 13:07 -
Opozita mbështet ofendimet e
Ashtu sic edhe kishte paralajmëruar, opozita ka bojkotuar komisionet parlamentare. Shkak për këtë është bërë pezullimi i Sali Berishës me 10 ditë nga seancat plenare. Vendimin e mori Byroja e Kuvendit pas fjalorit të ulët që përdori ish-kryeministri Berisha nga foltoja e Kuvendit duke ofenduar gruan e ish-ministri Erjon Veliaj.Berisha ofendon gruan e Veliajt Kuvendi e përjashton 10 ditë!!!Basha:Përjashtimi i Berishës nga Kuvendi, i papranueshëmPezullimi i Berishës, Meta: E kam dobësi, do më mungojë këto 10 ditë
Berishës, bojkoton komisionet
23 Qershor 2014, 10:47 -
-
Basha në zgjedhjet e PD në Tropojë
Lulzim Basha ka marë pjesë në zgjedhjet e reja të PD-së së Tropojës dhe Hasit nga ku ka deklaruar se tashmë e djathta po ripërtërin forcat e saj përmes qarkullimit të të zgjedhurve politik. Kryetari i PD Basha ka shprehur dhe njëherë bindjen se vota në duart e votuesve është një parim nga I cili demokratët nuk duhet të lëvizin. VIDEO
e Has: Po forcohemi e riperterihemi
18 Qershor 2014, 19:30 -
Irak,militantët sulmojnë rafinerinë
Militantë islamikë kanë sulmuar me mitralozë dhe mortaja rafinerinë më të madhe të naftës në Irak, në zonën Baiji, në veri të kryeqytetit Bagdad. Lajmin e bënë të ditur burimet irakene të sigurisë dhe punonjësit e rafinerisë.
më të madhe të naftës në vend
18 Qershor 2014, 12:50 -
Lazarati nën 'smogun' e kanabisit
E ndërsa superaksioni i policisë në Lazarat vijon në ditën e saj të katërt, sipas njoftimeve zyrtare, 1000 forca speciale të policisë ditën e sotme kanë ushtruar kontrolle në 7 banesa nga ku janë sekuestruar 1.5 ton kanabis sativa dhe janë asgjësuar 2000 rrënjë bimë narkotike hashash.
kontrolle në banesa e asgjesime
18 Qershor 2014, 09:40 -
Lazarat, 6 arrestime për sulmin
Nisin arrestimet e para në fshatin e Lazaratit për sulmin e armatosur mesditën e së hënës ndaj gazetarit Gerti Xhaja dhe grupit të xhirimit të televizionit A1 REPORT të cilët ranë pre e pritës së një grupi trafikantësh ndërsa raportonin Live dhe filmonin nga fshati i Lazaratit. Stafi i A1Report ra pre e një sulmi me armë e më pas dhune fizike të trafikantëve në fshatin Lazarat, ku të maskuar me kapuç e armë kanë sulmuar makinën me logon e televizionit. Për 15 minuta, 4 pjestarët e grupit të xhirimit janë mbajtur peng, e më pas janë liruar, por makina dhe pajisjet janë djegur. Gazetari Xhaja rrëfeu pas sulmit se shpëtuan falë ndërhyrjes së një banori të fshatit që largoi kriminelët dhe çoi grupin e A1 REPORT me makinën e tij pranë forcave RENEA.Unioni i Gazetarëve dhe INFOCIP: Dënojmë dhunën ndaj A1 ReportDhuna ndaj grupit të A1 Report,reagojnë organizatat e gazetarëve
me armë kundër A1Report
17 Qershor 2014, 09:00 -
-
Kush është Razip Mahmutaj, i “forti”
Dhjetë vjet më parë, në vjeshtë të vitit 2004, Policia e Shtetit arriti të realizonte një operacion në Lazarat, pas sulmit me armë zjarri që iu bë helikopterit të Interforcës italiane në gusht të po këtij viti. Një numër i konsiderueshëm i forcave speciale RENEA kanë hyrë në fshat në mënyrë të rrufeshme për të goditur objektivin, për të cilin ishin përgatitur prej disa javësh. VIDEO
i Lazaratit,qëlloi në 2004 helikopterin
16 Qershor 2014, 09:31 -
Hashim Thaçi, lideri më i votuar
Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë 106 mijë e 978 vota, duke qenë kështu lideri bindshëm më i votuari nga partitë politike në vend. Pas tij vjen Isa Mustafa që ka marrë 83 mijë e 738 vota ndërsa i treti vjen Albin Kurti me 42..467 vota. Ramush Haradinaj ka 35.654 vota.
në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë
14 Qershor 2014, 16:33 -
Çiljeta: "Mediat prishin lidhjen,
Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është shprehur gjatë një interviste se nuk dëshiron ta bëjë publik babai e fëmijës së saj, Tomasin. “Unë kam një jetë të lumtur bashkëshortore dhe lumturinë më të madhe e ndjej sepse, veç asaj që
nuk e bëj publik partnerin"
14 Qershor 2014, 14:16 -
-
AKR kërkon rinumërim të të gjitha
Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit, parti kjo e cila nuk ka arritur ta kaloj pragun zgjedhor në zgjedhjet nacionale të 8 qershorit, thotë se ka vejtur parregullsi të mëdha gjatë numërimit të votave dhe bartjes së rezultateve, duke kërkuar nga KQZ-ja të marrë vendim për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve në tërë territorin e Kosovë.
fletëvotimeve në tërë Kosovën
13 Qershor 2014, 21:12 -
-
Laç, kreu i PD merr pjesë në
Kreu i partisë demokratike Lulzim Basha, merr pjesë në pelegrinazhin e mbajtur te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit. Basha se bashku me deputetet Aldo Bumçi dhe Mhill Fufi, janë ngjitur duke përshkuar në këmbë kodrën ku ndodhet kisha.
pelegrinazh, tek kisha e Shna Ndout
13 Qershor 2014, 02:52 -
Skandal tek policia, efektivët
Skandal në vjedhjen e provave materiale dhe sendeve personale në ambientet e komisariateve në Tiranë. Motorë, automjete, portofolë me para e deri tek armët e zjarrit të sekuestruara si prova materiale, janë zhdukur nga ambientet e komisariateve të kryeqytetit, duke bërë që vetë komisariatet të kthehen në “vatra” krimi. Zhduket motori nga rajoni 6, gjykata ia ktheu të zotit...SHKB e Prokuroria nisin hetimet.
vjedhin provat e sekuestruara
12 Qershor 2014, 10:00 -
-
-
-
