-
Ngritja e Kushtetueses bllokohet sërish, 6 kandidatë nuk plotësojnë kushtet, 3 tërhiqen
Kur dukej se kushtetuesja ishte pranë plotësimit me dy anëtarët e rinj për ta çuar numrin në gjashtë ka ndodhur krejt e kundërta. Nga nënta kandidatë në garë sipas këshillit të emërimeve në drejtësi, tre janë tërhequr dhe 6 nuk plotësojnë kushtet. Me këtë situatë kushtetuesja ka hyrë sërish në ngërç duke bërë që të rrezikohet funksionimi i saj edhe përgjatë muajve të mbetur të 2020.
18 Korrik 2020, 09:11 -
Meta njeh shkarkimin e Muçit, shpall vakancën në 'Kushtetuese'
Presidenti Ilir Meta ka pranuar kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në Kushtetuese, pas shkarkimit të gjyqtarit Besnik Muçi, duke njohur kështu vendimin e vettingut. Në dekret thuhet se do nisë menjëherë aplikimi për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të krijuar nga përfundimi para kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Muçi.
22 Nëntor 2019, 15:39 -
Muçi s'iu bind vettingut! Kushtetuesja e heq nga faqja zyrtare dhe lajmëron Metën për vakancën
Gjykata Kushtetuese ka fshirë nga faqja zyrtare emrin e Besnik Muçit duke mos e njohur më si anëtarë të saj pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi dje nga detyra. Gjithashtu Kushtetuesja i ka dërguar njoftimin Presidentit për vakancën e krijuar me shkarkimin e Muçit.
22 Nëntor 2019, 14:44 -
U shkarkua nga vettingu/ Besnik Muçi kërkesë Kushtetueses: Do rri në detyrë derisa të vendosni ju
Besnik Muçi i shkarkuar nga vettingu nuk pranon që të largohet nga detyra. Ai pretendon se vendimi i vettingut nuk është i mbështetur në referencë ligjore ose kushtetuese dhe për të vendosur mbi këtë cështje u ka dërguar një letër anëtarëve të gjykatës ku deri dje ishte pjesë. Ai thotë se shtrirja e efekteve të vendimit të Kolegjit mbi funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur shkarkimin, është jo vetëm i paargumentuar dhe pa referencë ligjore por është në kundërshtim me Kushtetutën.
22 Nëntor 2019, 11:57 -
Besnik Muçi nuk pyet për shkarkimin nga Vetting-u, paraqitet në Gjykatën Kushtetuese (VIDEO)
Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë, Besnik Muçi duket se nuk e ka marrë parasysh vendimin e KPA dhe sot është paraqitur si anëtar në Gjykatën Kushtetuese. Vendimi i Kolegjit është i formës së prerë, që do të thotë se Besnik Muçi nuk mund të shkelë në Gjykatën Kushtetuese, por ky parashikim ligjor nuk është përfillur nga Muçi.
22 Nëntor 2019, 10:29 -
‘Nuk iki’/ Ja çfarë ndodh dhe rrezikon Besnik Muçi nëse shkel në Gjykatën Kushtetuese pas vendimit të Kolegjit të Apelimit
Efektet e vendimit të Kolegjit për shkarkimin nga detyra, Besnik Muçi ka humbur statusin e magjistratit dhe është kushtet e papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.
21 Nëntor 2019, 15:21 -
Shkarkimi i Besnik Muçit, reagon Braçe: Për vakancën në Kushtetuese, nis çdo gjë nga e para!
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ndër të tjera ka theksuar se deklaratat se anëtari i Gjykatës Kushtetueses nuk mund të dalë para vettingut nuk është gjë tjetër, por vetëm një gënjeshtër e madhe. Sipas tij, me rrëzimin e Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, ky proces tani do të nisë nga e para.
21 Nëntor 2019, 13:32 -
Kushtetuesja në Venecia? Meta: SHBA si shpirt, disa ambasadorë palaço! Muçi presione nga shumica...Referendum
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka rëndur gjuhën kundër ndërkombëtarëve duke deklaruar se disa prej tyre janë palaço. Vendimin e shkarkimit të Besnik Muçit nga Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta nuk e cilësoi si surprizë, pasi denoncoi se ka pasur presion nga shumica.
21 Nëntor 2019, 13:16 -
Nishani: Besnik Muçi ka të drejtë, të mblidhet Kuvendi të shkarkojë njerëzit që zbatojnë Vettingun (VIDEO)
Nishani është shprehur se qëndrimi i Besnik Muçi është i drejtë. Ashtu si Muçi edhe Nishani ka deklaruar se anëtarit të Kushtetueses të emëruar nga Meta nuk mund t'i hiqet statusi që ka marrë pasi ai është betuar tek presidenti. " Arsyetimi i tij është i sakt&e
21 Nëntor 2019, 12:43 -
Besnik Muçi nuk njeh vendimin: Kolegji i Apelimit nuk ka kompetenca të më shkarkojë! Jam anëtarë i Kushtetueses (VIDEO)
Besnik Muçi ka thënë se nuk e njeh shkarkimin e bërë nga Kolegji i Posaçëm i apelimit pasi sipas tij që në momentin kur është betuar tek presidenti mandati i tij si prokuror ka përfunduar dhe tashmë ai ka thënë se do të vijojë punën si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.Mu&
21 Nëntor 2019, 11:31 -
Vettingu shkarkon në apel të zgjedhurin e Metës/ Besnik Muçi: S'e njoh vendimin, nuk iki nga Kushtetuesja (VIDEO)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Muçi, që Presidenti Ilir Meta e dekretoi gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Por Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe se do të rikthehet në zyrën e Gjykatës Kushtetuese për të vijuar detyrën. Presidenca ka reaguar menjëherë duke shkruar se vendimi për Besnik Muçin nuk ishte surprizë, pasi vettingu është i partisë duke akuzuar shumicën.
21 Nëntor 2019, 07:40 -
A po synon të bllokojë 'Kushtetuesen' për të shmangur shkarkimin? Hyseni: Meta të ndajë 'Presidentin' nga qëndrimet personale
Deputeti socialist Alket Hyseni, njëherazi anëtar i Komisionit Hetimor për Metën, Alket Hyseni ka folur në studion e Report Tv lidhur me qëndrimin e këtij të fundit për ndaj emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
12 Nëntor 2019, 14:06 -
Opozita e re bashkon votat me mazhorancën! Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji votohen anëtare të Gjykatës Kushtetuese! (VD)
Opozita parlamentare dhe mazhoranca kanë bashkuar votat për zgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Ato janë votuar në Kuvend me 105 vota pro. Me përzgjedhjen automatike të Arta Vorpsit, shkon në 5 numri i anëtarëve të 'Kushtetueses' .
11 Nëntor 2019, 07:53 -
Anëtari i dytë i 'Kushtetueses', Meta: Kompetencë e Kuvendit, jo e presidentit
Kreu i shtetit, Ilir Meta duke cituar Kushtetutën, bën me dije se kompetencë e tij është emërimi i anëtarit të parë, e ndërsa anëtari i dytë zgjidhet nga Kuvendi dhe i tretë nga Gjykata e Lartë. Në njoftimin zyrtar nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi shkruhet se Meta e ka bërë detyrën e tij duke emëruar prokurorin Besnik Muçi më 15 tetor.
9 Nëntor 2019, 20:37 -
Kontaktet me krimin e pasuria rrezikojnë karrierën e prokurorit të 'Babales' e kryegjyqtarin e Elbasanit
Kontaktet me persona me të shkuar kriminale dhe pasuria rrezikojnë të ngelin në vetting Përparim Kullurin njohur si prokurori i dosjes ‘‘Babalja‘‘ kur ishte tek Krimet e Rënda, si dhe të kryegjyqtarit të Elbasanit Sulejman Kurti, të cilët kanë dalë këtë të hënë para vettingut.
4 Nëntor 2019, 10:22 -
Dalin konkluzionet, prokuroria: RENEA nuk shkeli ligjin në vrasjen e Kacifasit në Bularat
Dosja e ekstremistit Konstandino Kacifas do të rishortohet tek Krimet e Rënda për të zëvendësuar dy prokurorët e larguar Besnik Mucin i cili shkoi në Kushtetuese dhe Njazi seferin të dorëhequr për arsye shëndetësore. Ndërsa ReportTv mëson se nga hetimet e deritanishme rezulton se reparti RENEA nuk ka asnjë shkelje të ligjit për përdorimin e armëve gjatë operacionit për neutralizimit të Kacifas.
29 Tetor 2019, 10:49 -
Gjermania: Plotësoni kushtet e Bundestagut, herën tjetër Franca nuk mund të bllokojë më negociatat
"Rruga për në Bashkimin Europian mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Të dy vendet duhet të vazhdojnë përpjekjet e tyre për reforma, plotësoni kushtet e Bundestagut, herën tjetër Franca nuk mund të bllokojë negociatat". Kështu shprehet nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU Johann Wadephul dhe raportuesi për dy vendet Christian Schmidt.
20 Tetor 2019, 16:48